Home » Lajme » Në Beograd do ta këndojmë himnin madhështor ‘Besa Besë’

Në Beograd do ta këndojmë himnin madhështor ‘Besa Besë’

Shoqata e Tifozëve “Ballistët Tetovë 1992”, përmes një deklarate me shkrim thekson se policia serbe është e obliguar ta garantoj ndeshjen mes klubeve futbollistike, Shkëndija dhe Partizani, e cila do të luhet më 13 korrik në Beograd.

“Tani më UEFA e dha lejen, policia serbe është obliguar të garantoj ndeshjen në të gjitha aspektet nuk ka nevojë për panik, por fundi i fundit: Më mirë një ditë LUAN se sa një jetë LEPUR !Ne të gjithë duhet ta dimë një gjë se, data 13.07.2011 (e mërkurë) për të gjithë shqiptarët është ditë ku “kufijtë e hekurt” do hapen dhe historia do shkruhet ndryshe”, thuhet në deklaratën e tifozëve të KF Shkëndija.

Shoqata e Tifozëve “Ballistët Tetovë 1992” thonë se do të krijojnë atmosferë në Beograd, ku edhe do të këndohet himni kombëtar, Besa Besa.

“Pse ti mbyllim sytë në ditën kur KOMBI, TETOVA, SHKENDIJA dhe BALLISTET- përfaqësohen nga një zë, nga zëri ynë, nga zëri që ruajti energji shekuj me radhë, për tu bë më i fuqishëm se kurrë, pikërisht në këtë ditë. Tani më KOHA ERDHI, na mbetet neve të tregojmë se sa e mbajmë fjalën dhe se sa i qëndrojmë BESNIK klubit që çdo ndeshje ja kemi kënduar: Himnin madhështorë “BESA BESË” !Pse mos ti lejmë arsyet e paarsyeshme anash, në vend të tyre të krijojmë atmosferë, tamam si i ka hije një Derbit Ballkanas !”, thuhet më tej në njoftim.

Pse të mos bëhesh TI ai shkaktari që do e mund panikun e krijuar, pse të mos mendohen gjërat nga ana pozitive. A pak pesimizëm kemi treguar deri më tani NE si popull !?

Nuk është momenti për tu fshehur nga realiteti sepse nesër do turpërohemi përsëri përpara ti.

“Ballistët Tetovë 1992” thonë se do ti dhurojnë emocion adhuruesve shqiptar të futbollit.

“Kënaqësitë e jetës lidhen me emocione, SHKENDIJA dhe BALLISTET ti garantojnë ato. A je Shqiptar ? Çka pret ? Na erdh vakti ! Nisemi për në Beograd !

Nje ditë si kjo e ënderuam me shekuj, e kujtuam gjatë, e pritëm me emocione drithëruese, me lot – TANI E KEMI.., erdhi, BASHKOHU dhe bëhu pjesë e udhëtimit më të madh që do ti përfaqesojë DY NGJRYAT më të bukura të kësaj bote…

Ndryshe nuk do na e bëj hallall “Marshin Beqiri” dhe të gjithë ata që e deshtën por nuk patën fatin të gëzohen në këto ditë të mrekullueshme për Skuadrën e Zemrës S H K Ë N D I J A”, thuhet më tej në njoftim.

They leave me inspired, with new ideas, www.justbuyessay.com/ feeling more courageous, and feeling connected to others

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch