Home » Lajme » Nata e dytë e Spektaklit televiziv Zgjedhim Talentin e Luginës u mbajt të shtunën na studion qendrore të Radiotelevizionit Presheva

Nata e dytë e Spektaklit televiziv Zgjedhim Talentin e Luginës u mbajt të shtunën na studion qendrore të Radiotelevizionit Presheva

Gjatë kësaj mbrëmje kanë prezantuar 14 kandidat, që shprehën talentin e tyre në muzikë, poezi, vallëzim dhe akrobacion. Juria e këtij spektakli televiziv ka bërë edhe përzgjedhjen e tetë kandidatëve të cilët janë kualifikuar për natën finale si Uran Abazi, Erëza Halimi, Biolinda Ibrahimi, Fitore Ahmeti, Laureta Halimi, Grupi vallëzues klasa e gjashtë, Nita Arifi dhe grupi vallëzues klasa e shtatë. Dy të shtunat e para ishin mbrëmje eliminimi për kandidatët garues. Sponsor gjeneral i këtij spektakli është restoranti Evropa 3 në Preshevë, ndërsa sponsor të tjerë janë edhe ndërmarrja tregtare private IOM, Arso Kom dhe kryesia e Klubit futbollistik Hajduku. Mbrëmja finale e spektaklit Zgjedhin Talentin e Luginës organizohet të shtunën në ora 20, ku do të transmetohet drejtpërdrejtë në Radiotelevizionin Presheva.RTV Presheva

Parents using social media as a discipline tool for the last few years, it feels like we have viewed social media as a dangerous enemy when it comes http://www.spyappsinsider.com to our children

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch