Home » Lajme, Vendore » Në Bujanoc u mbajt Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar të Luginës dhe më pas edhe protesta gjithëpopullore me moton “Edhe unë jam terrorist”

Në Bujanoc u mbajt Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar të Luginës dhe më pas edhe protesta gjithëpopullore me moton “Edhe unë jam terrorist”

Sot, në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, me fillim në ora 10.30 u mbajt seancë e Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës, me ç’rast nxorri konkluzione të cilat iu drejtuan institucioneve relevante kombëtare dhe ndërkombëtare kundër arrestimeve që po kryehen padrejtësisht ndaj shqiptarëve të Bujanocit dhe të Luginës. Pas seancës prej orës 12 është mbajtur edhe protesta gjithëpopullore me moton “Edhe unë jam terrorist”, kundër arrestimit të tetë shqiptarëve dhe arrestimeve tjera nga ana e xhandarmerisë serbe.
Masa e tubuar në sheshin e qytetit bartnin pllakata me mbishkrime “Stop arrestimeve”, “Duam liri”, “Stop dhunës”, “Nuk jemi terrorist”, me flamuj kombëtarë dhe amerikan brohoritnin emrat e të gjithë të arrestuarve të Komunës së Bujanocit.
Para masës doli kryetari i Kuvendit dhe ai i Komunës së Bujanocit ku kërkuan lirimin e menjëhershëm e të gjithë të arrestuarve të cilët janë të pafajshëm dhe rrespektimin e amnestisë ndaj ish-ushtarëve të UÇPMB-së si dhe kanë ftuar që me 6 maj të vijnë të gjithë kudo që gjinden të dalin në zgjedhjet lokale se vetëm kështu mundemi ti themi stop Daçiqit dhe Daçiqëve që po u bën shqiptarëve të pafajshëm në këto troje tona.

2 Responses

  1. albana thotë:

    si gjithmon te shkelur e te sakatasur

  2. albana thotë:

    pa koment situata ne lugin por e pritus

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch