Gjatë këtij muaji rruga në drejtim të Shoshajës së Epërme do të asfaltohet , kështu ka thënë kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa , gjatë inspektimit të punimeve. Kjo rrugë ka një gjatësi prej 3800 metra dhe gjerësi prej 3 metra.
Brenda një kohe shumë të shkurtër, Shoshaja e Epërme do të bëhet me rrugë të asfaltuar.
Këtë e ka konfirmuar sot kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa gjatë vizitës me delegacionin pushtetit lokal. Sipas kryetarit Mustafa kjo rrugë ka një gjatësi prej 3800 metra , por pozita gjeografike ka ndikuar në ngadalësimin punimeve. Ndërkaq sipas përfaqësuesit të BL. Nexhat Agushi kjo rrugë është jetike për banorët e kësaj pjese , pasi do të shtojë motivin për një jetë më të mirë.Edhe kryetari Mustafa ka konsideruar se më asfaltimin e kësaj rruge do të krijohen kushte shumë më të mira për banorët e Shoshajës , por edhe vendbanimeve të tjera.
Rtv Presheva