Home » Lajme » Ndihma amerikane për Kosovën Lindore

Ndihma amerikane për Kosovën Lindore

100 MIJË DOLLARË PËR REVISTËN      “PERSPEKTIVA”

 

Pas publikimit të rezultatit të konkursit për ndihmë financiare mediumeve të
pakicave kombëtare nga Ministria e Kulturës dhe Mediave në Serbi, në të cilin është
favorizuar revista “Nacional”, organ partiak i Këshillit Nacional të Shqiptarëve
në Serbi, diaspora shqiptare në Amerikë, filloi aksionin për mbështetje
financiare revistës javore “Perspektiva”, e cila deri dje, gëzonte statusin e
revistës nacionale për shqiptarët e Kosovës Lindore.

 

Revista javore “Perspektiva” për katër vjet rresht ka qenë në financim të
rregullt të Ministrisë së Kulturës dhe Mediave në Serbi, mirëpo nga viti 2010,
kur u mor nisma për themelimin e Këshillit Nacional të shqiptarëve në të të
ashtuquajturën Luginë e Preshevës, ministria bllokoi fondet e kësaj reviste për
motive politike.

 

Me të dëgjuar diaspora shqiptare në Amerikë për një akt të tillë
anticivilizuese, shpalli aksionin për vazhdimin e botimit të papenguar të
revistës “Perspektiva”, e cila deri tashti ka nxjerrë në dritë 200 numra dhe në
webfaqen e saj ka grumbulluar mbi 500 mijë vizitorë.

 

Sipas burimeve të konfirmuara të portalit Tërnoci PRESS, bëhet e ditur se
100 mijë dollarë amerikanë janë grumbulluar vetëm në Nju Jork, Dallas e Kaliforni,
pa llogaritur ndihmën që do të ofrohet nga miqtë e “Perspektivës”, Xhim Xhema,
shqiptari më i pasur në Amerikë me origjinë nga Medvegja (Kosova Lindore) dhe
Masari, shqiptari më i pasur nga Maqedonia (Ilirida).

 

Kjo nuk është hera e parë, që diaspora shqiptare në Amerikë kujton për
revistën “Perspektiva”, ajo me ndihmën e Reshat Qerimit nga Dallasi, i cili
është me origjinë nga Malësia e Bujanocit, financoi gjatë vitit 2005, tre
numrat e parë të revistës kolor, sipas standardeve amerikane, në vlerë prej 10
mijë dollarësh amerikanë.

 

Gjithashtu nga të njëjtat burime konfirmohet se i njëjti aksion së shpejti
do të fillohet edhe në Zvicër, Gjermani dhe Turqi, pa përjashtuar Shqipërinë,
Kosovën dhe Maqedoninë.

 

Kontributet për ndihmë
revistës mund të ofrohen përmes xhirologarisë me shenjën “Për Perspektivën”
ProCredit Bank Prishtinë Account Nr:
1110-301-407-0001-02
Swift Code: MBKORS22

 

 

Nga mjetet e grumbulluara “Perspektiva, ka në plan, që nga shtatori i këtij
viti, të siguroj një shtypshkronjë e cila do t’i mundësonte revistës javore, në
kuadër të saj të botoj në katër faqe gazetën ditore, në fillim tri herë në javë:
të hënën, të mërkurën dhe të premten.

 

Ky do të jetë projekti më i madh i realizuar në historinë e shqiptarëve të
Kosovës Lindore, në fushën e informimit, posaçërisht të gazetarisë së shkruar.

 

Nga Tërnoci PRESS

So, let’s help out the student teachers who are struggling with soft skills of education by sharing http://www.essaydragon.com what we do in the classroom

5 Responses

  1. ariani thotë:

    Perspektiva Amerikane ka pefunduar ka shume kohe-prej momentit kur Sevdail Hiseni ka keqperdor fondet qe i permend edh ene kete shkrim, njashtu si kur i ka keqperdor parat e mulla Dinkes, po leni pallavrat-se Perspektiva eshte tashme eks ose ish…fatkeqesishte hajnia nuk zgjate shume.Nuk kam degjuar te quhet dikush aga Hajduk…

  2. Gazetari thotë:

    “PERSPEKTIVA” se bashku me pronarin por edhe shkaterruesin e saj Sevdail Hysenin e ka mbledh bostanin, Nuk ka mo pare , as nga shteti, as nga pushteti, as nga diaspora, e leje mo nga Amerika. Te kan mar er oooo Sevdail Malushi, nuk tjep mo lek askush, As parat e haramit mo nuk ti jep kerkush, as te vjedhjeve e as te dreges, . E leje mo met dhon pare te hallalit dikush, fshije nga mendja mo ket mundesi, me vjen keq por e ka pas e jotja. Gazetari.

  3. O gazetar o gazepçar, ke gjetur Bacit me i shit kopalla. Mjaf me ato komentet e tua që bien erë mbeturinash të flliçura ashtu siç je ti një pleh i gjallë. Së shpejti do të shihemi e kam me ta dhënë një amanet sipas zakonit. E kam siguruar emrin tënd të pavlerë dhe do të pagëzoj me një nofkë që askush nuk do ta dëshironte në jetë. Të jesh më se i sigurt, jo shumë larg….te vendi ku Ti e disa klysh bushtre bëni këso komente…

    Baci

    Baci

  4. Gazetari thotë:

    Po Baci, e vertet eshte, un nuk mundem ty met shit kopalla, sepse ti je mjeshtri me i madh i kopallave dhe mashtrimeve ne Bujanoc, je edhe personi me i rrekzikshem dhe me sherr shum te madh, per ate edhe frigohemi nga ti, jo vetem un por edhe te tjeret te frigohen dhe askush nuk deshiron te ballafaqohet me ty, per ate edhe ta lishojn rrugen dhe nuk kan deshir te ken pun me ty, un per ty isha shum i mir deri sa ishim bashk,ateher nuk isha fllictir e as pleh sepse ty krysha punt per te cilat u dasht te mi paguajsh honoraret dhe pagen qe me ka takuar nga puna ime, e tani me thuaj edhe fllictir,edhe pleh i gjall, edhe me kercnon publikisht, edhe mundem me ta par sherrin, te gjitha ti je i gatshem me mi bo. Kur ke mund me honger njersen time mundesh edhe tjerat te keqija me te medhaja. Por nje ta dish, Zoti eshte shum i madh,nuk ki me pa hajr sikur qe edhe nuk je tu ja pa hajrin sepse po e shof xhdo dit se tu ka bo jeta e mundimshme duke u mshefur nga ata qe i ke mashtruar dhe atynve qe i ke borxh sikur mue, nuk mundesh mem frigu sepse un e kam me te drejt kurse ti je borxhlija i jem, mue dhe kolegve te mi na ke mbet borxh Baci,Baci, Ose ke me na dhon paret ose deri sat jemi gjall kemi me ta permendur tye po edhe publikisht qe ta din edhe te tjeret.Pershendetje nga Gazetari, por ksaj here edhe me koleget tjer, ti e din kush jemi.

  5. I meshirushmi thotë:

    Sevdail edhe me ti dhon 100 mij dollar prap nuk nxirresh ti, prap nuk do te mund te botohet gazeta sepse ti me shum se 100 mij dollar ki vet borxhe, duke filluar nga Trafika e par ne hymje te shpis Aces qe i ke borxh nje koh te gjat dhe po i ik nga mbrapa e shtepis vetem per mos me kaluar afer kioskut se Aca po ti lyp paret e tu shku te nalt nga qyteti, kam ndegjuar se nuk je tu leviz rruges kryesore sepse po te takojn borxhlit e shumt, keshtu qe tye te duhen 300 mij dollar, dhe te sugjeroj cysh mi ndar, 200 i lan borxhet, me 100 e fillon gazeten, e tash shtrohet pyetja kush osht ai i cmendur me ti dhon kto pare se, budallt kan vdekur, kta qe kan mbet nuk po cesin pare ne balt.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch