Home » Lajme, Opinione » Naser Aliu dhe mbrojtja e identitetit kombëtar

Naser Aliu dhe mbrojtja e identitetit kombëtar

E lexoj me ëndje Naser Aliun, çdo fjalë e tij është një pikë mbi  i . Shkrimet e tia nuk të lëne as më të voglin dyshim në atë që e thotë.  Naseri e thotë troç, nuk  flet me «  rrot`lla «  është i drejt për drejt .Analizat e tija janë ato që të bëjnë të bindesh se kush çka është . Nga laramania e temave që miku im i trajton me seriozitetin më të madh është edhe mbrojtja e identitetit kombëtar , i cili edhe sot po shkelet pa pikë mëshire.
Në analizën e tij : »
Lufta psikologjike kundër identitetit shqiptar » janë personazhet e gjalla , janë shembujt tipik të luftës në mes errësirës dhe dritës . Në njërën anë e kemi Rexhep Qosjen i cili pa asnjë mëshirë ndaj të vërtetës sonë kombëtare na hudhë në skajet më të prapambetura të 500 viteve të robërisë , dhe i cili me predikimet e tija e ndjellë një ftohje të botës perëndimore ndaj nesh . Në anën tjetër e kemi Kadarenë të cilin atdheu i tij nuk e do sepse është Kadare.

« Ajo që nuk kuptohet, është krenaria shqiptare me zhvillimin ekonomik turk dhe vendin e saj të 15. Nuk mund të shpjegohet çfarë mesazhi dërgon popullit ithtari juaj, komunist i djeshëm, Rexhep Qosja, kur duke u bazuar në librin që ka lexuar, beson se Turqia do të bëhet ndër dhjetë vendet e para me zhvillim ekonomik. A është ai mendim sugjestionim i popullit se me Turqinë e pasur, nuk duhet më të punojmë? Për çfarë arsye ofrohet ai si argument mburrjeje? Natyrisht se turqit mund të mburren me ekonominë e vet, me punën e vet, por çfarë e bën Rexhep Qosjen të mburret me suksesin e huaj? Pse Rexhep Qosja nuk mburret me ekonomitë perëndimore, por me Turqinë? Pse kjo mburrje selektive dhe jo parimore? Çfarë kënaqësie na ofron neve zhvillimi ekonomik i Turqisë? Turqia nuk do të bëhet forcë rajonale siç beson Rexhep Qosja, por sot Turqia është forcë rajonale dhe derisa të jetë në NATO, do të jetë e sigurt edhe ajo. Në rast të daljes, në rast të krijimit të aleancave fetare çfarë i shtynë para Erdogani, atëherë copëtimi saj, me ndihmën ruse dhe krijimi i shtetit kurd, do të jetë e pashmangshme. (Tani për tani kanë nisur amerikanët ndërtimin e shtetit kurd në Irakun e veriut.)“ -shkruan Naser Aliu

 Qoses „„Shqiptari mburret me historinë dhe traditën e vet. Religjionet i konsideron rezultate historike dhe jo zgjedhje. Ju nuk keni edhe aq shumë faj, sepse njihni vetëm politikanë shqiptarë dhe disa imam që ju pëlqejnë. Politikanët shqiptarë janë zvarranikët dhe shkuma e këtij kombi, që manipulojnë edhe juve, edhe popullin. Nëse dikush i qorton ata nesër, ose nëse dikush paguan më shumë, do thonë se nuk ju kanë njohur kurrë. Disa imam sot urrejnë kombin e vet. “

 Qosja nuk e flet asnjë fjalë   , këtë duhet e thotë Naser Aliu  „Humanisti i juaj dhe sulltani i ndritur Mehmet Fatihu, që ju konsideroni hero, bëri më shumë se njëmijë kilometra për të vrarë terroristin Skënderbe dhe për të lidhur i papenguar miqësinë me arnautët e mbetur. Sulltani humanist, që plot dashuri dhe respekt kishte armatosur ushtrinë e tij, humbi dy herë nga terroristi Skënderbe, në vitin 1466 dhe në vitin 1467. Vetëm 12 vite pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, arriti të pushtojë miqësisht, të dhunojë vëllazërisht, të masakrojë plot dashuri Krujën dhe Shkodrën. Me atë vëllazëri të madhe, u shpall gjuha shqipe haram. “   

 Shqiptarëve të mashtruar  :« Ju dëshironi të mburreni me shqiptarët që kanë vepruar për Perandorinë, edhe Serbia mburret me Rrahman Morinën, por ne nuk mund të mburremi me vezirët shqiptarë, që sundonin duke qenë e ndaluar gjuha e tyre amtare me kanun. Merreni edhe Qosjen edhe Nexhat Dacin, Tërnavën, Krasniqin, Albinin, Thaçin, Isa Mustafën, , Limajn sepse këta ose heshtin për luftën psikologjike që keni ndezur, ose e përkrahin kokëvarur. Merreni Qosjen sepse deri dje ishte autoriteti moral, por që nuk ka pasur guxim me asnjë fjali të kundërshtojë baballëkun e Erdoganit. « 

«  Si komb i vogël patëm dy njerëz të shquar: njëri me pranim nacional Rexhep Qosja dhe tjetri me vlerë universale, Kadare. I dyti ngre alarm dhe kërkon të ruhet dinjiteti dhe identiteti shqiptar, i pari banalizon rrezikun dhe për inat të Kadaresë, minimizon çdo pasojë që mund të çrregullojë raportet shqiptare me Perëndimin. «  -shkruan Naser Aliu

Ne jemi popull europian dhe nuk zhdukim personalitet historike për shkak të besimit. Ne përkujtojmë me respekt personalitete ortodokse, myslimane dhe katolike, që kanë dhënë kontribut për vendin. Europa nuk ndan personalitet në baza fetare. Nuk e bëjmë as ne me mbretërit ilirë që ishin politeist, nuk e bën as Italia me perandorët romak, as Gjermania dhe asnjë komb në Europë. Europa ka përjetuar iluminizmin dhe për ekstremizma të tilla fetare, kanë humbur jetën miliona veta.
Europa e sotshme ashtu si është , është rezultat i ndarjes së religjionit nga shteti .

Fahri Xharra,08.06.17
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch