Home » Lajme, Opinione » Ndershmëria dhe devotshmëria e pushtetarëve të rinjë “në peshojë”!

Ndershmëria dhe devotshmëria e pushtetarëve të rinjë “në peshojë”!

Shkruan: Nehat Hyseni

A u zhgënjyem me pushtetarët e rinjë?Sa jemi të kënaqur me Qeverinë Kurti “në detyrë” dhe me performansën e tyre shtetndërtuese në këtë kohë pandemie?Si po menaxhohet situata e emergjencës dhe e sfidave me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga Serbia, në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës?Këto dhe shumë pyetje të tjera, aktualisht kanë shpërfaqur shumë dyshime, dilema, pakënaqësi e zhgënjime.Sidomos me sjelljen e papërgjëshme e arrogante të Albin Kurtit ndaj partnerit qeverisës, LDK-së dhe Amerikës, BE-së lojrat diletanteske me taksën, etj.Realisht, shumëkush nga votuesit e zgjedhjeve të 6 tetorit po ndjehet i mashtruar, duke dyshuar seriozisht dhe duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë ndaj ndershmërisë së pushtetmbajtësve rishtas të instaluar në krye të qeverisjes në Republikën e Kosovës.Për ta sqaruar sadopak këtë fenomen aktual në skenën e politikbërjes aktuale, do të shërbehem me një anekdotë popullore, që kam shumë për qejfi.Kishin qenë dy vëllezër, njëri kishte jetuar në shehër (qytet), e tjetri në bjeshkë, që paska qenë “Evlia” dhe qumështin e kishte mbajtur në “çevre” (faculetë) dhe nuk kishte pikuar e nuk ishte derdhur fare, meqë ishte shumë i devotshëm në besim dhe “evlia”.Një ditë prej ditësh, ky kishte ardhur në shehër tek vëllau, që kishte qenë këpucëtar.Aty në dyqan, sheh një zonjë shumë të bukur, që kishte vërë këmbën mbi stol për t’ia marrë ustai masat për t’ia riparuar këpucët. Bukuria e zonjës e kishte “verbuar” dhe dalëngadalë, qumështi në çevre kishte filluar të pikoj!Vëllau këpucëtar me bisht të syrit këtë e vërejti dhe vet me veti, duke buzëqeshur e duke e sjellur kokën thotë:”Eh, vëllau im i dashur, lehtë është me qenë evlia në bjeshkë, ku nuk sheh gjë tjetër veç gurë të thatë, por është shumë vështirë të jeshë evlia në shehër ku sheh zonja e krijesa të bukura të Perëndisë!”Kjo i bie se Vetëvendosja dhe Albin Kurti nuk kanë qeverisur asnjëherë deri më tani Republikën e Kosovës.Prandaj, ata na u dukën të ndershëm e të devotshëm dhe të pakorruptuar, dmth “evlia”.Por, nuk po mundemi ende me ditë, pa i provuar, që kur t’u jipet mundësia në pushtet, se a do të mbeten të tillë si “evlia”, apo do t’u “pikoj qumështi në çevre”, e do të bëhen edhe këta sikur PAN-i dhe deri diku edhe LDK-ja?Mos të harrojmë se këta dikur na shiteshin bajagi “patriota”, meqë u vetëquajtën “çlirimtarë”, e besa një pjesë e tyre edhe ishin realisht të tillë, si pjesëmarrës në Luftën çlirimtare.Ata dukeshin goxha “patriotë”, burra e trima në fillim!Por, u treguan shumë të dobët kur erdhën në pushtet dhe u gjetën para mundësisë për të vjedhur e plaçkitur. Këta luftëtarë e këta trima e “patriotë”, shumë shpejtë u shndërruan në hajna e kriminelë, për faqe të zezë!Prandaj, në zgjedhjet e 6 tetorit ata pësuan humbje të thellë dhe mbetën në opozitë.Kurse, Albin Kurti gjatë fushatës parazgjedhore e shfrytëzoi mirë rastin për t’i kritikuar e “qortuar” dhe premtoi se poqese i fiton zgjedhjet, nuk do të ketë hajni, korrupsion, etj., dhe as “Zajednicë” e shumëçka tjetër. Kjo i pëlqeu shumicës së votuesve në Republikën e Kosovës dhe i fituan zgjedhjet.Por, këta dy muaj sa kaluan me Qeverinë Kurti, shumëçka na mbetet për të dëshiruar dhe zhgënjimet sapo kanë filluar.Pikësëpari, shumë diktaturë dhe arrogancë janë duke treguar dhe ne që kemi votuar për LDK-në dhe Vjosa Osmanin, po ndihemi të zhgënjyer dhe mbase edhe të mashtruar me sjelljet arrogante e autoritare të kryeministrit në detyrë dhe liderit të Vetëvendosjes.Zhgënjimi i pafalshëm dhe mllefosja jonë ka të bëjë edhe me sjelljen mospërfillëse të Qeverisë Kurti ndaj shkeljes së sovranitetit territorial dhe dinjitetit shtetërorë të Republikës së Kosovës me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.Urojmë që kjo Qeveri në detyrë të tregohet më e përgjegjëshme nda interesave të shtetit dhe sovranitetit e integritetit territorial të tij, në këto ditë të vështira të Pandemisë së coronavirusit.Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe të gjithë Shqiptarët, kudo që ndodhen në këtë kohë sfidash dhe të izolimit për shkak të mospërhapjes së Covid-19!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch