Home » Lajme, Ndërkombëtare » NË FÖRSLÖV TË SUEDISË – EDHE FESTË EDHE KONTRIBUT

NË FÖRSLÖV TË SUEDISË – EDHE FESTË EDHE KONTRIBUT

Mbrëmë më 16 shkurt 2018 (e premte) në Förslöv të Suedisë në një atmosferë festive nën përkujdesjen e Shoqatës Kulturore Shqiptare ”NënaTerezë” në  Ängelholm tëSuedisë, u organizua manifestim kulturor me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kolorit të shkëlqyer i dhanë rinia me veshë kombëtare të prirë nga Ahmet Ahmeti (koreograf), me këngët dhe vallët e tyre. Kurse nga Kosova kishte ardhur këngëtari z. Ylli Demaj si dhe këngëtari në Suedi z. Gazmend Kelmendi dhe Robert Hoti (të gjithëpa pagës).

Për këtë ngjarje historike, mbajtën fjalë Rrahman Rrahmani kryetar i ShoqatësKulturoreShqiptare ”NënaTerezë” në Ängelholm dhe Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Këshilli organizativ i udhëqur me shumë sukses nga kryetari z. Robert Hoti, i cili gjatë fjalës së tij ngriti atmosferë të jashtëzakonshme, para bashkatdhetarëve kur tha: ”Të gjitha shpenzimet e këtij koncerti të cilat janë grumbulluar deri në këto momente e që pritet që aksioni të vazhdoj edhe më tutje, do të dedikohen për ndërtimin e shtëpisë së z. Qaush Musajnga Peja, ish ushtar i Ushtrisë Çlrimitare të Kosovës, i cili ka luftuar për pavarësinë e Republikës së Kosovës”.

Shuma deri në këto momente është grumbulluar 69.636 korona suedeze (në vlerë prej rreth 7.000€) dhe 100 € (mjete këto nga Kosova). Aksioni mbetet i hapur edhe më tutje deri në arritjen e grumbullimit të shumës së nevojshme për ndërtimin e shtëpisë në fjalë.

Mesazh kryesor nga ky tubim doli:

”Ta duam kombin Shqiptarduke i kontribuar në të gjitha sferat e jetës, kudo që jemi dhe kudo që ndodhemi”.

Për kontribuesit si: YlliDemaj, GazmendKelmendi, Viola SylajRexhaj, Gazmend Shabani, SylejmanDushicadheHaradinOsmanaj u ndanë ”MIRËNJOHJE”, nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, Shoqatës Kulturore Shqiptare ”NënaTerezë” në Ängelholm dhe Këshilli Organizativ.

Manifestimi zgjati deri në orët e vona pas mesnate.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch