Home » Lajme » Nagip Arifi: Për Luginën e Preshevës, Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992

Nagip Arifi: Për Luginën e Preshevës, Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992

Intervistë ekskluzive me ish kryetarin e parë shqiptarë në komunën e Bujanocit, tashmë kryetar i partisë më të re në Luginë të Preshevës PD (Partia Demokratike) Mr.Nagip Arifi

Në këto momente me trubullenca që po e kalon Kosova, pas situatës në Veri të saj, reflektimi dhe mos “ajri”, po vërehet edhe në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Se si është gjendja aktuale politike në këto komuna shqiptare, paka shumë po shihet, por realisht, se si është, mjafton të ndalesh dhe ti analizosh në tërësi ngjarjet. Flitet dhe po përflitet, ndryshim territoresh, edhe pse për shumë veprimtarë të këtyre tre komunave është ide e papërtypshme, ide që nuk pinë ujë, sepse me këto formula, shqiptarët po dalim humbës, sepse këto troje kanë qenë pjesë të Kosovës dhe ashtu frymon, atëherë kur kur një pjesë e trupit dhemb, ankimet vijnë në tërë trupin, pra, këto pjesë të atdheut, e kanë treguar vullnetin e tyre dhe realitetin qysh herët, por edhe në kohën më të re, në Referendumin e vitit 1992, pastaj me luftën e UÇPMB-së dhe sot e kësaj dite, janë me sy dhe zemër nga Kosova. Është folur shpesh dhe flitet tek të gjithë veprimtarët tanë që ka pasur dhe ka kombi ynë, se na duhet uniteti për ti përballuar situatave të rënda, e ky unitet diku shihet dhe diku humbet jo për shkak të padëshirës, por për çështje tjera që janë të pranishëm tek dikushi. Të bësh politikë dhe të kesh suksese, të kesh suksese dhe të mos jesh politikanë, janë dy anë larg njëra tjetrës, por se a ndodhin tek ne, nuk duhet shumë për tu menduar.  Për qytetarët e komunës së Bujanocit, të Preshevës dhe Medvegjës, por edhe më gjerë, është bërë e ditur, se bëhej gati një parti e re në Bujanoc dhe kjo u bë realitet para pak ditësh, ku një personalitet i nderuar, jo vetëm për këto komuna por edhe më gjerë, Nagip Arifi, me një grup veprimtarësh u larguan nga PVD dhe formuan partinë e re në Bujanoc me një emër të njohur për gjithë shqiptarët PD. Pse u largua nga PVD, ku ka vepruar ndër vite në këtë parti, me kend pat probleme,  se a do të  jenë edhe degët e saja në Preshevë dhe Medvegjë, pse e zgjodhën emrin PD, a janë konsulltuar me PD e Shqipërisë dhe të Kosovës?; dhe për shumë pyetje tjera, na flet për herë të parë për mediat shqiptare si kryetar i partisë së re, z.Nagip Arifi, pra, kryetar i PD-së, njëherit ish kryetari i parë shqiptarë i komunës së Bujanocit, e tash zv/kryetar i Komunës së Bujanocit, me të cilin patëm mundësi të takohemi para pak ditësh në Bujanoc. Të përcjellim intervistën në tërësi.

 

Përshëndetje z.Arifi, fillimisht ju falënderojmë shumë, që ndatë kohë të realizojmë këtë intervistë të parë me Ju, në cilësinë e kryetarit të PD-së, që u zyrtarizua dje. Në emrin tim dhe në emër të stafit tonë, ju urojmë suksese. 

Mr.Nagip Arifi: Faleminderit edhe juve.

Tani më jeni kryetar i një subjekti të ri politikë në Bujanoc, pra kryetar i PD-së. Sa do ta keni të vështirë të drejtoni punën në Komunën e Bujanocit, kur dihet se këtë komunë e drejton partia që keni qenë edhe Ju, pra elektorati ju ka votuar edhe juve?

Mr.Nagip Arifi: Nëse e keni fjalën për funksionin të cilin e ushtroj si zv/kryetar i Komunës, atëherë mund t’ju them se kompetencat dhe përgjegjësitë janë të përcaktuara me ligj dhe aty nuk ka se çka ndryshon. Ndërsa aspekti politik i ushtrimit të këtij funksioni bazohet në rezultatin dhe përkrahjen që kam pasur në zgjedhjet e kaluara, pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur më vonë. Si do që të komentohet funksioni që ushtrojë unë nuk ma ka falur askush dhe as që është mëshirë e dikujtë. Sido që të konceptohet funksioni që ushtroj nuk më ka pikur nga qielli dhe as që është mëshirë e dikujt. Është i bazuar në rezultate dhe punë konkrete, gjë e cila u dëshmua edhe në tentimin e pasuksesshëm të shkarkimit tim nga ky post, të inicuar nga persona të pa aftë, persona që interesin e kanë mbi të gjitha duke e përbuzur deri në pikën e fundit votën e popullit  disa sharlatanë dhe maskarenjë të PVD-ës të cilët shpresonin se këshilltarët shqiptar janë të padinjitetshëm sa që do t’i bashkonin votat e tyre me votat serbe.

 

Pse u larguat nga PVD?

 Mr.Nagip Arifi: Elementi kryesor i largimit tim nga PVD-ja, është pikërishtë se kjo parti  është bërë gjithnjë e më pak demokratike dhe aspak vepruese.  Shkeljet e procedurave statutore dhe demokratike e bëjnë një parti që të mos jetë më funksionale dhe të rrëshqet nga parimet bazë mbi të cilat një parti mund të jetë e suksesshme në shekullin XXI.

 

Konkretisht me planprogramin e partisë nuk u pajtuat apo me individë?

Mr.Nagip Arifi: Partit politike nuk janë për të ruajtur miqësi, apo për të ndërtuar miqësi e raporte të reja personale. Obligimi i partive politike është realizimi i programit dhe jo kush e realizon atë në emra të përveçëm. Njerëzit vijnë e shkojnë pas tyre mbesin vetëm rezultatet. Dhe kur e kam parë se rezultatet po mungojnë atëhere më nuk kam dashur të jam pjesë e një storie të tillë, pavarësishtë emrave të përveçëm në parti. Edhe pse ekziston përgjegjësia e njerëzve të caktuar për këtë, ajo tashmë nuk është çështje e imja por e personave që kanë mbetur aty (në PVD). Por ne, megjithatë, jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë katër këshilltarët e PD-ës në Kuvendin komunal, të cilët do të bëjnë shumicën prej 21 këshilltarësh shqiptar sa herë që vendoset për çështje që ka të bëjë me përmisimin e kushteve ekonomike e politike  për shqiptarët e Komunës së Bujanocit,

 

Kanë filluar moti plasaritjet nëmes jush dhe PVD-së?

Mr.Nagip Arifi: Ato nuk kanë qenë plasaritje, por përballje e konceptit demokratik dhe autokratikë.  Dhe e gjithë kjo ka filluar nga viti 2008, kur nuk zbatoheshin vendimet demokratike nga ana e atyreve që ishin më të thirrurit në zbatimin e tyre. Më pas, duke mos patur rrugëdalje tjetër, unë iu kam bashkuar vullnetit demokratik të një pjese të madhe të personaliteteve në mekanizmat drejtuese të PVD-ës me formimin e partisë së re dhe kjo përballje nuk ka  pasur mundësi të përfundonte ndryshe, pasi që PVD, filloi të ngjante në forum jo përfitues për qytetarët tanë.

 

Sa anëtarë të PVD-së kanë kaluar në PD?

Mr.Nagip Arifi: Kalimi i anëtarëve të PVD-ës në Partinë Demokratike ka qenë edhe kualitativ edhe sasior, ngase përveç individëve, ne kemi raste kur kryesi të tëra degësh e nëndegësh të PVD-ës kanë kaluar në PD, siç është rasti me nëndegën në Tërnoc, Lluçan, Breznicë, Muhoc, Osllar, Bilaç e tj, por në PD kanë gjetur veten edhe anëtar të partive të tjera politike si nga LPD dhe UDSH. Ky nuk ka qenë kurrfar trafikimi as presioni, madje ata që kanë dalur në PD kanë qenë të vetëdijshëm, se mund të pësojnë sikur që ka raste edhe kur kanë pësuar, ngase nuk iu janë vazhduar kontratat e punës edhe përkundër kualifikimit dhe profesionalizmit të dëshmuar.

 

Presni që edhe në Preshevë të ketë kalime nga PVD në PD?

Mr.Nagip Arifi: Synimi ynë është që PD të shtrihet në tri komunat shqiptare, për këtë qëllim ne me sukses kemi kaluar fazat nga një nismë themeluese e deri në regjistrimin zyrtar të partis. Dhe kjo nuk do të mund të merrej me mend pa një përkrahje të gjerë dhe domethënëse që kjo parti gëzon në mesin e qytetarëve të shumtë.

 

Si jeni pritur nga banorët e komunës së Bujanocit me formimin e partisë së re, kur dihet se jeni kryetari i parë shqiptarë i komunës së Bujanocit?

Mr.Nagip Arifi: Ajo që unë kam qenë kryetar i parë shqiptar i Komunsë së Bujanocit, nuk është elementi i vetëm që partia të jetë mirëpritur nga qytetarët e kësaj Komune. Më e rëndësishme se kjo është inkuadrimi i një numri të madhë i të rinjëve, të cilët janë injoruar deri më tani për të qenë pjesëmarrës në jetën publike, dhe ky është burimi i pashterrshëm i sukeseve të kësaj partie në të ardhmen.

 

Keni një përvojë të gjatë në politikë dhe natyrisht se keni edhe shumë miqë ndërkombëtarë, e si duket, bosulla juaj është në drejtim të Uashingtonit, ku edhe keni korespodenca të shpeshta me politikanë të mëdhenjë amerikanë dhe veprimtarë bashkëkombas tanë. Jeni konsulltuar me miqtë tuaj ndërkombëtarë për partinë e re?

Mr.Nagip Arifi: Sigurishtë se Washingtoni është qendra referuese e suksesit të politikës shqiptare në secilin entitet ku jetojnë shqiptarët (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës). Diplomatët e huaj mund të kenë preferencat e tyre se me kë do të bashkëpunojnë më me sukses, por jo edhe të merren me procedura të themelimit apo të shuarjes së një subjekti politik. Ata vlerësojnë rolin, punën, suksesin dhe mbështetjen që gëzojnë partite politike në kuadër të një elektorati për të vendosur raporte dhe programe bashkëpunimi. Por lidhje të tilla kemi edhe me qendrat e tjera të rëndësishme vendimarrëse, përmes ambasadave respektive të vendeve të BE –së të akredituara në Beograd.

 

Çka po ju shtyn që të jeni shumë i fuqishëm drejt projekteve tua?

Mr.Nagip Arifi: Në momentin kur me të madhe po trumbetohet se Lugina e Preshevës dhe zhvillimi i saj është harruar nga miqtë ndërkombëtar unë ende fuqimisht besoj, se me një angazhim dhe përkushtim të shtuar, kjo përkrahje do të jetë edhe më e madhe edhe më kualitative. PD është në konsolidimin e grupeve punuese përkatëse të cilat do të merren me angazhime konkrete në realizimin e programit zhvillimor në të gjitha ato vende ku ne do të gëzojmë përkrahjen e qytetarëve.  Kur optimizmit që kam i shtohet edhe gadishmëria e gjithë atyre energjive të reja në këtë parti, atëherë nuk do të mungojnë as rezultatet konkrete.

 

I keni rreth vetes të gjithë ata që e ke menduar apo pret që do të bashkangjiten edhe të tjerë?

Mr.Nagip Arifi: Ne që nga publikimi i nismës për themelimin e  PD-së, vazhdimishtë kemi prurje të reja dhe shumë optimiste. Partia Demokratike është e hapur për të gjithë qytetarët të cilët mendojnë, se me kontributin e tyre janë të gatshëm të përmirësojnë gjendjen e vështirë të qytetarëve të Luginës së Preshevës. Tani është momenti më i volitshëm për të gjithë ata njerëz të aftë t’i rreken punës për të dëshmuar aftësitë e veta dhe dashurinë që kanë ndaj bashkëkombasve të vet dhe vendit në të cilin jetojnë.

 

Sigurisht, se PD nuk është formuar për inate të dikujt, por për të sjellur vërtetë ndryshime?

Mr.Nagip Arifi: Themelimi i Partisë Demokratike nuk përkon me inatin e askujt. Fundja veprimtaria publike më parë se të zgjoj inatin e dikujt duhet të zgjoj interesimin për të ndryshuar kualitetin e veprimit dhe rezultatet e punës. Ne besojmë, se i gjithë ky interesim, shpresë dhe besim i qytetarëve tanë për Partinë Demokratike përkon me gatishmërinë tonë të shprehur në të gjitha paraqitjet tona publike në përmbushjen e zotimeve programore për një jetë më cilësore edhe përkundër rrethanave të vështira me të cilat po ballafaqohemi sot dhe do të ballafaqohemi në të ardhmen. Duke qenë të vetëdijshëm dhe përgjegjës për këto rrethana, ne jemi të mobilizuar për t’ia dal mbanë në përballimin e suksesshëm të këtij realiteti.

 

Nga kush morët urimet e para për formimin e PD-së?

Mr.Nagip Arifi: Nga shumica e subjekteve politike të Luginës (përveç PVD-ës), por edhe nga subjektet e tjera politike shqiptare në Kosovë – Partia Demokratike e Kosovës dhe në Shqipëri – Partia Demokratike .

 

Do bashkëpunoni me PVD-në?

Mr.Nagip Arifi: Do të bashkëpunojmë me të gjitha ata që së pari fitojnë besimin e qytetarëve dhe që shprehen të gatshëm dhe të përgjegjshëm për t’u përballur me sukses me sfidat që na presin në  përmbushjen e nevojave të qytetarëve tanë për jetë më të mirë. Bashkëpunimi për hirë të bashkëpunimit nuk shpie askund, ngase ka kaluar koha e përkrahjeve blanko, tani qytetarët tanë kërkojnë veprime dhe suksese konkrete, nga veprimtar dhe udhëheqës të suksesshëm.

 

Keni kontaktuar me kryetarin e PVD-së, njëherit deputetin e Parlamentit të Serbisë, para se ta bëni hapin e parë për formimin e partisë së re?

Mr.Nagip Arifi: Ne kemi pasur kontakte të vazhdueshme deri sa kemi qenë në PVD, por vendimi për të formuar Partinë Demokratike ka qenë vullnet demokratik dhe jo kërkimi i pëlqimit nga individ të caktuar.

 

A e kanë marrur seriozisht punën që e keni pasur, apo qëllimin tuaj njerëzit e afërt që ke bashkëpunuar me vite?

Mr.Nagip Arifi: Me njerëzit që kemi pasur konsideratë të ndërsjelltë për punën që ia kemi kushtuar në të mirë të qytetarëve tanë edhe sot jemi bashkë dhe jemi ekip i suksesit. Për këtë arsye në ditën e mbajtjes së Kuvendit themelues të Partisë Demokratike, salla e madhe e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, ka qenë e stërmbushur me qytetar, ngaqë e kanë kuptur, se tash kan ku të mbështeten dhe kushmund t`ia zgjidh problemet.

 

Je i dëshpruar se ke vepruar në ate parti?

Mr.Nagip Arifi: Njerëzit e pjekur moralishtë, intelektualishtë dhe politikishtë nuk lejojnë që dëshprimi të jetë mënyrë e shprehjes së një vlerësimi të një gjendjeje a situate.  Besoj, se zotëroj kapacitete për të vlerësuar drejtë dhe qartë momentin se deri kur ia vlenë të jeshë pjesë e një angazhimi dhe organizimi. Nga viti 2008 edhe përkundër insistimeve të  mia të drejta dhe premtimeve të dhëna nga të tjerët që vendimet demokratike të partis të zbatohen në afate të arsyeshme, kjo nuk ka ndodhur. Atëhere, në vend të dëshprimit apo zhgënjimit, kam zgjedhur veprimin në suaza dhe korniza të tjera demokratike siç është themelimi i Partisë Demeokratike.

 

Me cilat parti do të bashkëpunoni apo ndoshta është herët?

Mr.Nagip Arifi: Ma ato parti që konsiderojmë se kanë kapacitete, vendosshmëri dhe programe që përmirësojnë kualitetin e jetë së qytetarëve. Përndryshe e gjithë kjo varet prej rezultatit zgjedhor, kur edhe ky bashkëpunim mund të konkretizohet.

 

“Nuk merrem me baste”

Zgjedhjet po afrohen në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, do të jeni aty ku e keni menduar?

Mr.Nagip Arifi: Edhe pse jam shumë optimist në suksesin e Partisë Demokratike, megjithatë nuk merrem me baste, ngase tërë jetën time dhe rezultatet që kam pasur deri më tani kanë qenë pasojë e një pune të palodhshme me ekipe njerëzish profesionistë. Në bazë të autoritetit dhe përkrahjes që gëzon Partia Demokratike, nuk do të mungojnë edhe rezultatet konrete zgjedhore që do të jenë në favor të saj. (një fjal popullore thotë, “Dita e mirë shihet në mëngjesë” kështu që edhe PD suksesin e saj e ka treguar qysh në start.)

 

Si e sheh situatën politike në Bujanoc?

Mr.Nagip Arifi: Ne shpresojmë, që gjatë këtij viti qeveria e Kosovës të shtrij sovranitetin e saj në gjithë territorin. Çdo përparim në këtë drejtim lehtëson pozitën tonë politike këtu dhe realizimin e aspiratave tona duke u bazuar edhe në dokumentet e hartuara e të miratuara me konsensusin e të gjitha subjekteve politike të Luginës së Preshevës, duke filluar nga Referendumi i vitit 1992, marrëveshja e Konçulit, Deklarata politike, për një pozitë sa më të avansuar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

 

“Përkrahjen e parë, që kemi marrë me rastin e mbajtje së Kuvendit themelues të PD-së, ka qenë nga Partia Demokratike e Kosovës”

 

A është dashur që në bisedimet në mes Prishtinës dhe Beogradit të ishte edhe ndonjë përfaqësues nga Lugina e Preshevës?

Mr.Nagip Arifi: Ne nuk guxojmë të lejojmë që insistimet tona për të qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë të shkojnë deri aty sa të kuptohen si mosbesim ndaj liderëve shtetëror e institucional të Republikës së Kosovës. Jo rastësishtë përkrahjen e parë që kemi marrë me rastin e mbajtje së Kuvendit themelues të PD ka qenë nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila është partia që gëzon mbështetje më të madhe të qytetarëve të Kosovës. Pavarësishtë kufizimeve që ka në ofrimin e ndihmës më të drejtëpërdrejtë për Luginëne  Preshevës, megjithatë ne kemi besim se Institucionet e Kosovës dhe drejtuesit e tyre, do të bëjnë gjithë atë që është e mundur që ne të kemi një perspektivë politike e zhvillimore më të qartë.

 

Në këto treva herë pas here ndjehet vullkani politikë, por ende nuk është zgjidhur ajo nyje e lidhur e këtyre trevave, edhe pse ranë dëshmorë 28 dëshmorë. Cila do të ishte zgjidhja më e mirë?

Mr.Nagip Arifi: Nuk ka zgjidhje më të mirë se sa vullneti i përcaktuar i qytetarëve në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, por ne duhet të dijmë të sillemi dhe të veprojmë me faktorë më të fuqishëm se ne dhe që sot janë vendimtar në realizimin e një qëllimi politik. Besoj se jemi në rrugë të mbarë, që ata faktorë të jenë baza dhe mbështetja jonë e sigurtë, ngase ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se sa që garantojnë dokumentet ndërkombëtare sa i përket të drejtave individuale dhe kolektive të pakicave nacionale. Besojmë, që bashkësia ndërkombëtare, të jetë e vetëdijshme e ndërgjegjshme dhe e përgjegjshme, se ate që ia ofron serbëve në Kosovë, na takon edhe neve shqiptarëve në Luginën e Preshevës, dhe angazhimet tona politike, do të jenë të fokusuara në këtë drejtim.

 

Kontaktoni me liderët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni?

Mr.Nagip Arifi: Kam trashëguar kontakte dhe raporte të frytshme, vëllazërore dhe të sinqerta me liderët shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe mendoj, që ato do të jenë edhe më të fuqishme në të ardhmen.

 

Keni folur me kryetarin e PD-së Prof.Dr.Sali Berishën, para se ta formoni partinë?

Mr.Nagip Arifi: Ne kemi kontakte me përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ato kanë një histori të gjatë, mirëpo thashë edhe më parë, se formimi i një partie është vullnet i qytetarëve që jetojnë në një vend dhe realitet konkret e specifik.

 

Çka ka të përbashkët PD e Luginës së Preshevës me ate të Shqipërisë ?

 Mr.Nagip Arifi: Suksesin që ka Partia Demokratike e Shqipërisë  në Shqipëri dhe autoritetin që gëzon në mesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe përkrahja dhe suksesin që jemi të sigurtë, se do ta ketë Partia Demokratike e Luginës së Preshevës. Gjithçka që në Shqipëri ka ndryshuar për të mirën e qytetarëve të atjeshëm është meritë e Partisë Demokratike, ashtu siç synojmë edhe ne të jemi sinonim i një suksesi të tillë në Luginë të Preshevës.

 

Pse e zgjodhët emrin PD?

Mr.Nagip Arifi: Kuptimi i vërtetë i demokracisë nënkupton  punën, rendin dhe suksesin.

 

Presni edhe mbështetje nga diaspora shqiptare?

Mr.Nagip Arifi: Natyrisht, ata janë pjesë e pandashme e angazhimeve dhe sukseseve tona të përbashkëta. Ne jemi një në shpresën, besimin dhe qëllimin që kemi përpara. Për diasporën tonë kemi rezervuar tre vende në Këshillin qendror të partis dhe një anëtar të kryesisë. Ne së fundmi kemi pasur takime me shoqata të ndryshme të mërgimtarëve tanë dhe ata kanë shprehur gatishmërinë që të bëhen pjesë e përbashkët e angazhimeve të ndërsjellta në një të ardhme të afërt.

 

“Mediat nuk kanë të drejtë dhe e kanë të ndaluar të bëjnë fushata pro një partie e kundër një partie tjetër”.

 

Mediat si ju kanë pritur, e kam fjalën ato lokale?

Mr.Nagip Arifi: Varësishtë se nga kush influencohen, por mendoj se në përgjithësi kanë qenë korrekte,  së paku si lajm jemi të pranishëm në të gjitha mediat, përveç se në revistën Nacional – organ i Këshillit Nacional të pakicës nacionale shqiptare. Mediat nuk kanë të drejtë dhe e kanë të ndaluar të bëjnë fushata pro një partie e kundër një partie tjetër. Çështje tjetër është hapësira që iu jipet përcjelljes së aktiviteteve të partive politike nga hapësira politike që ndahet për ato në fushata zgjedhore, varësishtë nga ajo se a janë private apo publike.

 

Cilat do të jenë hapat e parë që do ti merrni tash e tutje?

Mr.Nagip Arifi: Ne intensivisht do të punojmë në shtrirjen e degëve dhe nëndegëve të Partisë Demokratike dhe konsolidimin e tyre me njerëz punëtor dhe që do të gjallërojnë aktivitetin politik.  Pra kemi të bëjmë me konsolidimin e këshillave inicues në ato vendbanime ku ato tashmë ekzistojnë në degë e nëndegë të partis,  dhe në formimin e degëve e nëndegëve të reja anekëndë Luginës së Preshevës.

 

Sigurisht, se nuk e keni bërë partinë, sa për të qenë në karrike i pari, apo pse pushteti është i ëmbël?

Mr.Nagip Arifi: Por nuk e kemi bërë partinë as për të qenë të fundit. Synimi ynë është suksesi në zgjedhje dhe pas tyre realizimi edhe më me vendosmëri i programit të partis përmes të cilit besojmë, se e ardhmja e qytetarëve të Luginës së Preshevës, do të jetë më kuptimplote, ndërsa ëndrrat për një jetë më të mirë këtu do të bëhen realitet i pshmnagshëm, për të ndalur sa më parë dhe sa më intensivisht, sidomos, ikjen e të rinjëve tanë në perëndim.

 

Çka do të humbasin këto vendbanime shqiptare nga partitë e shumta shqiptare dhe çka do të fitojnë?

Mr.Nagip Arifi: Për momentin, po flas për komunën e  Bujanocit është një koalicion partishë dhe PD në opozitë konstruktive, ngase me katër këshilltarët tanë në Kuvendin komunal, siç e thashë edhe më parë, ne do të sigurojmë 21-shin shqiptarë për të gjitha çështjet me rëndësi për shqiptarët e Komunës së Bujanocit. LPD, UDSH dhe PVD në bazë të marrëveshjes së koalicionit tashmë mund të konsiderohen si një parti e vetme, andaj zgjedhjet e radhës janë edhe matësi kryesor se së paku Komuna e Bujanocit do të ketë numër të redukuar partish, meqë pritet fuzionim i tyre, gjë që edhe formalisht, do të reduktonte numrin e tyre. Kështu pritet të ngjajë edhe në Komunëne  Preshevës. Tashmë kjo nuk është vetëm një dëshirë por edhe një angazhim dhe realitet që pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.

 

Medvegja si do të jetë në programin tuaj?

Mr.Nagip Arifi: Presim të shtojmë bashkëpunimi me shoqatat e medvegjasve që jetojnë në Kosovë e diasporë dhe të shtojmë ndikimin në institucionet e Kosovës që të filloj një kthim i qëndrueshëm atje, pavarësishtë se ne do të kemi apo jo përfaqësi tonën partiake atje

 

Do të ketë degë PD edhe në Medvegjë?

Mr.Nagip Arifi: Ky është vullneti i shqiptarëve të Medvegjës, por interesimi ynë nuk do të mungoj në këtë drejtim.

 

Z.Arifi, sigurisht se në komunën e Bujanocit, ka për shumë gjëra që të punohet, por Ju konkretisht, për çka nuk jeni i kënaqur, kur dihet se i keni premtuar elektoratit dhe nuk është bërë?

Mr.Nagip Arifi: Ngathtësia në realizimin e premtimeve programore që ka mbizotëruar në PVD nga viti 2008 ka rritur pakënaqësinë në mesin e shumë veprimtarëve të saj gjë e cila kulmoi me themelimin e Partisë Demokratike.

 

Çka të mërzitë më së shumti?

Mr.Nagip Arifi: Zotimi që kam ndaj qytetarëve nuk më lënë kohë të mërzitem. E duke u marrë me obligimet që kam nuk kam kohë të merrem me fjalë të kota, gjë e cila i mërzitë disa nga bartësit e funksioneve publike te ne.

 

Ka kohë për pushime z.Arifi?

Mr.Nagip Arifi: Pushimi im është puna dhe suksesi që e pason atë.

 

Dhe një pyetje e fundit për këtë bashkëbisedim, a ke dëgjuar sa ke qenë në PVD dhe që keni pasur kontakte me partitë tjera, a e ka ndërmen ndonjëri lider të pensionohet dhe t’ia japin mundësinë të rinjëve?

Mr.Nagip Arifi: Mosha e marrjes me një aktivitet publikë janë zotësia dhe suksesi, fryma në të cilën punon e vepron, idetë që përfaqëson, ka të tillë të cilëve iu mungon suksesi, zotësia dhe janë jashtë frymës së kohës, ndërsa idetë dhe konceptet politike të të cilëve tashmë janë të vdekura dhe i takojnë së kaluarës, por me ngulm ende synojnë të jenë të pranishëm edhe pse duhet vërtetë të pensionoheshin.

 

E Ju kur do të pensionoheni?

Mr.Nagip Arifi: Freskia me të cilën i rrekem një punës, energjitë që ia përkushtoj, sukseset që kam pasur , përkrahjes që gëzoj nuk më lënë të mendoj për një akt i cili më parë, se varet nga mosha, në politikë varet nga përkrahja që gëzon te qytetarët.

 

Ju flm edhe njëherë për këtë bashkëbisedim.

Mr.Nagip Arifi: Ishte kënaqësi. Përshëndetje edhe njëherë Juve, lexuesve tuaj, bashkëkombasit e Bujanocit me rrethinë, Preshevës, Medvegjës dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Intervistoi: Mr.sc.Dashnim HEBIBI

For middle school math teachers, I believe https://justbuyessay.com/ the math forum drexel is a tremendous resource

7 Responses

  1. Ademi thotë:

    Rrnoft Nagip Arifi, dhe PARTIA DEMOKRATIKE.

  2. Sevdushi thotë:

    Kjo pershendetja e Ademit dycish sikur pershendetjet ne stilin dhe ne kohen e Komunizmit! Per cka po bohet fjal ketu, A Ademi komunist a Partia te cilen pe pershendet keshtu?

  3. Gospodin N.Arifovic eshte larguar nga PVD-ja per nje arsye te vetmen me e ringjall edhe nje here korrupsionin ne komune dhe percarjen e trnocaseve,( obligim e ka, i ka premtuar kumes, brate dao sam ti shiptarsku besu).Dikush kishte pas shkue ne selanik mbase dashit mos po i bin dikund b…e njejta ka mi ndodh edhe keti udbashit…

  4. Suadi thotë:

    Ky zotnia me nofken e shpifur “Ramadan Rushiti” sepse nuk ka B… me u prezentue me emrin e vet origjinal paska fitu Fobi ndaj emrit te madh Nagip Arifit, ne shum portale po perdor fjalorin ofendues te njejt, pi gjunahit, sa te ofrohet koha e zgjedhjeve dhe komunikimi i rrezultateve ku si fitues do te dale Partia Demokratike ky i gjor paska me perjetu infrakt, . Sa i mjer qenke mor Ramadan Rushiti, sa siklet te madh i paske dhen vetit, inshalla sherohesh… Suadi nga Ternoci i madh.

  5. Albani thotë:

    Popullate e nderuar,
    Sa per t’ju njoftuar: Nagip Arifi vetem para 2 muajve i bashkoi votat me radikalet serb per ta ruajtur ne pozite ish drejtorin e shtepise se shendetit Bajram Hasanin, kurse sot na del me parti te reja dhe me intervista patriotike (te cilat- duke e njohur fjalorin e tij- jam i bindur se ia ka shkruar ndonje mercenar i lapsit, i tipit te Sevdail Hysenit)gjoja se tani ai do te na zgjidh te gjitha problemet ne Lugine!E pati mundesine 6 vjet per ti zgjidhur problemet si kryetar komune dhe tri te tjera si nen-kryetar i komunes. Pse nuk na i zgjidhi?

  6. Sherifaliu thotë:

    Thojke Baba mbas Kalit te mir cohet shum pluhur, edhe pernime e kish pas shum mir Baba, po shum jan duke te u friguar or Nagip Arifi, shum kec a? Vetem se gabim ju kan qas mbrojtjes nga ti dhe PD-ja, mendojkan burrat e dheut se me shpifje mund te ndalet hovi i Arifit, total gabim a…

  7. aga i lugines thotë:

    oju poplli im inderuar ni fjal popullore thojn magariN ekish Honger uki emagari kish thon ishalla jam onderr edhe ket nagip arifin eka honger uki po ju nuk edini sika fitu ki ntparen her po koha nuk osht mej dal ati tradhtari ballum ball disa persona eju me epa se sika fitu aj nat ko po dot vjene koha e ta dini ju po aj osht ifort me ket shtet e i burgos prap ki nagip arifi ATA PERSONA E ATA EKAN BO AT KRIETAR E AJ SOD MBURRET ME AT FJAL KRIETARI PAR PO AJ OSHT DUKE U MUNDU PRAP MEUBO PO JO SE POPLLI EKA KUPTU SE SHAKISH BO KUNDRA POPLLIT ANI PO MBURRET MI NDERTIMET KUR KAQEN KRIETAR PO AJ MASHUM KISH VJELL SE SA KA NDERTU PO AJ VETEM KA NENSHKRU TJETER KUSH IKA NDERTU AJ EKAMAR COPEN EVET EGAJLA POPLLIT PSE KAN MET PUNT PA UKRI EKI KRIETARI TASHEM VETEM BORXHET ETI POJ LAN PO KI NAGIP BOSI I SERBIS KURR KRIETAR EAS NEN KRIETAR PO TMJERT ATA TE CILT EPERKRAHIN

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch