Home » Lajme » Ne fshatin Rahovicë, është asfaltuar sot, edhe pjesa tjetër e rrugës që është në të njejtin projektë me rrugën që dërgon tek panda e Rahovicës

Ne fshatin Rahovicë, është asfaltuar sot, edhe pjesa tjetër e rrugës që është në të njejtin projektë me rrugën që dërgon tek panda e Rahovicës

I gjithë asfaltimi nga ky projektë kap gjatësinë e rrethë 1000 metra. Ky projekt nuk ka qenë i paraparë në planin investiv për vitin 2011, ndërsa do të investohet nga mjetet e buxhetit komunal. Pas dy projekteve që janë bërë pa planin investiv të paraparë për vitin 2011, ky është projekti i tretë, që ka filluar nga pushteti lokal i Preshevës. Ndërsa, kryetari i BL të Rahovicës, falenderoi këshillin komunal të Preshevës dhe kryetarin e Komunës, për ndihmën e dhënë në realizimin e këtij projekti, mjaftë të rëndësishëm për banorët e kësaj lagje në fshatin Rahovicë. Ndërsa në fund kryetari i komunës, uroi gjithë qytetarët e kësaj lagje dhje ata të Rahovicë për asfaltimin e rrugës. Në shenjë falenderimi ndaj pushtetit lokal të Preshevës, për punën që janë duke e bërë dhe për asfaltimin e kësaj rruge, banorët e kësaj lagje kishin i pregaditur edhe një koktej.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch