Home » Lajme, Ndërkombëtare » NATO hap samitin me temën për Ukrainën lindore

NATO hap samitin me temën për Ukrainën lindore

Nato stemaNë hapje të samitit dyditor të NATO-s në Uells të Britanisë, sekretari gjeneral i NATO-s Anders Fog Rasmusen ka kritikuar dhe akuzuar ashpër Rusinë se po e sulmon Ukrainën.

Ai ka thënë se Rusia po vazhdon të destabilizojë situatën në Ukrainën lindore, pavarësisht që presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se po përgatit një plan për armëpushim.

 

Pak para nisjes së samitit, Rusia është kritikuar edhe nga kryeministri i Britanisë, David Cameron, i cili e ka cilësuar të papranueshme ndërhyrjen ruse në Ukrainë.

 

Ndërsa ka paralajmëruar atë, se Perëndimi do t’i forcojë sanksionet ndaj Rusisë nëse vazhdon me këtë sjellje.

 

Samiti i NATO-s që mbahet sot dhe do të vazhdojë edhe nesër, temë kryesore do ta ketë Rusinë dhe krizën në Ukrainë. Ndër tema të tjera do të jenë edhe militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch