Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Në Bujanoc mbahet trajnim për mësimdhënës

Në Bujanoc mbahet trajnim për mësimdhënës

K U M T E S Ë

 

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), në bashkëpunim me Universitetin publik të Gjilanit “Kadri Zeka” si dhe në bashkëpunim me shkollat në gjuhën shqipe në Bujanoc ka mbajtur trajnimin një ditorë me mësimdhënësit klasor dhe lëndor.

Pas memorandumit të bashkëpunimit të KKSH-së dhe Universitetit “Kadri Zeka”, duke iu falënderuar rektorit Prof. Dr. Bajram Kosumit ka siguruar që të ligjërojnë nga Fakulteti i Edukimit në Gjilan edhe ate: Prof. Asoc. Dr. Januz Dërvodeli (Niveli fillor), Prof. Dr. Demë Hoti (Niveli fillor) Prof. Asoc Dr. Xhevdet Thaçi (Niveli lëndor) Prof. Ass. Dr. Bashkim Dalipi (Niveli lëndor). Ndërkaq trajnimi është mbajtur në hapësirat e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, ku 60 mësimdhënës nga shkollat me mësim në gjuhën shqipe të komunës së Bujanocit morën pjesë.

Vlen të theksohet se njëra shtyllat kryesore, ndër kompetencat e KKSH-së të garantuar me Ligjin mbi këshillat kombëtare të pakicave nacionale  është arsimi dhe ky trajnim shërben në këtë drejtim dhe të qenit me trendët e kohës që po zhvillohen në rajon. Gjithashtu, duhet theksuar se, i njëjti trajnim në fund javë do të organizohet edhe për mësimdhënësit e komunës Preshvës nga shkollat me mësim në gjuhën shqipe.

 

Bujanoc, 22.05.2017                         Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch