Home » Kulturë » Ndyshon ritmi shkollor në Francë

Ndyshon ritmi shkollor në Francë

Internacia pedagogia revuoRenee Triolle

triolle.renee@wanadoo.fr

 

Ndyshon ritmi shkollor në Francë

Kur në vitin 1865 ministri Jules Ferry vendosi, që mësimdhënia të jetë shtetërore, pa pagesë dhe jofetare, nxënësit flisnin gjuhët rajonale, por mësonin më kujdes në frëngjisht, sepse shkolla ishte një “ashensor” drejt një kushti më të mirë shoqëror dhe ngritje profesionale. Tani Franca e ka humbur vendin e saj të parë dhe është ajo që shpenzon më shumë  për mësimdhënie, por ka rezultatet më të ulta.

Kësaj i shtohet edhe fakti, që ministrat e ndryshëm dëshirojnë të lënë emrin e vet në reformat dhe ndryshojnë diçka  ose pak në strukturën e shkollës kështu që nuk është më i dukshëm qëllimi kryesor “me lexue, me shkrue dhe me njehsue”. Grupe të ndryshme ndikues e shtyjnë atë drejt mësimdhënies psh të latinishtes, fizikës, filozofisë etj në varësi të momentit.  Veç kësaj  e shtyjnë shkollën shumë drejt  psh edukimit me ekologji, me paqë, me trafik, me të drejtat e njeriut etj.

Reforma për stërvitjen e mësuesve privilegjon dijet dhe jo pedagogjinë,  as zbulimin e problemeve që kanë fëmijët.

Probleme: po të bëjmë krahasim me Finlandën, ky fëmi ec përpara sipas ritmit të vet, ndërsa në Francë sistemi privilegjon tërë grupin. Të gjithë duhet të ecin njëkohësisht, pra shfaqen “dështakët”, dhe kur kjo ndodh në klasën e parë, kur fëmija nuk është në gjendje as të lexojë e të shkruajë, mësimdhënia e tij bëhet krejt katastrofale. Përzgjedhja bëhet sipas paaftësisë dhe mosfavorizimit.

Franca adhuron Gjermaninë, ku ka punëtorë krahu kompetentë, ndërsa në Francë nxënësit që drejtohen kah “studimet për punë krahu” janë nga më të këqinjtë, aq më tepër që në shumë degë të ndryshme që studiohen askush nuk i përdor duart. Janë zhdukur qendisja, thurrja, gatimi, kopshtaria, elektronika, eksperimentet, punimi i drurit; si rrjedhojë fëmia nuk prodhon asgjë me duart e veta nuk ka mundësi të zbulojmë se kush e pëlqen  dhe kush është i aftë.

Shtresat shoqërore japin  një edukatë shtëpiake, një nivel gjuhësor, një kapital kulturor. Për rrjedhojë fëmijët nga shtresat e ulta shoqërore, që mezi e flasin një minimum frëngjishte (gjithnjë e më shumë emigrantë) ose jetojnë në familje, ku nuk lexojnë letërsi, nuk vizitojnë muzeumet, nuk flasin për tema “kulturore”, janë të braktisur.

“Ashensori” nuk funksionon më për shkak të “indiferentizmit ndaj  diferencave”. Janë të shpeshta klasat më tepricë nxënësish, kështu mësuesi nuk mund të ketë një pedagogji të përshtatur për të gjithë nxënësit, që nuk kanë sukses, nuk përparojnë, neveriten, e braktisn shkollën. Sespse në se nuk kanë sukses, u propozohen më shumë kurse!

Si përfundim: ndërmjet 15 vjeçarëve, një në pesë  ka mbetur dy vjet në një klasë (në botë mesatarisht 13%) dhe numri i nxënësve të pasuksesshëm u rrit nga 15 % më 2003 në 20 % më 2013.

Edhe ministri i tanishëm, Vincent Peillon (Vensan Pejon) don ta përmirësojë sistemin dhe rezultatet. Në bazë të statistikave, ai arriti në përfundimin, që shkollarët francezë janë ndër ata që studiojnë më gjatë në shkollë (gjatë ditës, gjatë javës). Pra për ta shmangur, që nxënësi të mësojë shumë kohë, duhet ta ndryshojmë ritmin e shkollës. Fëmia ta vizitojë shkollën  gjatë 4 ditëve e gjysmë (ministri i mëparshëm vendosi gjatë 4 ditëve) dhe ta mbarojë më herët çdo ditë, sipas modelit të Gjermanisë dhe Rusisë.

Por ritmi i prindërve nuk përputhet me ritmin e fëmijëve. Punon babai dhe nëna, nuk është më afër gjyshja. Për rrjedhojë, nuk mund t’i lirosh dot nxënësit para orës 15 por duhet të kujdesehs për ta gjer në orën 17. Dhe ai bëri reformën, që ua ngarkon qyteteve të kujdesen për programin jashtëshkollor, duke propozuar lojra, sporte, muzikë etj në fund të pasdites.

Cili është rezultati?Shumë qytete, kryesisht qyteza apo fshatra nuk kanë as para as njerëz për të punësuar “ndihmësa), që do japin mësim jashtë kohës shkollore, por sërish në shkollë propozojnë veprimtari. Një përqindje e madhe ka kundërshtuar futjen e ndryshimit për vitin 2013-2014 por patjetër kjo duhet bërë vitin që vjen. Çorba është e tillë që shoqëritë bëjnë anketime, nëse fëmijët janë më mirë, në se ata i pëlqejnë veprimtaritë.

(Marrë nga revista Internacia Pedagogia Revuo, nr 1/2014)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch