Home » Lajme » Ne Dobrosin, na u shpernda lajmi, komandant Shefket Hasani serbit ja krisi pushken i pari !

Ne Dobrosin, na u shpernda lajmi, komandant Shefket Hasani serbit ja krisi pushken i pari !

KOMANDANT “POETI” ALIAS SHEFKET HASANI SHPJEGON PER AGJENCINE “PRESHEVA JONE” SE  SI  ERDHI PUNA PER T’IA NGREHUR KEMBEN E PUSHKES KUNDER SERBISE SOT E 12 VJET ME PARE
* Ketyre diteve po mbushen plot  dymbedhjete  vjet nga kacafytjet e para mes  ushtrise serbe dhe ushtrise se shqipgtareve etnik nga Presheva, Bujanoci dhe Medevgja me emrin – UCPMB. Ajo  pushkë  që ka krisur në Dobrosin, ishte pushkë jo për karrike në   pushtet, por  për çlirim të këtyre trojeve të Peonis Dardane, që ishte  nën regjimin e kryekasapit të Europës Juglindore.” ka deklaruar per Agjecine Kombetare “Presheva Jone” themeluesi dhe njeri nga ish-komandantet e  parë te  UCPMB-së  z.Shefket Hasani.
Presheve,17 maj/ AIK-Presheva Jone
Ketytre diteve mbushen plot 12 vjet nga kacafytjet e para mes  ushtrise serbe  dhe ushtrise se shqipgtarve etnik ne Presheve, Bujanoc  dhe Medevgje me  emrin UCPMB. Në  përfundim të luftës në Kosovë, dy pikat më të nxehta që shqetësojnë  NATO-s atë botë ishin dhe  jnaë Mitrovica dhe Presheva. Në rajonin  e Preshevës ish-luftëtarë të  UÇK-së po bashkohen me Ushtrinë  Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe  Medvegjes të krijuar rishtazi,  të njohur me shkurtimin e saj si UÇPMB.  Drejtuesi i saj është Shefket  Hasani, një poet i cili nga mërgimi, pas  kontributit të tij në Kosovë,  papritmas gjendet në Dobrosin, në fshtin e  lindjes, ku ishin  përqëndruar forca të mëdha policore serbe, të debuara  nga Kosova, ka  njoftuar agjencitë botërore dhe  IWPR në muajin mars të  vitit 2000. Në  ketë periudhë gjitha mediat botërore (TV, gazetat dhe  egjencitë) duke u thirrur në një intervistë të Shefket Hasanit dhënë mediave shqiptare,  kisjhin njoftuar se “komandanti i UCPMB-së  Shefket Hasani në në një  intervsitë dhënë nje gazete shqiptare është shprehur qartë, se kur  dialogu nuk funksionon, vetëm pushka mund  t’i zgjidh problemet.” (“le  8 avril 2000, le commandant Shefket Hasani,  le chef de l’UCPMB a déclaré «When  dialogue doesn’t work only arms can resolve the problems.”). Pas  krisjes së pushkës së parë në Kosovën Lindore nga Shefket Hasani, me   daljen në sipërfaqe, pas vrasje së vëllezërve Saqipi, në janr të vitit   2000 dolën publiksiht forcat e UCPMB-së të prira nga komandant Shefket   Jonuzi i cli bashkë me patriotin Ridvan Qazimin alias komandant   “LLeshin”, i vrarë në rrethana ende të panjohura,  avancuan lirinë dhe   proceset demokratike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Se si e sheh  perspektivene Preshves, Bujanocit dhe Medevgjes  pas  dymbedhjete   vitesh se lenies se armeve dhe sa janë  plotësuar të  drejtat e  qytetarëve  të Kosovës Lindore pas përfundimi të luftës, sa  është i  bashkuar faktori politik në këto tre  komuna dhe për shumë gjëra  tjera  na njofton njëri ndër nismëtarët e parë të luftës në Preshevë,  Bujanoc  dhe Medvegjë, Shefqet Hasani, i cili ka kohë që  iu ka ikur  mediave,  për Agjencine Informative Kombetar “Presheva Jone”  është  shprehur se  “edhe  pse periudhë  e gjatë dhe me këtë kohë ka pasur edhe lëvizje të   ndryshm pozitive,  por edhe negative. Them negative spese keto vitet e   fundit kemi rpitur  nje op]ermisim te situates, por jemki deshnmitare se shqiptaret po  perjetojne ditet me teveshtira, sikur t eishte edne regjimi dikatrroial i  Milloshevqit, sespe ne trojet tona etnike edne  ndicet poltika  diskriminuese ajo e varsjeve, represioni i vazhdueshem,  provkimet,  bastrisjet, burgosjet dhe ndjkja  ete rinje me pretkes te  luftes kunde  rkimit te oraganzuar apo te ‘krimeve te luftes” cka edhe  te rinje tashme  po ndiqen apo po burgosen me motive poltike dhe ndja  tytre po zhvillohen  procese te monutuara politike me denime arbitare  vetem e vetem per te  povokuar alrgimie tyre nga vendlidja  ku te rinjte tane po detyrohen te  iken ne Zvicer, Gjermani, apo vendet tjera  perendimore. ..”
Ish-Komandanti i  UCPMB-se: Serbia para dhjete vitesh deshti lufte – ju pergjigjem me  lufte, sot ne duam dialog, ajo duhet te na pergjigjet me dialog !”
Të flas për atë kohë, na duhet shumë gjëra për të thënë,  por  ajo pushkë  që ka krisur në Dobrosin, ishte pushkë jo për karrike në   pushtet, por  për çlirim të këtyre trojeve të Peonis Dardane, që ishte  nën  regjimin e kryekasapit të Europës Juglindore. Kisha dashur dhe isha  lutur  nga të gjithë ata që kanë zë momentalisht, që të mos luhet me  gjakun e   dëshmorëve dhe të mos përfitohet në emër të tyre, si dhe të  mos shkoj  huq gjaku i  njomë i të rinjëve tanë që luftuan ballë për ballë me një  ushtri e   paramilitarë. Të respektohen çlirimtarët deri në pikën e  fundit..” thote ish-komandsnt Hasani.  Se si ju  kundërvy forcave serbe  në Dobrsoin, ish-komandi i UCPMB-së Shefket  Hasani shpejgon se “para 12 vitesh ne fshati im u  rrethua nga paramilitarë e  çetnikë serbë. Diku  ka ora 13.15 minuta te 15 nentorit,  ushtonte  fshati nga artileria e   tyre e rëndë dhe disa fëmijë të fshatit më lajmëruan  se po vijnë   ushtria me na vra.Në atë kohë shumë burra kishin shkuar në  Pazar, kurse  kishin mbetur shumë pleq e fëmijë. Unë me dy shokët e mi të  nderuar   Feratin dhe Vehbiun përcollëm këtë situatë. Vendosa të krisi pushkën  se  nuk e donë më kështu. Me të krisur pushka ime, iu bashkuan menjëherë   edhe shumë pushkë tjera nga  Kosova, luftëtar trima të trevave të  ndryshme, që  ishin të gatshëm edhe ata edhe më herët, por kishin pritur kush do ja nisin luftën  i  pari.” Pas pushkës së parë më 15 nëntor të  vitit 1999 se e kan  ndryshuar  për  të mirë të drejta kombëtare të  shiptarëve në Preshevë,  Bujanoc dhe Medvegjë që aktulaisht gjenden nën  administrtimin e  Beogradit, ish-komandanti i UCPMB-së z.Shefket Hasani  në vazhdim  përgjigjet se “jo, jo asesi, në asnjë mënyrë. Fatkeqësisht  po e them se  të paktën gjysmë kërkesa nuk janë realizuar nga  marrëveshjet qofshin mes  faktorit shqiptarë me Beogradin apo ato me  ndërkombëatrët. Ne luftuam  për të realizuar vullnetin e  rreth 200.000  banorëve të Preshevës,  Bujanocit dhe Medvegjës për të jetual në liri me të drejtë të bashkohen  me Kosovën. Fundja, kjo pjesë e Kosovës, e ka  dëshmuar vullnetin e vetë  edhe gjatë referendumit të 1, 2 marsit të  vitit 1992 që jemi pjesë e   pandarë e Kosovës, kjo nuk është një gjë e  re,  meqë është i njoihur jo vetëm Beogrdai, por edhe mbarë faktori   ndërkombëtar.” Z.Hasani duke pritur me mjaft rezerve bisedime te  fuilluara mes Kosoves deh serbise ne Brukselle ai pohon se cdo  marrvesdhje pas mosperfhsirjene shqiptareve te lugines se preshves, jane ilegale. “Përkundër faktit se këto bisedime tashmë veq kanë filluar,  nuk  don të thotë se me kaq ka përfunduar zjgidhja e krizës në   ballkan. Prandaj, nuk duhet të harrohet trevat tona. Vërtetë Kosova   Lindore do të jetë një çelës i së mirës për  të gjitha trojet etnike,   kujto pozitën gjeografike të saj, dhe do të jetë  një nerv i ndieshëm i  gjithë Europës Juglindore. Natyrisht me një Kosovë të pavarur edhe ne  do  frymojnë lirshëm. Por, gjithsesi edhe kërkesat e Preshevës,  Bujanocit  dhe Medvegjës, duhet ti ketë  parasysh faktori politik  shqiptar i  Kosovës dhe ai ndërkombëtar, për t’mos u bërë nesër vonë.”  thotë  ish-komandanti i UCPMB-së z.Shefket Hasani.

Share the videos with students and their parents before they break for the where can i do my essays summer, and/or save a few to incorporate into next years curriculum

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch