Home » Lajme, Vendore » Ndihma humanitare në veshmbathje për fëmijë bonjak – bashkatdhetari nga Budapesti Avni Hafuzi

Ndihma humanitare në veshmbathje për fëmijë bonjak – bashkatdhetari nga Budapesti Avni Hafuzi

Shumë fytyra të fëmijëve bonjak dhe të rasteve sociale në komunën tonë kanë buzëqeshur  këtë festë të Kurban bajramit. Bashkatdhetari jonë Avni Hafuzi nga Budapesti ka bërë shpërndarjen me ndihma humanitare në veshmbathje  për kategori të caktuara pikërisht në këtë festë fetare.

Besimtarët mysliman festën e Kurban Bajramit e presin të përgatitur me veshmbathje të reja e ushqime të ndryshme. Kësaj here për nderë të Festës së Kurban Bajramit bashkatdhetari jonë nga Presheva  Avni Havuzi I cili jeton dhe vepron në Budapest të Hungarisë ka sjellë ndihma në veshmbathje për fëmijët bonjak dhe me raste sociale. Ndihmat janë pranuar nga sekretari I Kryqit të Kuq Lokal në Preshevë Ahmet Halimi  dhe shpërndahen në bazë të listës së poseduar të kategorive të lartpërmendura në Qendrën për Punë Sociale dhe këtij institucioni humanitar. Këto ndihma u dedikohen fëmijëve të moshave nga 1 deri në 6 vjeç. Është pikërisht kjo festë fetare arsyeja e shpërndarjes së ndihmave një falë për ti gëzuar sa do pak fëmijët nevojtar. Andaj duhet të gjithë ata të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në këtë mënyrë ti ndihmojnë rastet e nevojshme ka shtuar veç tjerash bashkatdhetari jonë Avni Hafuzi.

Ndihmat e këtilla bëjnë që shumë fëmijë bonjak dhe me raste sociale të  ju qeshin fytyrat pikërisht  në këtë festë e cila sjell paqe dhe gëzim.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch