Home » Lajme » Nata e parë e Spektaklit televiziv Zgjedhim Talentin e Luginës u mbajt të shtunën e cila edhe u transmetua drejtpërdrejtë nga studio qendrore e Radiotelevizionit Presheva

Nata e parë e Spektaklit televiziv Zgjedhim Talentin e Luginës u mbajt të shtunën e cila edhe u transmetua drejtpërdrejtë nga studio qendrore e Radiotelevizionit Presheva

Ky format argëtues për herë të parë u organizua në komunë të Preshevës duke iu faleminderuar drejtuesve të Radiotelevizionit Presheva, stafit të punës dhe të gjithë atyre që na ndihmuan dhe përkrahën. Në mbrëmjen e parë prezantuan 13 kandidat, duke filluar nga ata të moshës gjashtë vjeç deri në shkollë të mesme që shprehën talentin e tyre në muzikë, poezi, imitim dhe vallëzim. Juria e këtij spektakli televiziv ka bërë edhe përzgjedhjen e shtatë kandidatëve të cilët janë kualifikuar për natën finale si Daut Musliu, Faton Saiti, Sara Rexhepi, Fitore Neziri, Alban Hasani, Ardita Kamberi dhe Lirim Haliti. Dy të shtunat e para do jenë mbrëmje eliminimi për kandidatët garues ku do të vendoset se cili do të merr pjesë në mbrëmjen finale. Edhe gjatë dy të shtunave të ardhshme do tu shoqërojmë me të njëjtin termin duke filluar nga ora 20 me formatin televiziv argëtues. Sponsor gjeneral i këtij spektakli është restoranti Evropa 3 në Preshevë, ndërsa sponsor të tjerë janë edhe ndërmarrja tregtare private Arso Kom dhe kryesia e Klubit futbollistik Hajduku.

RTV Presheva

Video- inçizimin mund ta shikoni ne rubrikën ” TVP Dokumentarë”

In order to change this in the app’s bottom click here for more nav bar, click settings

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch