Home » Lajme » Në Bujanoc janë regjistruar 40 përqind e popullatës, në Preshevë 1725 persona

Në Bujanoc janë regjistruar 40 përqind e popullatës, në Preshevë 1725 persona

Në komunat e Preshevës, dhe Bujanocit, komuniteti shqiptarë, është duke iu përmbajtur vendimit të Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë, për bojkot të regjistrimit. Në Bujanoc, thuajse regjistrimi ka përfunduar tek komuniteti serb, ndërsa në Preshevë janë regjistruar deri sot 1725 persona, prej tyre vetëm 75 shqiptarë.

 

Në komunën e Bujanocit po vazhdon edhe më tej regjistrimi i banorëve vetëm në vendbanimet serbe, dhe deri tani janë regjistruar 17.012 persona në 6025 shtëpi, ka deklaruar kryetari i komisionit regjistrues në Bujanoc Boban Pavloviq. Pavloviq ka thënë se në krahasim me regjistrimin e vitit 2002, ku kanë marrë pjesë edhe Shqiptarët, kur janë regjistruar gjithsejt 43.302 banorë në Komunën e Bujanocit, deri tani janë regjistruar 40% e banorëve në këtë komunë. “Shqiptarët edhe më tej po i përmbahen bojkotit për regjistrim dhe askush nuk ka marrë materialin regjistrues në vendet ku jetojnë shqiptarët” ka thënë Pavloviq, duke shtuar se pret që regjistrimi deri nesër të përfundojë në vendet ku jetojnë serbët.

Ndërsa, kryetari i komisionit regjistrues në Komunën e Preshevë Dragoljub Filipoviq ka deklaruar se në Preshevë deri tani janë regjistruar gjithsejt 1725 persona në 653 shtëpi. “Numri më i madh i të regjistruarve janë serb, kurse deri tani janë regjistuar edhe 75 shqiptarë, gjegjësisht 15 shtëpi” ka thënë Filipoviq. Regjistrimi tek shqiptarët mvaret nga rasti në rast, mirëpo një numër më i madhe e bojkotojnë regjistrimin. Filipoviq ka theksuar se në teren, pa marrë parasysh se shqiptarët bojktojnë regjistrimin, ka regjistrues shqiptar” ka shtuar Filipoviq. Sipas regjitrimit zyrtar të vitit 2002, në Komunën e Preshevës ka pasë 34.904 banorë.

One of the greatest help me do my homework obstacles to financial literacy is overcoming students’ fear of certain financial tools

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch