Home » Lajme » NDËRROI JETË CAN HASANAJ, VËLLAI I AZEM HAJDARIT DHE I RASIM HASANAJT

NDËRROI JETË CAN HASANAJ, VËLLAI I AZEM HAJDARIT DHE I RASIM HASANAJT

Sot, në moshën 68 vjeçare, ndrroi jetë Can Hasanaj, vëllai (nga nana) i Azem Hajdarit – Liderit të Lëvizjes së Dhjetorit ’90, Heroit të Lirisë e Demokracisë Shqiptare,  vëllai i Rasim Hasanajt, një ndër firmëtarët e themelimit të PD-së e ish-kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve Fetare në Shqipëri.

Can Hasanaj gjatë gjithë jetës së tij ishte e mbeti njeri i thjeshtë i punës, punëtor i sakrificës në miniera të kromit në Tropojë…, i përkushtuar ndaj familjes së tij, mjaft shoqëror. Ai, edhe pas ardhjes në Tiranë, punoi në punë të zakonshme, shpesh sezonale, pa synuar të përfitoj asnjëherë e në asnjë rast nga atributet e kontributet e vëllait të tij lavdiplotë Azem Hajdari e të Familjes Hajdari, e të vëllait të tij Rasim Hasanaj, e të Familjes Hasanaj, pavarësisht se edhe vet ishte ndër demokratët e parë e të përhershëm, tashti – të përjetshëm. Ai jetonte në një nga godinat e Qytetit “Studenti” me gruan e dy fëmijët e tij, ndërkohë që nuk kërkoi kurrë të merrte miqësisht e me ndërhyrje as një hyrje në pallate të firmave ndërtuese apo në banesat sociale të Bashkisë të Tiranës.

Familja Hajdari e Hasanaj e të Afërmit e tij njoftojnë se ceremonialitetet, Homazhet e Përcjellja mortore e Can Hasanajt, do të bëhen në ish-Hotel “Internacional” – në qendër të Tiranës, mbrapa ish-Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve – tek Rruga e Kavajës, prej ku do të bëhet  nisja për në Varrezat e Sharrës, në Tiranë, më  16 dhjetor 2017, ora 12.00. Ndërsa Pritja pas varrimit të tij do të bëhet në lokalin “BRUKLIN” në rrugën “Budi”, afër Godinës nr. 19 në Qytetin Studenti.

Sigurisht, patjetër, njerëz të tillë si Can Hasanaj – njeri i punës e sakrificave meritojnë respekt të thellë e nderime të larta.

 Nga Ramiz LUSHAJ

Tiranë, më 15 dhjetor 2017

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch