Home » Intervistë, Lajme » Në fokus të ngjarjeve tragjike në Kumanovë: LAGJA E TRIMAVE NË MES ZYMTËSISË, APO KTHIMIT TË SHPRESËS DHE KRENARISË

Në fokus të ngjarjeve tragjike në Kumanovë: LAGJA E TRIMAVE NË MES ZYMTËSISË, APO KTHIMIT TË SHPRESËS DHE KRENARISË

Lagja trimave fotoKjo është Lagja e Trimave(Divnasela) e fotografuar gjatë ditës së vizitës sonë më 5 qershor 2015. Kanalizimi i saporregulluar nga strukturat komunale, por me një infrastrukturë mjaft të dëmtuar.

Lagja trimave-1Lagja trimave-2Lagja trimave-3Lagja trimave-4

 

 

Lagja trimave-0Lagja e Trimave, të përkujton skemat e qytetit të Vukovarit në Kroaci nga bombardimet serbe. Mbi 66 shtëpi të shkatërruara nga pushteti kriminal i Nikola Grueskit. Shumica e banorëve jetojnë te të afërmit e tyre, apo në ndonjë banesë me qira. Pasuri e ndërtuar me djersë shumë vjeçare, por e shkatërruar brenda 48 orëve nga pushteti sllavo-maqedonas. Këto pamje trishtuese tregojnë më së miri fytyrën e vërtet të një pushteti shkatërrues të pronës së qytetarëve të vet. Nga kjo fatkeqësi ishte nxjerrë edhe një mësim mjaftë i madh ndër etnik. Popullata sllave e këtij qyteti kishte arrit të tejkalojë politikën ditore të pushtetit të Grueskit dhe në masë të duhur ky konflikt nuk kishte marrë karakter ndëretnik, por ndërshtetëror. Reagimet e tyre ishin të matura dhe në masë të duhur kishin kuptuar qëllimin e pushteti aktual në Maqedoni.  

 

***

Se pushteti kriminal dhe fashist i Qeverisë sllavo-maqedonase të Nikola Grueskit gjatë aksionit policor më 9 dhe 10 maj 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë kishte zgjedhë cakun (prenë), më së miri tregon edhe rasti i dy vëllezërve Qemajl dhe Qamil Azemi, të cilët edhe pse invalid dhe të verbër, ky pushtet nuk i kishte kursyer nga shkatërrimi i shtëpisë së tyre, të cilën me aq mund të madh e kishin ndërtuar. Ditën kritike të gjithë familja ishin në gjumë të sabahut. Për një moment kishin filluar të dëgjohen krismat e armëve. Në një dhomë ishin tubuar mbi 12 anëtarë të familjes që sadokudo të strehoheshin nga plumbat të cilët vinin nga drejtime të panjohura. Qemajli tregon se këtë tmerr të përjetuar për disa orë me gjithë anëtarët e familjes nuk kam mund ta paramendojë ndonjëherë, edhe pse kishin kaluar kohë më të keqe, sidomos periudhën e luftës së vitit 2001. Ai më tej, tha se nuk ka shumë fjalë për ta përshkruar këtë gjendje shpirtërore të tij dhe familjes deri sa kishin arritur të largohen nga aty. Atyre, për veç kësaj dhe dëmit material (djegies së shtëpisë), pushteti aktual u kishte shkaktuar edhe një dëm tjetër të pariparueshëm, tronditjen shpirtërore duke i mbajtur mbi 24 orë në Stacionin policor Autokomanda të Shkupit. Ata nga inspektorë të policisë ishin marrë në pyetje gjatë kohë dhe i kishin i maltretuar në forma të ndryshme psikike. Në këto orë kritike për banorët e kësaj Lagje, ky pushtet i kishte tejkaluar të gjitha normat morale, njerëzore dhe humane të sjelljes së një shteti të ashtuquajtur demokratik ndaj  qytetarëve të vet dhe veprimi i tij ishte në kundërshtim të plotë me këto norma demokratike.

Këta janë vëllezërit Azemit

Këta janë vëllezërit Azemi, të verbër dhe invalid, të cilëve iu shkatërrua shtëpia e ndërtuar me mund të madh. Ata nuk u kursyen edh pse një shtet sado i keq që është nuk do të ndërmerrte sulme dhe shkatërrime ndaj personave të tillë. Ata nuk kishin asnjë faj dhe nuk kishin ndonjë lajm se në këtë Lagje ka njerëz të armatosur dhe do të duhet të likuidoheshin me çdo çmim. Një shtet që shkatërron pronat e qytetarëve të vet dhe vret njerëz të vet nuk ka ardhmëri të sigurt. Kjo tashmë është një histori e njohur. Kështu e kishte filluar ish-Jugosllavia, përkatësisht serbo-sllavia duke shkatërruar prona dhe shtëpi në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, ndërsa fundi ishte vetëshkatërrimi i saj. Kështu mund t’i ndodhë edhe kësaj krijese të quajtur Maqedoni, nëse nuk ndryshon kursin e saj politik ndaj shqiptarëve.    

 

 

***

Jo vetëm kaq, ky pushtet kriminal, represiv sllavo-maqedonas, jo rastësisht kishte djegur shtëpi dhe prona të shqiptarëve të kësaj Lagje. Ata gjatë këtij aksioni kishin shfrytëzuar rastin që në shënjestër të sulmit të mbanin edhe familjet, të cilat njiheshin si familje me veprimtari kombëtare. Rasti i familjes së Limon Jasharit, një ish- të burgosuri politik dhe aktivist i vjetër i çështjes kombëtare, tashmë i ndjerë, këto forca policore sllavo-maqedonase kishin arritur të shkatërronin shtëpitë e kushërinjve të tij, të cilët këtu jetojnë një kohë të gjatë. Familjarit të Bacit Liman, gjegjësisht kushëriri i tij Sylejman Jasharit, të cilit vetëm fati i kishte prirë dhe kishte shpëtuar familjen nga masakra eventuale. Baca Sylejman së bashku me dhjetëra anëtarë të familjes kishte përjetuar katrahurën e kësaj tragjedie, por për fat të mirë kishte arritur të shpëtojë familjen pa ndonjë bilanc tragjik. Ai tregon se edhe pse ishte keq me shëndet për shkak diabetit dhe sëmundjeve konorare ishte marrë peng nga forcat speciale sllavo-maqedonase dhe për shumë orë i mbajtur në policinë e Shkupit duke u intervistuar dhe maltretuar nga këto forca. Kjo familje, tashmë kishte një përvojë të hidhur me pushtetet, si në ish-Jugosllavi, por edhe në këtë shtet të vogël dhe të brishtë. Atyre problemet nuk po ju ndalen. Vlen të përmendet se nga kjo familje në protestat e 29 gushtit 1998 në Kumanovë kundër diskriminimit të arsimit shqip nga kjo familje ishin arrestuar dhe dënuar 6 anëtarë të saj. Liman Jashari ishte organizatori kryesor i këtyre protestave dhe për këtë pushteti jugosllavë dhe sllavo-maqedonas e kishte dënuar me 11 vjet burg së bashku me 12 pjesëmarrës të tjerë.  Për veç këtij në këtë grup u dënuan edhe: Nexhmedin Jashari me 8 vjet, Ridvan Jashari, 8 vjet, Saqip Jashari, 8 vjet, Xhevat Jashari, 6 vjet, Nuredin Xhemaili, 5 vjet, Metush Osmani, 5 vjet, Skender Aliu, 5 vjet, Fadil Limani, 5 vjet, Xhafer Sahiti, 4 vjet, Xhemile Sopi, 5 vjet dhe Rexhie Avdiu me 5 vjet. Duhet theksuar se kjo familje ka origjinë nga Malësia e Luginës së Preshevës, sikurse familja Azemi, Seferi dhe shumë familje të kësaj Lagje, të cilat ishin në target të sulmit të forcave speciale sllavo-maqedonase.

Gjatë vizitës sonë në Lagjen e Trimave-3

Gjatë vizitës sonë në Lagjen e Trimave-2

Sylejman Jashari pranë shtëpisë së tij të djegur në Lagjen e Trimave. Për kundër shkatërrimeve të pronës së tyre kishte arrit të shpëtonte familjen e tij nga ndonjë fatkeqësi e madhe. Ai ishte marrë nga forcat speciale sllavo-maqedonase dhe ishte mbajt rreth 24 orë në Polici duke u maltretuar në formë psikike. Edhe pse kishte një shëndet jo të mirë kishte arritur t’i përballonte këtij presioni të forcave sllavo-maqedonase. 

 

***

Padyshim se rasti i Kumanovës edhe përkundër luftës së vitit 2001 dhe Marrëveshjes së Ohrit, Maqedonia shumë pak ka ndryshuar në kursin e saj politik ndaj shqiptarëve. Riciklimi rasteve të ndryshme të montuara politike dhe ekspeditat ndëshkuese ndaj tyre, këtij shteti nuk e bëjnë nderë dhe nuk do të gëzojë një të ardhme të sigurt. Jo vetëm kjo, por nëpër gjithë periudhat e mëhershme, kur shqiptarët kalonin nëpër sfidat të ndryshme këto familje ishin në fokus të sulmit të pushtetit, si të atëhershëm komunist, por dhe të tanishëm kriminal dhe jo demokratik. Edhe rasti tjetër i familjes së Arif Seferit, një veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare, të cilin shteti sllavo-maqedonas e kishte mbytur në burgun e Idrizovës, edhe ndaj familjes së tij u shtrua presion i madh duke arrestuar nipin e tij Arifin dhe duke e mbajtur në arrest për disa ditë pa ndonjë shkak të njohur. Në këtë sulm edhe prona e kësaj familje ishte dëmtuar, por fal zotit kishin arritur të shpëtonin anëtarët e saj.

 

***

Mllefi i pushteti sllavo-maqedonas i shprehur ndaj banorëve të Lagjes së Trimave, përkatësisht ndaj shqiptarëve të kësaj Lagjeje edhe njëherë dëshmon se pushtetet sllave kur janë në pyetje shqiptarët ata nuk po zgjedhin mjetet dhe metodat për t’u vërsulur ndaj tyre. Ata, tashmë kanë zhytur duart thellë në krime ndaj shqiptarëve duke vrarë edhe pas shpine. Vrasja e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt, edhe pse ishin dorëzuar dhe nuk paraqitnin rrezik është shumë trishtuese dhe jo njerëzore. Ky pushtet jo që nuk meriton të ekzistojë, por duhet të gjykohet dhe të jap llogari për këto krime. Arsyetimi policorë se në “target” kishin vetëm persona të grupit të armatosur nuk qëndron, sepse në botën demokratike të futësh në cak individë, apo grupe në mesin e një lagjeje të banuar dendur me popullatë civile nuk kishte guxuar të ndodhë. Kjo ka ndodhë në Lagjen e Trimave, sepse pushteti krimogen sllavo-maqedonas nuk kishte mëshirë ndaj banorëve, sepse ata i përkisnin një etnie tjetër, pra ishin shqiptarë. Për fat të keq, në këtë tragjedi jo vetëm politika sllavo-maqedonase është fajtore. Në këtë krim kanë gisht edhe disa matrapazë dhe poltronë politik shqiptarë dhe janë bashkëhisetar të kësaj tragjedie. Me këtë rast, ata jo që nuk kishin reaguar, por nuk bënë asgjë në parandalimin e saj. Ata do të mbajnë përgjegjësinë për tragjedinë e Lagjes së Trimave dhe së bashku me pushtetin e inkriminuar të Nikola Grueskit, një ditë sigurisht se do të japin llogari para drejtësisë.

Një pushtet që veten e mat me veprime të dhunshme ndaj popullatës së vet, por të përkatësisë tjetër etnike nuk ka të ardhme politike, andaj sa më shpejt që ky pushtet largohet nga skena politike e këtij shteti dhe shqiptarët do të trajtoheshin si qytetarë të barabartë do të ishte më mirë për të ardhmen e tij. Por, tragjedia e Kumanovës, edhe njëherë po tregon se politika e këtij shteti në brendinë e tij shumë pak ka ndryshuar dhe ky shtet nuk do ta ketë lehtë gjatë rrugëtimit të tij në të ardhmen.

Gjatë vizitës sonë në Lagjen e Trimave-1

Gjatë vizitës sonë në Lagjen e Trimave me Nuredin Xhemailin dhe Fazli Xhemailin-Cimën dy veprimtarë të çështjes kombëtare. Nuredin Xhemaili ish-i burgosur politik dhe organizator i demonstratave të vitit 1988 kundër politikës diskriminuese sllavo-maqedonase ndaj arsimit shqip. Nuredini si nxënës i Shkollës së Mesme “Alaudin” në Prishtinë nga pushteti i atëhershëm komunist ishte cilësuar si organizator kryesor i këtyre demonstratave së bashku me Liman Jasharin dhe 12 shqiptarë të tjerë. Për këtë veprimtari ishte dënuar me 5 vjet burg të rëndë, edhe pse i kishte vetëm 18 vjet. Nuredini më vonë është kyç në luftën e UÇK-së gjatë vitit 2001 dhe tani është imam në xhaminë e fshatit Çerkez. Nuredini i pari është që më kishte lajmëruar për fillimin e sulmit në Lagjen e Trimave në ora 5.05 minuta të mëngjesit të 9 majit 2015, pasi kishte kryer ritualin e faljes së namazit të sabahut. Ai gjatë kësaj kohe kishte shpëtuar shumë njerëz nga kjo Lagje duke i nxjerrë nga sulmet e policisë. Në këtë Lagje ishte mysafiri më i dashuri dhe më i dëshiruari se të tjerët. Ndërsa, Fazli Xhemaili, një bashkëfamiljarë dhe veprimtarë, i cili këto ditë kishte ardhur nga Gjeneva e Zvicër dhe vizitonte të afërmit dhe bashkëvendësit e tyre duke ndjerë dhimbjen për tragjedinë e shkaktuar. Ai është veprimtarë i vjetër i kauzës shqiptare dhe në mërgim kishte vepruar një kohë të gjatë për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare.

***

Faktori politik shqiptarë në Maqedoni duhet të ndryshojë rrënjësisht politikën ndaj këtij shteti, ose të pranohen shqiptarët si të barabartë me Kushtetutë, ose të zgjedhin rrugën e tyre të mëvetësisë. Tragjedia e Kumanovës nga politikanët shqiptarë të këtij vendi, por dhe të tjerët duhet të nxjerrin mësimin e fundit dhe nuk guxojnë ngjarje të tilla të përsëriten. Këto raste nuk guxojnë të tolerohen në të ardhmen, sepse bota demokratike është e zhvilluar kaq shumë dhe të ndodhin këto skena makabre në Ballkanin Perëndimor, m’u në zemër të Evropës nuk ka kuptim.

Bota demokratike e zhvilluar nuk do të lejojë rikthim të skemave të vjetra shoviniste sllave dhe pa asnjë dyshim banorëve të Lagjes së Trimave do t’u kthehen jo vetëm pronat dhe shtëpitë e shkatërruara, por edhe shpresën dhe krenarinë e thyer gjatë këtyre ditëve. Ata nuk do të mposhten kurrë nga asnjë tirani, sepse kanë kaluar Tiran dhe tirani edhe më të fuqishme dhe nuk janë rrëzuar. Ata do të ndërtojnë shtëpi edhe më të mira, do të kenë trajtim të barabartë në këtë krijesë dhe do të kenë të ardhme të sigurt. Por, kjo e ardhme e tyre ka vetëm një kusht, kursin perëndimor të demokracisë dhe integrimin e tyre Euro-atlantik. Sot, shqiptarët e rajonit janë faktorë i rëndësishëm në rajon dhe më gjerë dhe nuk do të lejojnë kurrë më që të anashkalohen problemet e tyre. Ata do të kenë sfida gjatë kësaj rruge, por problemet e tyre do të zgjidhen në dobi të popullit të tyre dhe jo të dobi të Tiranëve dhe tiranive si shembulli i Qeverisë së Grueskit. Padyshim, se kjo Qeveri do të shkojë në histori, por kjo duhet t’i shërbejë të gjithë tiranëve të më vonshëm që të kenë kujdes me popullin dhe shtetin e tyre, sepse e kaluara na mëson për një përfundim të keq të tyre. Kjo do të jetë koha e fundit që këto politika dhe këta tiranë të vegjël sllavo-maqedonas të përfundojnë njëherë e përgjithmonë në këto hapësira dhe rajoni të ketë një trajtim tjetër dhe perspektivë më të ndritur.

Femijt e lagjes se trimave1

Këta janë fëmijët e Lagjes së Trimave në Kumanovë që kishin përjetuar tmerrin e 9 dhe 10 majit 2015 nga forcat sllavo-maqedonase. Ata, sërish këtu po lozin, këtu do të rriten, këtu do të shkojnë në shkollë, këtu do të mësojnë gjuhën e tyre, këtu do të punojnë. Ata këtu do të krijojnë familje, këtu do të shtohen, këtu do të ndërtojnë ardhmërinë e tyre, sepse ardhmëria i përket vetëm tyre dhe jo stuhive të tiranive të cilat padyshim se do të rrëzohen si lisi i vjetër nga ndonjë stuhi e papritshme.  

Shkruan Fehmi Ramadani

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress