Home » Lajme, Vendore » Ndërroi jetë ish-kryetari i PDSH-ës, profesori Zeqirja Fazliu

Ndërroi jetë ish-kryetari i PDSH-ës, profesori Zeqirja Fazliu

Në moshën 78 vjeçare, dje ka ndërruar jetë profesori i Biologjisë, Zeqirja Fazliu.

Zeqirja Fazliu, u lindë në fshatin Zhunicë të Preshevës, më 13 korrik 1940.

Fillimisht punoi si mësimdhënës në Maqedoni pastaj si profesor në Qendrën e Arsimit të Mesëm “Skenderbeu” në Preshevë deri në vitin 1996, kur dhe u angazhua si zv.kryetar i Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës.

Në vitet 90-ta u angazhua me aktiviteteve politike ku dhe ishte një nga themeluesit e parë e më vonë edhe kryetarë i Partisë Demokratike Shqiptare deri në vitin 2003 me ç’rast u dha përparësi gjenertave të reja për ta drejtu subjektin e tij politik por që vazhdimisht ka qenë i palodhshëm edhe pas tërheqjes nga detyra që kishte më parë.

Ai, ishte pjesmarrës aktiv në përgatitjen e Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992 ku dhe ka qene pjesë e Kuvendit të Referendumit .

Në kohën e luftës së ish-UÇPMB-së, kur filluan bisedimet me palën serbe, ishte pjesë e ekipit negociator deri në arritjen e marreveshjes politike të Konçulit.

Zeqirja Fazliu, do të kujtohet si njeri urtë i fjalës e i penës dhe si prind i sjellshëm dhe i paharruar për familjene tij.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot (e Hënë), me Ikindi.

I qoftë i lehtë dheu i trungut shqiptarë, qoftë i përjetshëm kujtimi për Të!

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch