Home » Kulturë » NË ÄNGELHOLM TË SUEDISË U MBAJT SESIONI I PARË SHKENCOR

NË ÄNGELHOLM TË SUEDISË U MBAJT SESIONI I PARË SHKENCOR

NË ÄNGELHOLM TË SUEDISË U MBAJT SESIONI I PARË SHKENCOR  I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE, KRIJUESËVE SHQIPTAR NË SUEDI (SHSHAKSHS-së).

U PROMOVUA PO ASHTU LIBI “KOSOVA” I, II DHE III E HISTORIANIT JUSUF BUXHOVI.

 

 

Në kuadër të planit të punës së Kryesisë së SHSHAKSHS aprovuar kohë më parë me rastin e konstituimit të kësaj shoqate është paraparë që çdo vit të mbahen sesione shkencore, në të cilat do të prezentohet puna,  aktiviteti  dhe publikimin e vlerave të mirëfillta kultutore dhe gjuhësore të bashkëkombasve tanë në këtë vend të largët verior të Suedisë, i cili u mbajt në Ängelholm me temën: “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”.

Po ashtu, u hapë një ekspozitë e krijimtarisë nga krijuesit në Suedi, dhe historianit Jusuf Buxhovit i dhuruan libra krijuesit në Suedi.

Të pranishmëve ju uroj mirëseradhje nikoqiri z. Rrahman Rrahmani kryetar i SHKSH “Nëna Terezë”, ku me pak fjalë ai paraqiti një prezentim të shkurtër të punës dhe kontributit të anëtareve të kësaj shoqate, në gjashtë vitet e punës së saj të frytshme, në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në Suedi. Për nder të këtij sesioni të parë shkencor Ansambli i SHKSH “Nëna Terezë”u paraqit në skenë me vallen e “Rugoves “ku  u mirëprit me duartokitje frenetike nga të pranishmit e këtij Sesioni Shkencor.

Më pastaj,  Sesionin e parë Shkencor e shpalli të hapur z. Hysen Ibrahimi, kryetar i SHSHAKSHS-së, i cili ndër të tjera tha:

 

Sot me 2 qershor 2012, Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve, Krijuesve Shqiptar në Suedi

”Papa Klementi XI Albani” po shenon një datë, e cila e do ta ket rëndësinë e vet në fushën e kulturës, publicistikës dhe krijimtarisë shqiptare sidomos në pasqyrimin e mbarëvajtjes së proceseve për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe krijimtarin e krijuesve tanë në Suedi dhe më gjërë nga bashkatdhetarët shqiptarë. E veçanta dhe më e rëndësishme, është ruajtja

e miqësisë shqiptaro-suedeze, duke vlerësuar lartë ndihmën dhe kontributin e popullit

mik suedez, të cilët na përkrahën gjatë gjithë kohës në strehimin e tyre duke na ofruar të gjitha kushte të barabarta me popullin suedez, deri sa ne u çlriuam. Si dëshmi e kësaj

shteti i Suedisë, më 4 mars 2008, menjëherë pas rishpalljes së pavafësisë e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Falemdinderit Suedi, për jetë do u jemi mirënjohës.

Jag böjer mig inför den vänliga svenska folket!

Zonja dhe zotërinjë,

Kam nderin dhe më lejoni, që në emër të Kryesisë, anëtarësisë, grupeve punuese dhe në emrin tim personal, të shpalli të hapur Sesionin e parë Shkencor, me temën:

”THESAR KOMBËTAR I MËRGATËS SHQIPTARE NË SUEDI”.

 

 

Lidhur me punën e deritashme në realizimin e botimit të librit në fjalë, fjalen e rastit e mbajti Fetah Bahtiri i cili referoj në pika të shkurtëra mbi ate se deri ku është arritur në këtë drejtim.

Kumtesat në këtë Sesion i lexuan: Muftar Avolli, Avdyl Uka, Mursel Shkupolli, Nazif Hajra, Mehedin Ademi, Xhavit Çitaku, Bajram Muharremi, Zyrafete (Kryeziu) Manaj, Abdurrahim Vallasa, Hamide Vllasa, Isuf Bajraktari dhe Shaban Gashi.

Grupet punuese në përpilimin e këtij libri apo si vet ata e quajtën ”Thesar”prezentuan para të pranishmëve punën e tyre në prezentimin e gjurmëve dhe jetesës së bashkëkombasve tanë në Suedi. Ky libër pritet që së shpejti të dal nga shtypi nën përkujdesjen e SHSHAKSHS dhe ne ndihmën finansiare të biznismenit shiqptar këtu në Suedi z. Halim Hotit. Moderatore e këtij Sesioni të parë Shkencor ishte znj. Miradije Sopa e cila udhëheqi për mrekulli këtë sesion shkencor.

Pas kumtesave, z. Hysen Ibrahimi shplli të përfunduar Sesionin e parë Shkencor të organizuar nga SHSHAKSHS-së dhe për nderë të pranishmëve u shtrua një drekë e përbashkët.

Në këtë sesion shkencor merrnin pjesë anëtar të Shoqatës së Shkrimtarëve, admirues të fjalës së shkruar, bashkëkombas nga qyteteve të regjionit Skåne, miq suedez të shqiptarëve, Kryetarja e Kryesisë së Komunës Ängeholm Åsa Herbst, e cila edhe pershendeti me disa fjalë këtë sesion dhe shoqatës shqiptare këtu  i dëshiroj suksese në të ardhmen dhe se tha se shqiptarët do kenë mbeshtjete e institucioneve të qyteti Ängeholm edhe në të ardhmen në punëne e tyre.

Mysafirë i SHSHAKSH, në këtë sesion shkencor të parin ishte historiani, shkrimtari, publicist dhe gazetari shumëvjeqar dikur  në të përditshmen Rilindja të prishtinës, Jusuf Buxhovi. Jusuf Buxhovi ishte mysafir i shoqatës së shkrimtarëve me rastin e prezntimit të libirtit të tij historik ”Kosova” në tri pjesë botuar kohë më parë në Prishtinë.

Libri ka tri vëllime: Antika dhe mesjeta, Perandoria osmane dhe Nga konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar. Botues të këtij projekti, të parit në historiografinë shqiptare, janë “Faik Konica” nga Prishtina dhe “Jalifat Publishing” nga Hjustoni i SHBA-ve.

Në këtë vazhdë nga ana e anëtarëve të SHSHAKSHS u paraqtiën kumtesa lidhur me librine  Jusuf Buxhovit të cilat kumtesa zgjuan kërsherin dhe interesimin e të pranishmëve në këtë sesion.

 

Për librin “Kosova” në tri vëllime, referuan: Hysen Ibrahimi, Osman Ahmetgjekaj, Rizah Sheqiri si dhe Hamit Gurguri.

Sipas Hysen Ibrahimit”Kosova” e Jusuf Buxhovit është libri i parë historiografik i kësaj natyre. Në hyrje, autori bën të ditur se fjala është për një shkrim gjithëpërfshirës të historisë shqiptare nga antikiteti e deri në kohën tonë, ku Kosova jo vetëm që nuk shihet e shkëputur nga koncepti i Shqipërisë së natyrshme, por ajo paraqitet si qendër e saj shpirtërore, kulturore dhe shtetërore.

Me këtë rast, autori, fokusimin e përqendron te Pellazgët, ku Dardanët dhe Dardania paraqiten trungu kryesor i asaj që më vonë njihet si vazhdimësi iliro-shqiptare.
Duke shfrytëzuar shumë burime nga historiografia botërore, veçmas ato nga autorët antikë, Buxhovi nxjerr përfundimin se Dardanët janë themelues të Trojës dhe bartës të qytetërimit antik, i cili me pa të drejtë u është atribuuar grekëve, të cilët erdhën shumë vonë dhe përvetësuan gjithë qytetërimin pellazg, madje edhe shkrimin e tyre.
Ndersa sipas poetit, publicistit dhe shkrimtarit Rizah Sheqiri  Buxhovi është i pari historian që shpalos një qeshtje madhore për ne e kjo është se ne kemi filllua tia shkruajm vetës vet historinë tonë gjë e cila deri më tani nuk ka qenë. Sheqiri tha se deri me tani të mëdhenjët  kan shkruar historinë e të vegjlëve dhe të dobëtve.

Buxhovi, thotë ky sjellë sot fakte të reja të pamohueshme, të pa thyeshme dhe sot pra është koha që edhe të vegjlit të shkruajnë historinë e tyre.

Sheqiri kumtesëne e tij e filloj me një vargë të një poezie të tij në shqip botuara kohë më parë në të cilën paraqet këtë iden e të medhenjëve dhe të fortëve  po ashtu e perfundoj kumtesene  e tij me të njejtën poezi por në gjuhën suedeze cka beri jehonë në sallë nga duartrokitjete e të pranishmëve.

Ndërsa Osman Ahmetgjekaj tha se është shumë më rendësi për ne sot qeshtja e  shtet formimit shqiptar, me ç’rast autori sjell një pamje tjetër nga ajo që është parë nga historiografia ideologjike shqiptare.

Hamit Gurguri në kumtesen e tij u ndal më shumë në aspektin letrar të këtij libri e që me të vertetë ka edhe efektin e vet edhe letrar.

Autori, Buxhoi, tha se nuk ka bërë tjetër pos që gjërat e njohura i ka vendosur në vend të vet, duke i rivlerëusuar dhe se shpreson se rruga që e ka nisur jo vetëm që do të pranohet, por edhe do të vazhdohet nga një çasje gjithëpërfshirëse e historianëve.

Me këtë rast Buxhovi theksoi se historiografia shqipare duhet të tejkalojë pengun e klisheve të historiografisë serbomadhe, ku edhe sot e gjithëditën barten disa nga tezat e saj rreth mitit mesjetar serb, mbi të cilin u ndërtuan planet hegjemoniste serbe. Ai theksoi se shteti i Kosovës duhet të krijojë kushte që historianët të krijojnë vepra shkencore të një vlere të qëndrueshme, me të cilat luftohen konceptet hegjemoniste të historiografisë serbomadhe, në vend se të kënaqet me kuazihistorianë, të cilët historinë e shtetit të Kosovës e shohin të shkëputur nga kontinuiteti i saj mijëravjeçar duke e rrudhur në një dhjetëvjetësh me heronjë të shpifur!

Kryesia e SHSHAKSHS-së, ndau “MIRËNJOHJE” publike historianit Jusuf Buxhovi me motivacionin:

“për kontributin e dhënë shumëvjeçar për shqiptarët, dhe çështjen shqiptare”.

Në kuadër të Sesionit Shkencor, u shfaq edhe filmi dokumentar “Një vizitë tek të mbeturit pengë”, ku u paraqitën fshatrat Cerajë, Bistricë dhe Koshtovë e Vllahisë (fshatra shqiptare në pjesën veriore të Mitrovicës dhe Kosovës) për gjendjen e tyre tejet të vështirë, ekonomike, sociale, arsimore dhe kulturore. Filmi ishte realizuar nga arsimtari Sejdi Zeka-Dreni.

 

Në emër të Kryesisë së SHSHAKSHS-së, Sesioni e shpalli të mbyllur z. Hysen Ibrahimi, kryetar. Për nderë të pranishmëve u shtrua një drekë e përbashkët.

 

Komisioni për Informim

pranë SHSHAKSHS-së

Sokol Demaku, kryetar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch