Home » Lajme » Ndërroi jetë Hajredin Bala – ish ushtarë i UÇK-së

Ndërroi jetë Hajredin Bala – ish ushtarë i UÇK-së

Sot ka ndërruar jetë ish ushtari  i UÇK-sëHajredin Balaj, i cili ishte dënuar me 13 vjet burg nga Tribunali i Hagës.

Hajredin Balaj ka bërë 10 vjet burgim, ndërsa i janë falur tre vjet nga Tribunali i Hagës. Ky Tribunal në tetor të vitit 2010 e kishte refuzuar kërkesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Hajredin Balaj, për lirim pas vuajtjes së më shumë se gjysmës së dënimit.

Për këtë proces gjithsej u zhvilluan 88 ditë gjyq. Vendimi i gjykatës, i bërë publik më 30 nëntor 2005, shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn dhe Isak Musliun dhe dënoi me 13 vjet burgim Haradin Balajn.

Hajredin Balaj, sot u varros me nderime të larta ushtarake në varrezat e dëshmorëve të kombit, në vendin ku dhe i kishte shërbyer luftës cliritare të UÇK-së.

Balaj ishte edhe anëtar i partisë Nisma.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch