Home » Opinione » Ndëgjo o populli im!

Ndëgjo o populli im!

Fahri XharraMe mundësitë e mia e kam ndarë dhimbjen me popullin tim. Unë, duke lexuar për ne u brumosa dhe u dashurova në kombin tim sepse në momente të vështira ku shihej karakteri ynë , karakteri i vërtetë i një kombi  ne dualëm faqebardhë. Por fatkeqsisht i pava edhe të metat të cilat u paraqitën pas luftës së fundit ; disa të meta që nëse nuk i largojmë do të jenë fatale për ne si komb . Unë nuk do të isha i sinçert sikur përkundër lavdeve që i kam të mos i cekja edhe anët tona të mbrapshta.

 

E kishim një të kaluar të shkëlqyeshme , pas së cilës erdhën shekujt e mjerimit ,okupimi 500 vjeçar turk i cili na e humbi … krejt çka i erdhi për dore. Por, përkundër këtij 500 vjetshi t`errët , paraardhësit tanë ,të ngërthyer nga lemeria e okupimit kanë qëndruar te forte ndaj fesë kombëtare , kanë qëndruar besnikë ndaj paratëparëve tonë.  E kemi popullin heroik , dhe mund të them me plot të drejt që ushtarët tonë të luftës së fundit nuk ishim tjetër por vet kombi ynë. E kemi popullin atdhedashës. Nuk njoh popull tjetër që është aq legjendar si populli im.

Ne nuk e pranuam zotin ashtu si na e diktonte Bibla apo Kur`ani, por e krijum zotin tonë shqiptar ,si ishte Skënderbeu !

Por të vashdojmë me lavdërime, jemi shumë mikpritës e kemi besën që nuk e ka askush ; jemi popull demokratik , me  të vërtetë demokratik e jo në stilin e politikajve. Ne e çmojmë njeriu si njeri e jo se çka mbathë e vesh ,dhe çfarë titulli ka fituar. Ne e kemi popullin me plotë ndjenja bamirësije , dhe çfaqemi sit ë tillë mu atëherë kur duhet. Jemi krenar ! Jemi popull inteligjent , i ktjellët dhe shumë i mençur. Nuk kemi krahasim .

Ndoshta nuk do të më hidhëroheni nëse do t`i shënoj të metat tona.

Nuk jemi punëtor të mëdhenj ashtu si themi sepse për punën e sotit zakonisht e presim të nesërmen. Pasojat dihet: asgjë nuk e kemi  mbaruar. Oh! sa shumë kohë i kemi humbur  kombit tonë me përtacinë tonë. Por kjo e ka arsyen e vet : sepse në 500-600 vjetshin e fundit ne kemi punuar kot  së koti dhe është pasuruar robëruesi. Edhe një gjë , populli im , ne e kemi humbur falemnderimin : kërceva ujin , e dh… kalin !

Me të vërtetë jemi shumë pafalëmnderues. Në mesin tonë kemi shumë të pasur të cilët hargjojnë nevojë e pa nevojë vetëm për t`u treguar ; dhe nuk  japin asgjë për ata që kanë sakrifikuar. Udhëheqësit tonë , edhe pse kohë pas kohe i rikujtojnë në mënyrë pompoze data e shënuara , por ata e dijnë që kur vendi ishte pranë vdekjes dhe duhej flijuar , nuk kanë bër asnjë  gjë vetëm se janë kujdesur që të ruajnë personin e tyre te

çmuar: vetvetën !!! dhe pastaj e çfrytëzuan fatëkeqësinë kombëtare për t`u vetpasuruar..

 

Më intereson të dij se çka kemi bër për invalidët e luftës. E dini që ne më së keqi i trajtojmë ata, se në asnjë vend tjetër. Derisa ministrat dhe ish ministrant , parlamentarët dhe ish parlamentarët t` ashtuquajtur profesionalist të politikës që në të shumtën e rasteve kanë bër shumë pak për atdheun por më shumë për mbushjen e xhepave të tyre , kujdesën që edhe më tutje mos t`iu ndalet kroi i të ardhurave , të tjerë e kanë ëndërr një limonatë të kënaqsisë.

“ Inteligjencën” e kemi , “intelektual” jemi që nga zyrtari me i ultë deri tek ministrat.
”Inteelgjenca “ e Kosovës asgjë nuk bëri për vendin e vet ,por vetëm brengosej që t`afërmit mos t`i hjekin keq. Disa , duke u kthyer pas luftës në atdhe  nga një luftë që as që ishin pjesëmarrës , e nderuan vetëm veten e tyre. E t`mos flasim për luftarët e vertetë që po kerkojnë kanaqe nëpër mbeturina për të mbijetuar.

Si çdo qenje amorale ashtu edhe disa nga nga ne , nga “inteligjenca” dhe “luftëtarët “ krekosen me forcën  që e kanë , dhe në vend të pozitivitetin na mbushen me minusa.

Ata në vend se të na ndërtojnë na shkatrruan, ata janë vatra e qelbësirës dhe e prishjes morale nga e cila ne të gjithë po vuajmë. Nëse kështu vahdojmë e pat Kosova!
Interesante, të “ngopur “ me monizëm , populli i m i dashur e lakmon dhe e madhëron “shumë partillëkun” dhe liderët e tyre  agallarë ( partiak)

E dijmë forte mire që ata funkcionarë na e mposhtën ardhmërinë. Vetitë e këtyre politikajve dhe funkcionarëve “profesional” që i kemi na e humbën krenarinë e vendit. Dhe fatkeqsisht ata gjithëçka për ne e ndër ne. Nëse një vend i ri e kërkon një njeri të ri atëherë kërkojmë nga partite tona të na zgjedhin militanitin ( komunizmi i njejtë)

“ Ai mund të jetë më i padijshmi , më i panderëshmi, por nëse është “mbrojtës” i partisë , ai e mbikalon më të fortin dhe më të mençurin . Funkcionarët,  o populli im i kemi të kualitetit ZERO.

Një frymë e  rrezikshme po fryen dhe po e “ajëros “rininë dhe po i a fikë zjarrin e atdhetarisë. E shofim që tek ata është ngritur xhelozia  dhe mëria. Rinia ynë e ka mendjen vetëm aty ku janë paratë , në çdo cep të botës dhe vetëm te ketë para.
I riu i sotit devijoi nga edukimi që e kishte. Djelmoshat dhe gocat mendojnë dhe janë të bindura që shteti duhet t`iu siguron jetën e jo që ata ta sigurojnë shtetin. Mos na ardhtë që ta shofim këtë bindje.! Nga erdhi kjo? Sepse e panë që në vendin tonë dija , aftësija dhe trimëria janë të kota. , se për të qenë dikush në këtë sipërfaqe duhesh të jesh i ndonjë partijeje që ata që e kanë shtetin ta japin një shtytje mëtutje.
O popull , sa keq e kemi punën ! Në rast nevoje , rinia më nuk vdes për atdhe, të kotë e kemi sepse ajo poi  sheh gjërat me sytë e saj.

 

O populli im, mos të lejojmë që shpirti i pastër i rinisë të kalbet në këte kohë qelbësire!Në komb që dijti të tejkalon fortunat shekullore  të njëpas njëshme , nuk guxon të kundërmon arratisje , tradhti , prostitucioin , dëshprim demoralizim-

 

Ah ,  që nuk e patëm një Shqipëri si duhet, se edhe ne do të ishim ndryshe !

 

( Arçibald Rajs , një zvicran , pasi  që punoi 15 vjet për një shtet të Ballkanit ( ata e kishin paguar )  , më në fund u largua shumë i dëshpruar nga ata. E shkroi një letër  në vitin 1928, të cilën e përpunova dhe përshtata pë kohën që po e kalojmë )

 

Fahri Xharra, 21.08.14 Gjakove,

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch