Home » Opinione » “Ndryshimi”, Shqiprimi dhe zhgënjimi

“Ndryshimi”, Shqiprimi dhe zhgënjimi

Zhgënjimi nga premtimet boshe

Me dekada Preshevën e lodh’te

Partitë politike shum’ premtonin

Por, premtimet nuk i realizonin!

Nga kjo gjendje ishin dëshpruar

Populli dhe rinia, të papunësuar

Edhepse me kohë të diplomuar

Në punë askush s’i kishte ftuar!

Me diploma në xhep,t’pashpres’

Duke kruajtur, kupën e kresë

Vërdallë silleshin, o haj medet

Vallë, si t’ia bënin,në këtë jetë!

Edhepse kish’ ardhur pluralizmi

Në vitet e 90-ta, demokratizimi

Na ishin formuar partitë politike

PVD, PDSH, etj., “demokratike”!

Gjendja fare s’kishte ndryshuar

Nga varfëria, populli ish mjeruar

Prandaj,shpërngulja isht’ shtuar

Për bukë t’gojës, duke migruar!

Në këtë gjendje të mjeruar

Nga Gjermania e “bekuar”

“Ndryshimin”,duke na premtuar

Shqiprimi votat i kishte fituar!

Nga zgjedhjet, doli parti e dytë

APN,akoma pa’ mbushur një vit

Duke e votuar, nga dëshprimi

PVD tha: “të na prijë Shqiprimi”!

Edhepse PDSH doli e parë

Shqiprimi fitoi postin kryetar

Sepse ashtu vendosi koalicioni

APN-PVD,kështu Shqiprimi fitoi!

Asnjëherë më parë, s’ishte parë

Në komunë t’Preshevës, kryetar

Kandidat’ i panjohur,pasprovuar

Postin e kryetarit, ta ketë fituar!

Në Preshevë,ndodhi “mrekullia”

Sepse, Shqiprimi,nga Gjermania

Lehtë votuesit i bindi, me nxitim

Na mashtroi, do bëj “ndryshim”!

Kryetari,punës ia filloi më30 maj

Atëbotë,na ishte muaji Ramazan

Krejt stafi, tërë muajin pushuan

Punës s’ia filluan, se agjëruan!

Kështu, komuna “ra me fjetë”

Gjatë këtij muaji,duke bër’ibadet

Sepse, agjërimin e kemi obligim

Faljen, namazin,me përkushtim!

Komuna u shndërrua, në xhami

Me mjekrra e pamje, si vehabi

Politikën dhe fenë, i ngatërruan

Këta politikanë tanë,të”bekuar”!

Menjëherë u pa, çfarë “marifeti”

Tmerrësisht ishte mashtru’mileti

Premtimet e fushatës, i harruan

Si arrogantë dhe të pa edukuar!

Por me tendera i filloi Shqiprimi

E hetoi se aty nga keqpërdorimi

Manipulimi i madh e korrupcioni

Logariti se do pasurohej, i gjori!

Por ashtu punët nuk i shkuan

Sepse, nga PVD-ja intervenuan

Se komuna nuk është private

Por legjislativ i kësaj popullate!

Prandaj, së shpejti, iu pa puna

Se me tillë, s’drejtohet komuna

Pasoi prishja e koalicionit, frikë

Shqiprimi,u dërgua në opozitë!

Me këtë gjendje nuk pajtoi

As pronari i “preshevacom”-it

Që dështoi,për zëvendësdrejtor

Tentoi për t’bër’ zyre n’korridor!

Dështimi Dritonin, na e mërziti

Nga inati i madh, ai desh pëlciti

U betua se do të luftoj me takat

Portali i tij,Rizës me ia bë,”mat”!

Pastaj, Dritoni sulmoi si terrorist

Në qendër t’Preshevës, aktivist

Zëdhënësin e komunës’ kërcnoi

Policia, fatmirësisht, e shpëtoi!

Për dhunën,shpifjet, terrorizmin

E ushtruar bashk’me Shqiprimin

Në Gjykatë, dhe para drejtësisë

Do të dalin, para përgjegjësisë!

Nehat Hyseni

23/04/2017

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch