Home » Lajme » Naim Tërnava jep mesazh për Fitër Bajramin, më shumë solidaritet

Naim Tërnava jep mesazh për Fitër Bajramin, më shumë solidaritet

Myftiu Naim Tërnava ka dhënë mesazhin me rastin e Festës së Fitër Bajramit. Tha se pas një muaj agjërim nesër festohet Fitër Bajrami, të cilën e quajti “arenë ku shkrihen vlerat”.

“Sonte me iftarin e fundit po përcjellim muajin e ramazanit muaj që ka rëndësi të madhe për besimtarin sepse u kultivuan virtytet më të larta. Muaj ku ngritëm më shumë dashurinë ndaj Zotit për ta fituar kënaqësinë e tij. Nesër është dita e parë e Fitër bajramit që vjen pas një muaji dedikim e sakrificë për Zotin.

“Festa e Fitër Bajramit është arenë ku shkrihen vlerat. Fitër Bajrami troket në zemrat e besimtarit, në vatrat tona familjare, menjëherë pas muajit të ramazanit. Nesër kemi rastin më ë gëzuar për të festuar ditën kur besimtarët gëzohen ngase kanë kryer një nga obligimet madhorë të pesë shtyllave të fesë islame”.

Ai ka bërë thirrje për më shumë solidaritet, mirëkuptim dhe dashuri mes njerëzve.

“Në prag të festës së Fitër Bajramit ftoj edhe për një unitet më të madh mes nesh, për unitet më të madh politik për të mirën e vendit tonë, për mirëkuptim më të madh. Sot jemi dëshmitarë se kemi mbetur popull i izoluar, në papunësi, e kemi për obligim që ta ndryshojmë këtë gjendje, të krijojmë një shtet të integruar, ta forcojmë paqen e solidaritetin mes njerëzve larg dhunës”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch