Home » Lajme, PD » NDIHMOHEN SKAMNORËT NË KOHËN E VËSHTIRË

NDIHMOHEN SKAMNORËT NË KOHËN E VËSHTIRË

Forumi Rinorë i Partisë Demokratike shpërndan ndihma për familjet e varfura

 

NDIHMOHEN SKAMNORËT NË KOHËN E VËSHTIRË

 

Falënderimi nuk thuht gjithmonë vetëm me fjalë, nganjëherë më i madhë është edhe me ndjenja, e sidomos kur zemra dhe shpirti më së miri e thonë atë .

Kështu ishin sot ndjenjat e 25 familjeve skamnore të fshatit Tërrnoc dhe Bujanocit të cilëve u shpërndanë gjëra ushqimore në këto kohëra të vështira.

Skamja bëhet edhe më e vështirë kur kushtet atmosferike janë të ngjajshme me këto që jemi duke i përjetuar e veqmas kur lëvizja vështirësohet dhe nuk mund të sigurosh gjënë më elementare, ushqimin.

Forumi Rinorë i Partisë Demokratike dhe aktivistë të këtij subjekti politik, të përkrahur finansiarisht nga Kompania “AGRO ADRIA” nga Tërrnoci, duke i parë kushtet e vështira të disa familjeve dhe motin e acaruar që po mbretëronë, kanë ndërmarrë iniciativën per ti ndihmuar skamnorët nëpër vendbanimet shqiptare të komunës së Bujanocit.

Kryetari i Forumit rinorë të PD-së Arbër Pajaziti, është shprehur se, “ky është njëri ndër aksionet e këtij lloji dhe ne do të vazhdojmë me aksione të tilla edhe diteve në vazhdim”.

Pajaziti gjithashtu ka potencuar se, FR i PD-së , gjithnjë është në gatishmëri për ti ndihmuar skamnorët e veqanarisht fëmijët të cilët kanë më së shumti nevojë.

Familjet që kanë marrë ndihma, janë shprehur tejet të gëzuara, veqanarisht fëmijët të cilët i tregojnë më së miri ndjenjat.

Partia Demokratike që nga themelimi i sajë ka ndërmarrë disa aksione me rëndësi shum të madhe për ti dalur në ndihmë familjeve me kushte të vështira finansire, duke mos lënë anash as fëmijët për festat e fundivitit.

 

M Ahmeti

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch