Home » Lajme » Ndeshjet e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve

Ndeshjet e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve

Sfida kryesore e mbrëmjes që konsiderojehej derbi ndërmjet Napolit dhe Bajernit të Munihut, ka përfunduar pa fitues, me rezultat 1:1. Bavarezët kaluan të parët në epërsi, që në minutën e 2-të, me golin e shënuar nga Toni Kros, pas asistimit të Zherom Boatengut. Ndërkaq, shifrat në 1:1 i barazoi Holger Badshtuber, me autogolin e shënuar në minutën e 39-të. Bajerni pati mundësi për ta shënuar golin e dytë në minutën e 49-të, por Mario Gomez dështoi nga pika e bardhë. Në ndeshjen tjetër të Grupi A, Mançester Siti shënoi fitoi tejet të vështirë para tifozëve të vet kundër Vilarealit, me rezultat 2:1 dhe në këtë mënyrë i rriti shpresat për kualifikim në fazën e ardhshme të garave. Spanjollët kaluan në epërsi në minutën e 4-t, me golin e shënuar nga Kani. Djelmoshat e Roberto Mançinit vuajtën shumë për ta barazuar rezultatin, derisa për të shijuar fitoren iu desh të presin deri në sekondat e fundit. Siti i barazoi shifrat duke iu falënderuar autogolit të Marçenës, në minutën e 43-të, derisa golin e fitores e realizoi Serxhio Aguero, në minutën e 3-të shtesë. Skuadra tjetër angleze, Mançester Junajted fitoi në duel me skuadrën rumune, Otelul Galati, pas dy penalltive të realizuara nga Uejn Runi (64’, 90’+2’). Reali i Madridit vazhdoi të dëshmojë formën e mirë, duke e gjunjëzuar Lionin, që deri sivjet ishte ‘mace e zezë’ për madrilenët. Këtë herë skuadra e Murinjos fitoi me rezultat 4:0.

Grupi A                             Grupi B                 Grupi C                             Grupi D

1.Bajern 7 pikë              1.Inter 6               1.Benfika 7                    1.Real M. 9
2.Napoli 5                         2.CSKA 4                 2.Mançester J. 5              2.Ajaks 4
3.Mançester Siti 4          3.Trabzon 4            3.Bazel 4                              3.Lion 4
4.Vilareal 0                       4.Lilë                        4.Otelul 0                            4.Dinamo Z. 0

Most importantly, parents need to be aware of the potential negative outcomes and have a glance at the web link look for proactive measures to prevent the behaviors

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch