Home » Lajme, Vendore » Në fund të vitit pushteti lokal ka përfunduar edhe një projekt në BL Çukarkë është asfaltuar fusha sportive.

Në fund të vitit pushteti lokal ka përfunduar edhe një projekt në BL Çukarkë është asfaltuar fusha sportive.

Është asfaltuar fusha  sportive në BL Çukarkë, me  sipërfaqe rreth 1000m katror. Buxheti I komunës së Preshevës për këtë projekt I ka ndarë afër 3 milion dinarë.

Sipas kryetarit të kuvendit komunal Ramiz Latifi me këtë projekt BL Çukarkë  do të ketë kushte më të mira  për të realizuar lojëra sportive.Edhe drejtori I shkollës Fillore 9 Maji, për Radio Televizionin  Presheva tha se është bërë një punë e mire  që paralelja e ndarë e kësaj shkolle po pajiset  me një teren sportiv,ku do të shfrytëzohet nga nxënësit dhe rinia e këtij fshati. Banorët e BL Çukarkë  u janë mirënjohës pushtetit lokal për këtë projekt pasi I ka munguar këtij vendi një teren I tillë. Pushteti lokal po realizon një sëre projektesh të parapara me planin investiv për këtë vit kalendarik.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch