Home » Lajme » Bujanoc: U MBAJT KUVENDI I TRETË ZGJEDHOR I LPD-së

Bujanoc: U MBAJT KUVENDI I TRETË ZGJEDHOR I LPD-së

Sot, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, Lëvizja e Progresit Demokratik, mbajti Kuvendin e tretë zgjedhor, në të cilin merrnin pjesë drejtues të këtij subjekti politik, kuvendarë dhe përfaqësues të institucioneve komunale dhe organizatave tjera jo qeveritare.

 

Punimet e Kuvendit u hapën me intonimin e Himnit Kombëtar dhe një minut heshtje për gjithë të rënët për çështje kombëtare, emrat e të cilëve janë të skalitur  në altarin e lirisë.

 

Në fjalën përshëndetëse lideri i LPD-së Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i Kuvendit Komunal, theksoi mes tjerash se “LPD-ja është vazhduese e drejtpërdrejtë e idealeve të UÇPMB-së, e cila e konsideron veten vazhduese të përpjekjeve shekullore të popullit shqiptar për liri e barazi dhe për dinjitet kombëtar”.

Në vazhdim, kryetari i Lëvizjes zotëri Musliu, potencoi “ Angazhimin e LPD-së për implementimin e Marrëveshjes Paqësore të Konçulit, amnestimin e plotë të ish pjesëtarëve të UÇPMB-së dhe zbatimin në praktikë të gjitha marrëveshjeve tjera, duke llogaritë edhe Platformën politike të këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve komunale: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, më 14 janar 2006”.

Në fund të fjalimit të tij zotëri Musliu, shtoi se “Kuvendi i tretë zgjedhor i LPD-së do të jetë një Kuvend, i cili do të promovoj vlera në zgjedhjen e përfaqësuesve më të devotshëm të këtij subjekti politik, i cili nga kuvendi në kuvend ka treguar një maturi e pjekuri politike në veprimet e veta për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve shqiptarë të kësaj komune dhe më gjerë. LPD nga ky Kuvend do të del edhe më e fortë edhe më e konsoliduar, gjithmonë e hapur për bashkëpunim, ashtu siç ka treguar në koalicionin qeverisës lokal në Bujanoc dhe në aktivitetin e këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve komunale Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. LPD nga ky Kuvend do të del më i organizuar jo vetëm në Komunën e Bujanocit, por edhe në Komunën e Preshevës, në të cilën ka riorganizuar Degën, duke kyçur ish aktivistë të kësaj partie dhe shumë simpatizues të tjerë”.

Më pas fjalën e mori sekretari i LPD-së Shefket Jakupi, i cili me projektor i paraqiti parimet themelore, programin politik e social të këtij subjekti politik, i cili që nga vitit 2002, në të tri palë zgjedhje, ka drejtuar legjislativin në Komunën e Bujanocit.

Punimet e Kuvendit të tretë zgjedhor i përshëndeti kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip kamberi, i cili njëherit është edhe kryetar i Degëës së PVD-së për Buajnoc. Ai, diskutimin e tij e përqëndroi te sukseset që ka shënuar LPD-ja me PVD-në gjatë qeverisjes lokale, duke u treguar shembull i mirë i partneritetit udhëheq me pushtetin lokal.

Gjithashtu punimet e kuvendit i përshëndeti prindi i Komandant Lleshit, Haxhi Hysen Qazimi dhe kryetari i OVL-së për Bujanoc, Edmond Isufi.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së ish –UÇPMB-së, Dega në Bujanoc, ka bashkëpunim të ngushtë me LPD-në ashtu si edhe me subjektet e tjera politike, të cilat janë zëdhënëse të proceseve demokratike për avancimin dhe promovimin e çështjes shqiptare në rajonin e Luginës së Preshevës”, theksoi kryetari i Degës së OVL-së, Edmond Isufi dhe shtoi: “OVL është krah për krah me Ju, në rrugën e realizmit të kërkesave të qytetarëve shqiptarë, duke dëshiruar që nga ky Kuvend zgjedhor të dalin kuadro të afta dhe profesionale, të cilat do të jenë të denja t’i çojnë përpara proceset demokratike në realizimin e aspiratave tona shekullore për liri dhe pavarësi.

Kryesia e punës në përbërje prej 5 anëtarësh në prani të 101 delegatësh, zgjodhën me aklamacion kryetarin Jonuz Musliu, dy nënkryetarë: dr.Adnan Salihu dhe prof.Alifet Nuredini, sekretari mr Shefket Jakupi dhe 21 anëtarë të kryesisë.

Në fund kryesia e LPD-së, me rastin e Kuvendit të tretë zgjedhor, shtroi një koktej rasti, njofton Qendra për Informim e LPD-së.

 

Në vijim: pamje nga punimet e Kuvendit të tretë zgjedhor të LPD-së, mbajtur, më 24 mars 2012, në Bujanoc.

One Response

  1. Sadik Sadiku thotë:

    Sadik Sadiku;
    MASHALLA MASHALLA
    Tatari i marrt vesh— T a t a r– jam vet edhe nuk po mundem me i marr vesh.

    DRIDHE JUNUZ DRIDHE– O SOT O KURRE — HIDHE SHAIP HIDHE ma mire sot se KURRE.
    HAJDENI—– ME SHOTE GALICEN—– NE PARLAMENTIN E SERBIS.
    ju thrrasin z.JUNUZ MUSLIU — L P D– dhe z.SHAIP KAMBERI –PVD- (mos ngurroni — BDL–dhe UDSH– koha nuk pret, neser behet vone . Por mos e harroni kurre fjalen e Terrnocalive, ata keshtu thonin: ate cka po e planifikonim diten e diele ,asesi nuk po na del ne diten e hane. .
    Edhe planet e kobinimit te mish mashit tuaj ne diten e diele me 6 maj nuk do te ju dalin ashtu sic ju e deshironit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch