Home » Lajme » NË GJURMËT E JETËS SË NJË VETERANI TË PËRKUSHTUAR…

NË GJURMËT E JETËS SË NJË VETERANI TË PËRKUSHTUAR…

(Nderim për Ukë Arif Hajdarmataj)

Nga: Zeqir Hasanpapaj

sekretar i Komitetit të  Veteranëve të rrethit-Tropojë                                                             

Ukë A.HajdarmatajUkë A.Hajdarmataj

Ukë Arif Hajdarmataj, nga fshati Zogaj i Malësisë së Gjakovës (Tropojë), u nda nga jeta më 19 qershor 2015, si shkak i një sëmundjeje të rëndë dhe të pashërueshme. Ai la në pikëllim pjesëtarët e familjes, miq e të njohur të shumtë dhe bashkëluftëtarët për liri, drejtësi e demokraci.

Lindi në fshatin Zogaj më 1 tetor 1920. Rridhte nga nje familje me tradita të larta atdhetare. Babi i tij, Arif Ahmet Hajdarmataj ka qenë shok lufte me “Heroin e Popullit”  Bajram Curri. Prandaj regjimi i asaj kohe e dënoi  me 101 vite burgim. Por, më vonë, arriti që ta thyjë burgun e Prishitinës, ku e kishin ngujuar dhe ku ishte me disa shqiptarë tjerë. Kështu mundi që të kthehej në vendlindje. Për merita të shquara atedhetare, Arifi është dekoruar nga Presidenti i  Republikës së Shqipërisë me disa urdhëra e medalje.

Vetë Ukë Hajdarmataj ka qenë partizan i Brigadës 25-të Sulmuese, ku ishte e rreshtuar edhe bashkeshortja e  tij, Xhemile Ahmet Hajdarmataj. Pjesëtarët e kësaj Brigade zhvilluan luftime në Shqipërinë e Veriut dhe në Kosovë.

Gjatë jetës së tij, Uka ka punuar kryesisht në postelegrafë. Ndërsa ka qenë i zgjedhur vazhdimisht këshilltar i pushtetit, si në fshat dhe në rreth. Prandaj, për merita në luftë dhe në punë, ishte  dekoruar nga Presidenti i Republikës me disa urdhëra e medalje, si të Trimërisë e Punes.

Vdekja  e papritur e veteranit e atdhetarit të palodhur, Ukë Arif Hajdarmataj, pikëlloi jo vetëm familjen, por edhe farefisin e tij, shokët e bashkëfshatarët, të cilët e deshen aq fort. Sepse ishte fjalëmbël e dashamirë me të gjithë. Ai la tri vajza: Sanijen, Fatimen e Gjylen, të martuara dhe me fëmijë. Ndërsa la vetëm një djalë, arsimtarin e publicistin  Ibrahim Hajdarmataj, i martuar dhe me fëmijë.

Ukë A. Hajdarmataj është shpallur  “Anëtar Nderi” i Organizatës së Veteranëve  dhe ka qenë veprimtar i dalluar për besnikëri ndaj idealeve të LANÇ.

Me rastin e dhënies së lamtumirës së fundit, dy muaj më parë, pjesmarrësve u prini miku i shtëpisë, Mehmet Karakushi.

Kryetari i Organizatës së  Veteranëve të rrethit Tropojë, Rexhep Shpati, si dhe kryetari i Shoqatës së Dëshmorëve të këtij rrethi, Isa Breçani, i sollën ngushëllime familjes, në emër të veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve.

Koloneli në lirim, Ali Demushi, i ardhur nga Shkodra dhe veprimtarët e pajtimit të gjaqeve në Malsinë e Gjakovës, Avdi Rexha e Zenun Aliaj, bënë ngushëllimet e rastit.

Ngushëllime i sollen familjes edhe pjesëmarrësit e organizatave të veteranëve të Prizerenit, Deçanit, Prishtinës dhe Shkodrës e Tiranës.

Ukë Arif Hajdarmataj u nda përgjithnjë nga ne, në moshen 96-vjeçare; pra jetoi, punoi e luftoi me nder, afër një shekull. Veprat dhe kujtimi i tij do të mbeten të paharruara, me vlera të çmuara për pasardhësit dhe brezin e ri në krahinë e më gjerë.

Gusht, 2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress