Home » Lajme » NË ÇFAR MËNYRE BASHKPUNON KREU I KOMUNËS SË BUJANOCIT ME ATË TË STACIONIT POLICOR TË BUJANOCIT ???

NË ÇFAR MËNYRE BASHKPUNON KREU I KOMUNËS SË BUJANOCIT ME ATË TË STACIONIT POLICOR TË BUJANOCIT ???

Që nga sot dhe ditët në vijim, ekipet e RTV-Spektrit do të zhvillojnë një fushat intensive në arritjen e disa informacioneve se si funksionon bashkëpunini në mes krerëve të Komunës tonë dhe atyre të Stacionit Policor në Bujanoc, informata këto të cilat gjithësesi do ti publikojm sepse shikuesit tanë edhe i kërkojnë.

Në opinion flitet se kryetari i Komunës Bujanocit Shaip Kamberi dhe Kryeshefi i stacionit policor Dragan Velickovic funksionojnë shumë
mirë dhe korrekt, por jo në mënyrë transparente dhe publike. Mediumi ynë gjerë më tani nuk disponon me këso informacione, por gazetarët tanë ditët në vijim do zhvillojnë një fushatë rrethë kësaj cështjeje.

Njëashtu do të mundohemi të marrim përgjigje edhe në disa cështje tjera kur kemi të bëjmë me bashkëpunimin në mes kreut të Komunës dhe atij të S.Policor të Bujanocit, p.sh: Si është e mundur që në tri vitet e fundit mos të jetë i pranuar asnjë shqiptar polic i ri kurse mbi 25 janë suspenduar nga puna, si është e mundur që këshillin për siguri në komunën tonë e udhëheq kryetari i Kuvendit Jonuz Musliu e kjo cështje asnjëher të mos jetë shtjelluar më seriozisht, si mundet që komunën tonë 60 % e përbëjnë shqiptarët kurse as 5 %
nuk janë të përfshirë në strukturat udhëheqse të S.Policor, pse manipulohet në opinion me termin “Policia multietnike” kur në praktik nuk ekziston fare kjo njësi si e ndarë apo organizim të vecant, pse athua nuk ngritet zëri i faktoritshqiptar në komunë për këto cështje, a është e vërtetë që stacionin policor të Bujanocit e udhëheq personi kundra të cilit udhëhiqet procedur diciplinore me pretekst të veprës penale, si është e mundur që ky shërbim policor angazhimin dhe gëzimin më të madhë e përjeton kur zbulon disa hekrishta armë të mbetuara nga luftërat e kaluara të ndryshkura që mezi i pranojnë edhe punktet për grumbullimin e hekurit mbeturin, kurse për veprat e dëmshme të përditshme për shoqërin tonë mbeten të pazbuluara siç janë narkomadia, vjedhjet, kriminaliteti i organizuar, keqpërdorimet e ndryshme të parave dhe mjeteve buxhetore, etj, etj.

A ka persona të mbrojtur nga organet e rendit dhe hetuesis në komunën e Bujanocit, si është e mundur që djali i një zyrtari të lartë të komunës tonë të zihet në kontrabandim mallrash në kufi me Kosovën dhe kjo cështje të heshtet. Këto tema që i përmendëm tani për tani janë vetëm në nivelin e spekulimeve.

Ekipet e RTV-Spektrit ditët në vijim do të mundohen të marrin informacione më të sakta për t’i ofruar dhe publikuar opinionit.

RTV – SPEKTRI

B U J A N O C

 

The bottom line when we talk about spying, we’re talking about looking through the details of our teen’s lives http://www.spying.ninja and finding out what they have done something bad

2 Responses

  1. baci thotë:

    Edhe ju te spektrit skeni mbet per tjera pune vec mi kshyr punet e tjereve kinse se na po bejme dicka,juve ska shqiptare nga Lugina qe ju done,njerez me te ndyt se ju nuk ka,pse po lyp buxhet nga komuna mori i gjore,pse nuk rrini me i kshyr punet e juaja por merreni me te tjeret,prit se edhe asaj punes i vjen fundi dal nga dal,do te punesohen edhe shqiptare ne polici,mos keni dert,durim duhet,ju kte e dini,por ama e keni vetem se kunder kryetarit,populli eshte mesu me pallavrat e juaja.

  2. Abdylazizi thotë:

    Pse simbas teje o bac cka po dushka televizioni me bo, a me prashit a, a me mjedh duhon, a cka, bile kta te spektrit jon te lisht se duhet edhe ma shum me bo, a pe shef Jeta Zhara cka po bon ne RTK, a pe shef fiks faren ne Shqipri cka po bon, a pe shef B-92 ne Serbi cka po bon, a pe shef A1 ne Maqedoni, hajde se nuk po duroni mo me kto komente tu kshyr mi hy ne hater politikanve rrenca, e spektri tash ju paska faj a, mani pra kta kryetar e net juv perzojn krejtve nga Lugina.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch