Home » Lajme, Ndërkombëtare » Në Bruksel nis rrethi i ri i bisedimeve

Në Bruksel nis rrethi i ri i bisedimeve

Bashkimi Evropian ka njoftuar se rrethi i ri i biedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit ka nisur në Bruksel.

“Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, është duke takuar kryeministrin (e Serbisë) Daçiq dhe zëvendëskryeministrin Vuçiq. Kjo do të pasohet nga një takim dypalësh me kryeministrin Thaçi. Takimi i përbashkët do të zhvillohet pas këtyre”, thuhet në njoftimin që ka lëshuar zyra e baroneshës Ashton.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë takohen sot për të 16-tën herë.

Pritet që në fokus të takimit të përbashkët të jenë zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Të dy kryeministrat do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit, e fokusi kryesor do të jetë përgatitja e zgjedhjeve”, ka thënë  Maja Kocijançiq, zëdhënëse e kryediplomates evropiane, Catherine Ashton. Gjatë takimit pritet të zgjidhet çështja e emrit të listës unike “Srbija” që do të marrë pjesë në zgjedhjet e sivjetme. Ministri pa portofol i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se përfaqësuesit e BE-së me të cilët foli për emrin e listës së përbashkët serbe nuk kishin kritika ndaj emrit të saj, ashtu siç ka Prishtina dhe theksoi se emri i listës mund të ndryshohet vetëm me pajtimin e serbeve nga Kosova. “Bisedova me përfaqësuesit e BE-së, për emrin e listës serbe dhe ata më informuan se pala shqiptare, janë duke u ankuar për këtë listë, respektivisht vetëm për emrin e listës. Nuk e kam përshtypjen që përfaqësuesit e BE-së ndajnë mendimin e njëjtë”, ka thënë Vulin. Dy kryeministrat pritet të bisedojnë edhe për telekomin e energjinë, për të cilat paralajmërohet se do të arrihet marrëveshje.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch