Home » Lajme, Vendore » Nata e dytë e festivalit vazhdoi me Teatrin nga Prishtina Dodona me komedinë Ku…. çka?

Nata e dytë e festivalit vazhdoi me Teatrin nga Prishtina Dodona me komedinë Ku…. çka?

Mbrëmë para publikut preshevar është prezantuar Teatri i qytetit të Prishtinës Dodona me shfaqjen Ku…Çka.. Në këtë komedi luajtën aktorët e mirënjohur nga Kosova, të cilët patën mbështetje të madhe nga publiku.

Teatri i qytetit të Prishtinës Dodona  u prezantua mbrëmë në Festivalin e Komedisë. Ku ….Çka  komedi  kjo, origjinale sa dhuron buzëqeshje, aq të dhemb. Një përjetim I veçantë. Dramë dhe spektakël.

Nora, Liza dhe Sofia, janë gjithnjë në pritje të një roli të madh, që do t’u sjellë famë. Mes dëshirës së zjarrtë për profesionin që kanë zgjedhur dhe realitetit të trishtë që I pushton, mbërrin ai, Postieri.
Një kurorë të veçantë , e dërgon atë tek   aktoret. Për vite me rradhë, edhe ai ka dashur të bëhej aktor. Fati I bashkon katër personazhet, përvojat e tyre, historitë personale, entuziazmin dhe zhgënjimin, pasionin dhe dëshpërimin. Publiku e ka pritur mjaft mirë shfaqen tonë, për neve është privilegj të jemi para një publiku kaq të mirë, tha kështu për Radio Televizionin Presheva regjisorja e kësaj shfaqje Elmaze Nura.

Por sa është i rëndësishëm çmimi për këtë shfaqje…

Për aktorin Mentor Zymberaj nostalgjia ishte edhe më e madhe pasi pas 18 viteve vjen në këtë skenë,dhe luan rolin kryesor në këtë komedi.Aktorja e cila luajti  rolin e Norës, ndahet e kënaqur  me mikpritjen e  publikut Preshevar.Publiku i cili ka përcjellë shfaqjen e Dodonës,mbetet i kënaqur me interpretimin e roleve të aktorëve.Kritiku i cili udhëheq   tryezën e debatit  në këtë festival Nebi Islami,  vlerësoi dukshëm komedinë e mbrëmshme pasi brenda kësaj ka pasur elemente të ndryshme që janë paraqitur  nga aktorët.Ndërsa sonte në ora 19 e 30 para publikut preshevar do të prezantohet Teatri i Tetovës me  shfaqjen Çifti i çuditshëm.

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch