Home » Lajme » Në Bruksell bisedohet edhe cështja e diplomave të studentëve nga Lugina e Preshevës

Në Bruksell bisedohet edhe cështja e diplomave të studentëve nga Lugina e Preshevës

Këtë na e konfirmoi edhe zv.kryeministrja e Republikë së Kosovës znj.Edita Tahiri. Znj.Edita Tahiri sot nga Brukselli i ka deklaruar agjjencisë innformative “Presheva Jonë” se “në rundin e sotëm me palën serbe dhe ndërmjetësimin e BE-së do të përcaktohet se cili institucion, orgnizatë ndërkombëtare e pranueshme nga dy palët, do të bejë certifikimin e diplomave të komunitetit serbë në Kosovë dhe diplomat e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës që kanë diplomuar në universitet e Repuublikës së Kosovës…”

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, gjendet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në raundin e gjashtë të dialogut teknik midis Prishtinës dhe Beogradit. Duket se kësja radhe do të bëhet fjalë edhe për njohjen e diplomave qofshin të studentëve serbë në Kosovë me vula RS apo ato të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me vula të RK, këtë e kanë informuar për agjencinë “Presheva Jonë” burimet e BE-së nga Brukselli.

Këtë na e konfirmoi edhe zv.kryeministrja e Republikë së Kosovës znj.Edita Tahiri. Znj.Edita Tahiri sot nga Brukselli i ka deklaruar agjjencisë innformative “Presheva Jonë” se “në rundin e sotëm me palën serbe dhe ndërmjetësimin e BE-së do të përcaktohet se cili institucion, orgnizatë ndërkombëtare e pranueshme nga dy palët, do të bejë certifikimin e diplomave të komunitetit serbë në Kosovë dhe diplomat e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës që kanë diplomuar në universitet e Repuublikës së Kosovës…”

Mësohet se në këtë raund të dialogut teknik do të analizohet dhe do të intensifikohet puna e grupeve për implementimin e tri marrëveshjeve të arritura më parë. Në agjendë, kësaj radhe do të jenë pesë çështje: Njohja e vulave të doganave të Kosovës, telekomunikacioni, energjia, kadastrat dhe bashkëpunimin rajonal.

Në Delegacionin të Qeverisë së Republikës së Kosovës të prirë zëvendëskryeministrja Tahiri janë edhe Lirim Greiçevci – këshilltar politik i Kryeministrit, Dren Zeka – këshilltar kryesor politik i Tahirit, Elona Cecelia – këshilltare politike e zv/kryeministres Tahiri, Florent Bakija – përfaqësues i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Ali Hamiti – kryesues i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Fadil Ismajli – drejtor i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike, Arben Gjukaj – drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, Ekrem Hoxha – drejtor i bordit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, Naim Huruglica – drejtor i Doganave të Kosovës dhe Murat Meha – kryeshef i Agjencisë Kadastrale.
Bruksell, 2 shtator / AIK-Presheva Jonë

The following tools can help you start to think about essays free online how to be future ready ted ed is my favorite youtube channel

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch