Home » Sport » Ndërron jetë boksieri Frejzer

Ndërron jetë boksieri Frejzer

Ish-kampioni i boksit të kategorisë së rëndë, Xho Frejzer- i pari i cili mundi legjendën Muhamed Ali, vdiq në moshën 67 vjeçare.

Familja e Frejzerit njoftoi të hënën për vdekjen e tij.

Vetëm para pak ditësh, u bë e ditur që Frejzer po trajtohej në Filadelfia pas diagnostifikimit të kancerit.

Frejzer, i cili njihej me nofkën “Smokin’ Joe” ishte i pari që mundi Muhamed Aliun në vitin 1971 në ballafaqimin që njihet si “Ndeshja e Shekullit”.

Më vonë, Ali mundi Frejzerin në dy ndeshje të tjera gjatë viteve të 70-ta.

Frejzeri fitoi titullin e kampionit të kategorisë së rëndë në boks në vitin 1970 duke nokautuar Xhimi Ellisin, ndërsa e humbi titullin më 1973 kur u mund nga Xhorxh Formen.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch