Home » Lajme, Vendore » Në Dobrosin rreth orës 03:00 sulmues të panjohur kanë gjuajtur me pushkë automatike objektin e policisë

Në Dobrosin rreth orës 03:00 sulmues të panjohur kanë gjuajtur me pushkë automatike objektin e policisë

Siç njoftojnë sot mediat serbe, herët në mëngjes, rreth orës 03:00 sulmues të panjohur kanë gjuajtur me pushkë automatike objektin e policisë. “Sulmi në policinë, gjegjësisht në pikën policore, në ora tre të natës, është një akt terrorist” ka thënë zëdhënësi i stacionit policor në Vranjë Dragan Stamenkoviq për media. Stamenkoviq ka thënë se në këtë moment nuk mund të japë të dhëna tjera për sulmin. Fshati Dobrosin gjendet rreth 16 kilometra në jugperëndim të qytetit të Bujanocit. Pas sulmit në punktin policor sot në mëngjes në fshati Dobrosin, komuna e Bujanocit, është deklaruar edhe ministri i punëve të brendshme Ivica Daciq. Ai ka thënë se “nuk do ti shikojmë të qetë si i sulmon dikush policët”, duke pohuar se mbrëmë disa persona shqiptar nga pjesa e Kosovës kanë kryer sulm ndaj repartit të policisë në Dobrosin. Daciq ka thënë se në sulmin që ka ndodhë mbrëmë rreth orës 2, në largësi vetëm 100 deri 150 metra nga kufiri administrativ, në pjesën e fshatit Stubëll, komuna e Gjilanit, gjegjësisht përskaj vendit ku ndodhet edhe njësiti i policisë, askush nuk është lënduar. “Kanë gjuajtur disa herë me intensitet të shkurtë. Në patrullim kanë qenë katër polic në stacion dhe për fat të mirë dëme nuk ka” ka thënë Daciq duke shtuar se sulmi është përsëritur dhe se policët kanë reaguar me 10 deri 15 plumba, me të cilën ka përfunduar edhe tërë aksioni. Kjo, konsideron Daciq është një tregues se sa “janë tregime të zbrazëta” për ruajtjen e paqes në këtë pjesë të territorit. “Ky është një shembull drastik i thyerjes së marrëveshjes me bashkësinë ndërkombëtare dhe një dëshmi se sa është rrezikuar paqja dhe siguria. Nuk do të rrimë të qetë kur dikush sulmon policët në Serbi përtej linjës administrative. Ne po bëjmë punën tonë ashtu siç e kemi bërë deri tani. Presim reagime të zyrtarëve ndërkombëtarë në lidhje me këtë incident” ka thënë Daciq

—————————-

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se nuk posedon informacione, që flasin për të shtëna në Gjilan. Zyrtarë të Serbisë kanë thënë se “grupe të armatosura shqiptare” kanë sulmuar nga kjo hapësirë stacionin e policisë në Dobrosin të Bujanocit. Kelani ka thënë se Policia e Kosovës nuk komenton deklaratat e politikanëve serbë
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch