Home » Lajme » NDRROI JETË KËNGTARJA VJOLLCA SUSAJ (PRELAJ), BASHKËSHORTJA E KOMPOZITORIT KOLË SUSAJ- MJESHTËR I MADH

NDRROI JETË KËNGTARJA VJOLLCA SUSAJ (PRELAJ), BASHKËSHORTJA E KOMPOZITORIT KOLË SUSAJ- MJESHTËR I MADH

Sot ka ndrrue jetë në Tiranë, në moshën 64 vjeçare, këngtarja e mirënjohur Vjollca Susaj (Prelaj), bashkëshortja e kompozitorit të shquar, Kolë Susaj – Mjeshtër i Madh.

Këngtarja e mirënjohur e muzikës së lehtë dhe popullore, Vjollca Susaj (Prelaj), ka marrë pjesë në veprimtari lokale, kombëtare e ndërkombëtare të Ansamblit “Dardania” të Tropojës; në skena të Festivaleve Folklorike Kombëtare të Gjirokastrës, në Festivalin Folklorik Ballkanik të Ohrit (1974), në Festivalin Folklorik në Frigurg të Zvicres (1989); në konkurrime e koncerte në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Europë etj., ku është vlerësuar për arritjet e kontributet e saj.

Vjollca Susaj-Prelaj është e origjinës nga një familje atdhetare kombëtare shqiptare nga Kolashini në Malin e Zi, vajza e intelektualit, e Bajram Hoxhës (Prelaj) një personalitet i njohur në Tropojë e jashtë saj; motra e këngtarit të ndjerë Petrit Hoxha, etj.

Këngtarja e mirënjohur Vjollca Susaj (Prelaj), sëbashku me bashkëshortin e saj, kompozitorin e shquar Kolë Susaj – Mjeshtër i Madh, gjatë jetës e aktivitetit të tyre në Tropojë dhe në Tiranë, lindën e rriten dy fëmijë të edukuar, të shkolluar, elitarë, me nipër e mbesa duke krijuar një familje model në tre breznitë e tyre të derisotme.

Arritjet e çiftit të mirënjohur Susaj në jetën e tyre të përkushtuar familjare e aktivitetin e madh kulturor të shumanshëm e të vazhdueshëm ndër dekada e shtete të botës janë dhe meritë kontributore e njëri-tjetrit, të cilët u njohën, u rritën dhe u lartësuan në veprimtari të tilla.  Ky çift i nderuar i lindën e rritën dy fëmijë të edukuar, të shkolluar, elitarë, me nipër e mbesa, duke krijuar një familje model për shoqërinë e kohën në tre breznitë e tyre të derisotme.

Në një njoftim të shpallur nga bashkëshorti i saj, Kolë Susaj, dijenohet se Varrimi do të bahet me 28 shkurt 2020, ora 14.00, në Varrezat e Tufinës në Tiranë dhe nisja do të jetë nga “Alba 2000”, Rruga e Dibrës, 302. (Zona e Medresesë) në Tiranë.

Ngushëllime dhe i koftë i lehtë Dheu i Tokës Shqiptare!

Ramiz LUSHAJ

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch