Home » Opinione » NDESHJA E FUTBOLLIT MIDIS SHTETIT AMË DHE MIKUT TË MADH TË LUGINËS

NDESHJA E FUTBOLLIT MIDIS SHTETIT AMË DHE MIKUT TË MADH TË LUGINËS

Shkruan:Nehat Hyseni

 

Ndeshja e futbollit midis Shqipërisë e Norvegjisë na mundëson të gjithë shqiptarve kudo që janë të jenë në një anë, në anën e ekipit të Shqipërisë. Edhepse Norvegjia është një shtet mik i yni, shumë i dashur dhe shumë i kulturuar.

Meqë pata rastin dhe kënaqësinë që në maj të vitit 2005, me rastin e festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Norvegjisë (nga Suedia), të jem në grupin e komunës së Preshevës dhe Bujanocit, si mysafirë të Akademisë Humanistike të Norvegjisë, në Lilehammer. Atje përjetuam pritje madhështore, si dhe vëllazërimin me komunën e Lilehammerit.

Manifestimi dhe Defileu i kolonës së pafund nëpër qendrën e qytetit, i prirë nga Kryetarja e Lilehamerit në ballë të kolonës, e shoqëruar nga kryetari i komunës së Preshevës Riza Halimi dhe të Bujanocit, Nagip Arifi, duke përshëndetur me flamuj Norvegjez turmën nga të dy anët e rrugës, krijuan pamje dhe atmosfere të paharrueshme.

Ky eveniment do të na mbetet në kujtesë të paharrueshme, deri sa të jemi gjallë. Atje takuam edhe shumë shqiptarë të shpërngulur, të cilët ishin jashtëzakonisht të kënaqur dhe nuk ngopeshiin së falemnderuari Norvegjinë për mikëpritjen e ngorhtë. Edhepse, malli për vendlindjen ia kallte zemrat dhe nuk mund të shuhej.

Norvegjia ka dhënë donacion të rëndësishëm edhe për Preshevën, rregullimin e shtratit të lumit në rrugën “Prishtina”, dmth. nga ura e thertores, si dhe në Bujanoc. Sidomos ishte i rëndësishë projekti i tyre për modernizimin e administrates së pushtetit lokal, me qëllim të profesionalizimit të saj dhe profesionalizimit e depolitizimit, duke na ushtruar me ekspertët e tyre për venbdosjen e institucionit të menaxherit të administrates. Natyrisht, përvojat brilante të vetadministrimit local, ata synonin t’i aplikonin tek ne.

Mirëpo, pikërisht në këtë kohë kishte filluar “revolucioni I vonuar” tek ne në Preshevë, që rezultoi me rrëzimin e Riza Halimit si kryetar komune, si dhe të projektit Norvegjez.

Me mbështetjen e USAID-it Amerikan, unë si Koordinator i grupit nga viti 2002-2007, i vazhduam trajnimet me angazhimin e IMSP-së, në komunën e Preshevës, duke e vendosur atë në Projektin e standardizimit të administrates komunale dhe aftësimit për standardin ISO për organizim.

Kështu, Presheva ishte njëra nga 10 komunat e Europës Juglindore dhe e vetmja në Serbi në këtë Projekt.

Megjithatë, situata e brishtë dhe “revolucionare” në Preshevë i shkatërroi të gjitha arritjet. Efektet e këtij Projekti u rrënuan, akoma pa filluar për të dhënë rezultatet fillestare.
Andaj, do shikojmë me ëndje ndeshjen me këtë shtet mik të madh të shqiptarve dhe të Luginës.

Shikim të këndshëm dhe fitore për më të mirët.

Urojmë që Shqipëria të fitoj!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch