Home » Kulturë » NË BUJANOC NDODHI NJË NGJARJE E VEÇANTË KULTURORE

NË BUJANOC NDODHI NJË NGJARJE E VEÇANTË KULTURORE

Shkruan : Xhemaledin SALIHU

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë, të mërkurën, më 12 shkurt organizoi një eveniment të rëndësishëm kulturor në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc,promovimin e librit dhe hapjen e Ekspozitës me foto.

Para orës 18, në hollin e Shtëpisë së kulturës u mblodhën dashamirë të shumtë të librit dhe Ekspozitës me foto.

Ekspozitën : “Trashëgimia kulturore e Luginës së Preshevës” me më shumë se 120 foto nga lëmia: veprimtaria e Shoqatës/SHTKK/, lokalitete dhe gjetje arkeologjike, personalitete të rëndësishëm të Luginës së Preshevës, objekte të banimit, objekte publike, objekte sakrale fetare, UÇPMB-së, trashëgimi shpirtërore dhe asaj natyrore e shpallën të hapur Z.Xhemaledin Salihu, kryetar dhe Nehat Ramizi, anëtar i Këshillit drejtues të Shoqatës me prerjen e shiritit të Ekspozitës, ndërsa fjalë rasti mbajti kryetari i Shoqatës.Të pranishmitë u kënaqën duke shikuar dhe shijuar fotografitëe Elspozitës së pasur dhe me vlerë nga Trashëgimia kulturore e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Pastaj, në sallën e Konferencave të Shtëpisë së kulturës me intonimin e himnit kombëtar filloi promovimi i librit: “Lugina e Preshevës në Lëvizjen shqiptare gjatë historisë”, të cilën e hapi moderatorja e moderuar, shumë simpatike dhe me zë radiofonik Dionesa Ebibi nga Tërnoci.

Fjalën përshëndetëse e mbajti Z.Xhemaledin Salihu,kryetar,  me ç,rast përshëndeti të pranishmitë, dashamirët e librit, në veçanti përshëndeti: Dr. Veton Zejnullahun nga Prishtina, delegacionin nga Kumanova, në krye me Z.Hetem Xheladinin, kryetar i LASH-it, delegacionin e Bashkësisë Islame në Bujanoc me në krye me Hoxhë Sylejman Fejzullahu, delegacionin e OVL-së në Bujanoc me në krye më Z. Edmond Jusufin, Z. Rexhep Abazin, prof. nga Medvegja, Z. Hysen Këqikun, redaktor i librit nga Gjilani, mjetet e informimit” TV Bujanoci, TV Spektri,  Titulli.com, Z. Arsim Asllanin, drejtor i Shtëpisë së kulturës, të pranishmitë nga Presheva dhe të tjerët.

Me deklamim, një poezi nga libri,  në këtë eveniment u paraqit moderatorja Dionesa Ebibi, ndërsa me recitime të mira u paraqitën Nebahate Avdiu nga Tërnoci dhe Nurije Osmani, e cila shkëlqeu si gjithmonë me recitim inventiv dhe emocional.

Në pjesën artistike Z. Rexhep Abazi me një pikë muzikore, luajti me fyell, i mahniti të pranishmitë dhe fitoi aplauz të merituar.

Për librin fjalën e pati redaktori i librit, Z. Hysen Këqiku, si përherë i arsyeshëm në esenë e shkruar për librin.

Pikë qendrore e kësaj ngjarjeje ishte edhe ndarja e Mirënjohjeve dhe librave për të pranishëm. Kështu me Mirënjohje për kontributin e dhënë në veprimtarinë e Shoqatës u dekorua Doktori i shkencave historike nga Presheva Z. Veton Zejnullahu, i cili jeton dhe vepron në Prishtinë. Atij, poashtu iu dorëzua, në mënyrë solemne edhe libri i posa promovuar, si koautor në libër. I njëjti me emocione e pranoi, falemnderoi dhe përkujtoi se kjo Mirenjohje kur vjen nga vendlindja është edhe më e dashur.

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore i dhuroi libra edhe: Z. Selver Demirit, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, Z. Hetem Xheladinit, kryetar i LASH-it në Kumanovë dhe Z. Idiriz Sinanit, kryetar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Kumanovë.

Mirënjohjen dhe librat i ndau Z.Nehat Ramizi, anëtar i Këshillit drejtues të Shoqatës.

Këtë eveniment  e përshëndetën delegacioni nga Kumanova si dhe Z. Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” me seli në Preshevë, ndërsa autori Idriz Sinani i dhuroi libra Shoqatës dhe kryetarit të saj.

 

Preshevë, më 14 shkurt 2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch