Home » Lajme, Vendore » Nagip Arifi: TELEGRAM URIMI

Nagip Arifi: TELEGRAM URIMI

Komuna e Bujanocit

 

 

TELEGRAM URIMI

 

 

Kryetari i komunës së Bujanocit Mr.Nagip Arifi uronë tërë popullin shqiptarë të Republikës së Shqipërisë, e veçanarisht institucionet shtetërore për zgjedhjet e Presidentit të shtetit, Bujar Nishani.

I nderuar Shkëlqesi, President Nishani, lajmi për zgjedhjen tuaj është pritur me kënaqësi jo vetëm në Shqipëri por edhe në Luginë të Preshevës e veçanarisht në komunën e Buajnocit të banuar me shumicë shqiptare.

Në emër të Komunës së Bujanocit dhe në emrin tim ju shpreh urimet më të sinqerta, duke ju dëshiruar sukses në punën tuaj, në krye të shtetit shqiptar.
Shteti shqiptar gjithnjë ka qenë një shtyllë e rëndësishme dhe vendimtare për popullatën shqiptare në Luginë të Preshevës, dhe çdo stabilitet, përparim dhe e arritur demokratike është fitore për qytetarët e Shqipërisë dhe për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

Bujanoc: 12 qershorë

 

 

Kryetari i komunës së Bujanocit:

Mr. Nagip Arifi

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch