Home » Lajme, Ndërkombëtare » Në Boros të Suedisë mbahet manifestimi kulturor “ Sofra Poetike”

Në Boros të Suedisë mbahet manifestimi kulturor “ Sofra Poetike”

Ky eveniment ka edhe karakter garues, ndaj të gjitha krijimet që i arrijnë jurisë duhet të jenë me shifër
XHAVIT ÇITAKUShkruan: XHAVIT ÇITAKU
Qendra Kulturore Artistike “ Migjeni” në Boros të Suedisë, në kuadër të shumë aktiviteteve që po zhvillon një kohë të gjatë, së bashku me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptar Papa Klementi XI Albani”, që vepron në këtë shtet skandinav, për herë të tretë me 26 mars të vitit të ardhshëm do të organizojnë manifestimin letrar titulluar “ Sofra poetike”, në të cilin do të marrin pjesë krijues e dashamirë të fjalës së shkruar jo vetëm nga Suedia, por edhe nga disa shtete të Ebropës ku me sukses punojnë e veprojnë krijues shqiptar si dhe poet e miq suedez. Sipas organizatorëve Sokol Demaku dhe Hysen Ibrahimi, ky manifestim që tashmë është bërë tradicional, qëllim kryesor ka kultivimin dhe ruajtjen e poezisë shqipe në mërgatë. Thënë konkretisht, kjo veprimtari ka për qëllim që ta kultivoj dhe ruaj gjuhën dhe kulturën shqiptare në mërgim në këtë pjesë të Evropës. Njëkohësisht ky manifestim, kjo sofër, paraqet një shtytje e nxitje për të gjithë ats që janë të prirur të merren me shkrime që ta gjejnë vetën këtu, të veprojnë kështu në mënyrë të organizuar dhe nesër të krijojnë vepra të mira kulturore, artistike e kombëtare.
Poezia është fuqi magjike që bashkon
Nisur nga përvojat e deritashme e organizimit të këtij evenimenti, poezia u lartësua si një fuqi magjike që po arrin të tuboj krijues e dashamirë të fjalës së shkruar nga shumë vende të botës. Në të vërtetë, ky tubim letrar i dha një përgjigje karakterit domethënës të poezisë, kësaj ëme të artit. Poezia jep një mesazh se si vuajtja dhe dhimbja mund të shihen si pozitivisht si dhuratë, duke qenë se ajo mund të shndërroj të keqen në diçka të mirë dhe të bukur, në poezi. Dhimbja për fatin e atdheut, për krimet e e armiqve mizor, për vuajtjen që vjen papritmas dhe pa mëshirë, malli për atdhe, të gjitha këto do të jenë pjesë përbërëse në vargjet e këtyre krijuesve mërgimtarë, jo vetëm të tyre. Kuptohet se së në krijimet e tyre jetojnë edhe lirika, lumturia e dashurisë dhe optimizmi, prapë jo aq shumë sa dhimbja e malli.
Ky eveniment ka edhe karakter garues
“ Sofra poetike” ka edhe karakter garues. Ndaj pritet që jurisë profesionale do t’i arrijnë një numër i madh i poezive nga shumë krijues jo vetëm mërgimtarë, ashtu siç ndodhi në tubimet e mëparshme poetike. Me një fjalë, do të ndahen çmime për tre krijime më të mira. Të gjitha poezitë duhet të dërgohen me shifër , ashtu siç ndodhi deri me tash.
QKA “ Migjeni” dhe SHSHKSH” Papa Klemtini XI Albani, që veprojnë në këtë shtet skandinav, meritojnë lëvdata për një punë të mrekullueshme që janë duke bërë këtu në mërgim në synimin e vetëm që në këtë mënyrë t’i shërbejnë rinisë sonë, popullit tonë dhe atdheut, të cilin e donë aq shumë këta krijues, shkrimtarë e veprimtarë. Po ashtu, qëllimi i këtij manifestimi është që t’ afroj njeri me tjetrin krijuesit shqiptar me krijues të vendit ku ata veprojnë e krijojnë, pra me poetë suedezë dhe krijues të komuniteteve tjera që jetojnë e veprojnë në këtë shtet skandinav.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch