Home » Opinione » NDËRGJEGJA E HESHTUR

NDËRGJEGJA E HESHTUR

Sipas definicionit filozofik ndërgjegjja është «shkalla më e lartë dhe më e përsosur e vetëdijes. Ajo është nder e moral, është përsosmëri e mendjes dhe shpirtit të njeriut. Ndërgjegjja është forma më e lartë e pasqyrimit të realitetit objektiv. Është zotësia jonë për të njohur botën tonë të brendshme dhe të jashtme».

Konform kësaj, shkenca konsideron se « Ndërgjegjja paraqet ndjenjën tonë më e pastër. Ndergjegja eshte aftesia pozitive e vleresimit, veprimit dhe gjykimit te fenomeneve! Tek njerezit, ndergjegja, ka ndikim te dyfishtë. Nese ajo vepron pozitivisht, ben te lumtur edhe personin qe e posedon, edhe te tjeret!»

Sa e madhe është rëndësia e ndërgjegjes dëshmon edhe përfshirja e saj në Nenin 1 Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut e cila përcakton « Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi ».

Ndërgjegëja (greqisht ”syneidesis”, latinisht “consientia”, gjermanisht “Geëissen”, anglisht “conscience” është « vetëdija morale, në bazë të së cilës vlerësohen sjelljet, veprimet, qëndrimet, pikëpamjet etj. të vetvetes ose të tjerëve si të mira apo të keqi, të drejta apo të padrejta të lejueshme apo të palejueshme, si të tilla që duhet lavdëruar e përkrahur apo që duhet qortuar e refuzuar; ndërgjegjja është fenomen i ndërlikuar, që ka të bëjë, para së gjithash, me jetën morale të njeriut ». Mirëpo, ajo në vetvete ngërthen jo vetëm ndjenjat, por edhe diturinë e caktuar, vullnetin, karakterin, besimin, botëkuptimin, sistemin e caktuar të vlerave.

Pikërisht në dritën e ndodhive të shëmtuara te ne, posaçërisht atyre që kanë të bëjnë me përjashtimin e mbi 20 shqiptarëve nga puna, në shenjë të një „revanshizmi politik“, ku përveç reagimve të partive opozitare në opinionin e Bujanocit nuk dëgjohet asnjë zë, me të drejtë shtrohet pyetja a është e fjetur ndërgjegja jonë ?

Aktivistë për të drejta të njeriut, individë me influencë, imamë, përfaqësues të sektorit civil, media etj, bëhen të shurdhër para këtyre akteve të shëmtuara. Asnjë reagim në media, asnjë reagim në rrugë asnjë, reagim në forumet civile apo vende ku tubohen njerëz për tu lutur.

Secili përj tyre  sillet sikur kjo e keqe po ngjan diku në Afrikën e Jugut apo Ruandë ose në vendet e botës së tretë, harrohet parimi që porositë Deklarata Universle e të Drejtave të Njeriut « Njerëzit kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi ». Ku po shkon kështu ndërgjegja jonë ?

Pavarësisht kësaj është më se e sigurt që si çdo e keqe që ndodhë qoftë e shkaktuar nga natyra apo edhe shoqëria, edhe kjo që e ka kapluar Bujanocin një ditë do të përfundojë, por, çështja e cila do të mbetet e hapur, dhe që një ditë do të rëndojë ndërgjegjen tonë,  shtrohet në mendimin e një filozofi : « Pas çdo stuhie nuk janë fjalët e armiqëve ato që mbetën në kujtesë, por është heshtja e atyre që  i ke konsideruar miq ».

Ragmi Mustafa

Autori është shef i grupit të këshiltarëve

 të PVD-së në Bujanoc

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch