Home » Lajme, Vendore » Naser Aziri – UDSH e pakënaqur me KNSH-në për realizimin e obligimeve në mandatin katër vjeçarë

Naser Aziri – UDSH e pakënaqur me KNSH-në për realizimin e obligimeve në mandatin katër vjeçarë

Unioni Demokratik i Luginës nuk mund të demantojë votën e sajë që të mos  jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen në periudhën në vijim. Mirëpo lidhur me këtë vendim në fund vendos kryesia e partisë, deklaroi kështu në programin e paradites në RTV Presheva, kryetari i degës së UDSH –së për Preshevë Naser Aziri. Ndërsa për funksionimin e Këshillit Nacional UDSH mbetet skeptik dhe e pakënaqur sa i përket realizimit të obligimeve dhe pikësynimeve që ka marr për mandatin katër vjeçarë. Zoti Aziri në intervistën për Televizionin Presheva ka konfirmuar se edhe zgjedhjet brenda partiake në UDSH  planifikohen të mbahen në muajt prill maj të këtij viti./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch