Home » Lajme » Nazmi Hajredini: Kërkojmë bashkangjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovë

Nazmi Hajredini: Kërkojmë bashkangjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovë

Më 28 Nëntor, për Ditën e Flamurit, në qytetin e Preshevës do të organizohet një marsh masiv protestues. Iniciator i kësaj proteste është OVL e UÇPMB-së e përkrahur nga të gjitha subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar, Këshillat e Bashkësisë islame në Preshevë dhe Bujanoc si dhe organizatat joqeveritare.

Kjo protestë e shqiptarëve ka ngjallur interesim të madh edhe të mediave serbe, e njëra ndër to ka cituar deklaratën e kryetarit të OVL – UÇPMB – së, Nazmi Hajredini.

“Diskriminimi po rritet nga viti në vit. Kërkesa jonë themelore është bashkangjitja e Luginës së Preshevës me Kosovë. Kjo nuk është një kërkesë nga politikanët por vullneti i popullit”, citon B92, organizatorin e protestës z.Nazmi Hajredini.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch