Home » Lajme, Sport, Vendore » Ndërroi jetë legjenda e futbollit shqiptarë, Fadil Vokrri

Ndërroi jetë legjenda e futbollit shqiptarë, Fadil Vokrri

Legjenda e futbollit i cili arriti që Kosovën ta vëjë në harën e sportit botëror ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në moshën 57 vjecare.

Në biografinë e Fadil Vokrrit thuhet se ai u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë. Me futboll nisi të merret si 15-vjeçar, kurse si 17-vjeçar debutoi në KF “Llapi” në Podujevë.

Por kush ishte Fadil Vokrri.

Gjatë viteve 1980-1990, Fadil Vokrri ishte sinonmi i futbollit, i gjeneratave të asaj kohe pas sukseseve dhe të arriturave që ai i kishte si futbollist.

E filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit.

Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Po atë vit, Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi.

Gjatë asaj kohe, Miroslav Blazhevic, trajneri i Klubit Futbollistik Prishtina e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi.

Por, në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak.

Gjatë periudhës së shërbimit ushtarak ai luajti për KF Partizanin e Beogradit. Në atë kohë Fadil Vokrrit iu propozua të luante dhe për Dinamon e Zagrebit.

Fadil Vokrri vendosi të luaj për KF Partizanin. “Partizani”, ka qenë ekipi i parë që ka shprehur interesim për mua. Arsyeja për të kaluar në rradhët e “Partizanit”, së pari ka vendosur afërsia kilometrazhe Prishtinë-Beograd, pastaj siç dihet atëbotë të ish-Jugosllavise, “Partizani”, ka pasur shume simpatizues në Kosovë, sepse ky ekip gjithnje kishte ndonjë shqiptar të aktivizuar në klub. Për nga shikueshmëria “Partizani” ka pasur Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, tri qëndra kryesore për rekrutimin e lojtarëve. Edhe unë si fëmijë, si çdo moshatar i imi isha simpatizues i “Partizanit” të Beogradit, dmth si shumica e kosovarëve, andaj këto ishin arsyet që unë kalova në radhët e ekipit të “Partizanit”. Kushtet që më pati ofruar ky ekip ishin shumë të mira, e qe besa edhe “Prishtina”, me transferimin tim tek “Partizani”, nuk është ndarë keq për nga “leku”, kështu që të gjitha komponentet u përmbushën që unë të bëhem lojtar i ekipit të “Partizanit”. Kam kaluar mirë në këtë ekip, mirëpo nuk kanë munguar edhe provokimet e ndryshme. Si p.sh. atëbotë kur minatorët e Trepçës, hynë në zgafellë, TV Vesti nga Beogradi, në emisionin në gjuhën shqipe në orën 17:00, më kanë ftuar që unë të bëja thirrje, që minatorët të dalin nga zgafella (kjo është hera e parë që këtë po e bëj publike), më janë paraqitur dy-tri herë emra të ndryshëm të sferës së politikës, mirëpo unë u thashë se nuk merrem me politikë dhe se janë politikanët të cilët mund të bëjnë thirrje …”.

Fadil Vokrri ishte shqiptari i parë që arriti të luante në përfaqësuesen e Jugosllavisë duke u shpallur më pas lojëtari më i mirë në këtë Federatë Ballkanike.

Po në këtë periudhë (1984-1987) Vokrri isha anëtar i reprezentacionit shtetëror, për të cilin pati 12 paraqitje dhe 6 gola të shënuar. Nga këto ndeshje kujtoj ate të 14.10.1987, në stadiumin “Grbavica” të Sarajevës, ndërsa në vitin 1990 deri 1992 Vokrri shijoj kampionatin turk duke qenë anëtar i Fenerbahçe (53 ndeshje 19 gola).

Fadili pati thënë se në atë kohë klubet nga Turqia nuk ishte se i kalonin lehtë garat e UEFA-së, prandaj kjo ka qenë një festë e madhe në Stamboll.

Katër vitet e fundit të karrierës së tij aktive si futbollist, Fadil Vokrri përsëri i kaloj në Francë duke luajtur për Bourges (1992/93) dhe Montlucon (1993/95) ku edhe e ka përfunduar karrierën aktive si futbollist.

Fadil Vokrri i takon të ashtuquajturës “Gjenerata e Artë e Prishtinës” dhe nga po kjo gjeneratë si dhe nga shumë e shumë njohës dhe dashamirë të sportit në përgjithësi, e të futbollit në veçanti, Fadil Vokrri konsiderohet “legjendë e gjallë” e futbollit kosovar dhe futbollist që i kalon përmasat e një sulmuesi te zakonshëm.

Kthimi i tij në vendlindje dhe drejtimi i futbollit kosovar bëri që Kosova të anëtarësohet në UEFA dhe FIFA.

Vokrri në ditët e fundit të jetës shërbeu si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës ndërsa në karrierën e tij njihet si golashënues i madh duke shkëlqyer në ekipe të ndryshme ku u përfaësua.

Vokrri në vitin 2008 e mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës si njeriu më i duhur për ta drejtuar FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Më 15 janar, 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar si kryetar i FFK-së. Ai ishte i diplomuar në Fakultetin e Menaxhmentit dhe Biznesit, kurse përveç gjuhës amtare zotëron edhe gjuhët frënge, turke dhe serbo-kroate.


 

FIFA me telegram ngushëllimi për Fadil Vokrrin

Të dielën ditë zie në Kosovë, në nderim të Fadil Vokrrit

Xhaka ngushëllon familjarë e kolegë të Fadil Vokrrit

 

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch