Home » Lajme, Vendore » Në këtë legjislatur të hapet zyrja ndërlidhëse për Medvegjë,Bujanoc e Preshevë

Në këtë legjislatur të hapet zyrja ndërlidhëse për Medvegjë,Bujanoc e Preshevë

Refik HASANIShkruan  : Refik   HASANI

Hapja e zyrësa ndërlidhëse do të duhej të hapet sivjet më datën një Mars apo datën 23 qershor në këtë legjislaturë të Parlamentit të Kosovës  dhe ne e shohim këtë çështje exluzivisht nga një vendim i përcjellur  nga kjo instanc më e lart  e  Kosovës  .

 

Koordinatori  të zgjedhet me ratacion me nga një mandat të plotë në kuadër të Kryeministrisë dhe ai të jetë i zgjedhur nga të ardhurit e Komunës së Medvegjës  për shkakë të shumë specifikave që bartin qytetarët që vijn nga Komuna e Medvegjës . Kurse zyrja ndërlidhëse në Prishtinë dhe Gjilani të udhëhiqen nga Koordinatori dhe do  të ken edhe nga së paku tre punëtorë   .

Të gjithë ne të ardhurit që jemi vendosur në Kosovë  nga ajo Krahinë ,  presim që Koordinatori të jetë njëri i dëshmuar, kredibil dhe profesional që në radhë të parë është i pranuar nga këto tri komuna që i përfaqëson dinjitetshëm dhe në harmoni dhe bashkëpunim të ngusht duke koordinuar punët  edhe me Tiranën , Prishtinën, Shkupin dhe instanca e mekanizma Europian dhe ndërkombëtarë . Ne ,  të  dëbuarit që jemi  në Kosovë  presim që të evidentohemi  në mënyrë institucionale , ku duhet të grumbullohet materiali dhe të dorëzohet si dosje për delegacionin e Kosovës në bisedimet në Bruksel që është duke u bërë nën patronatin e faktorit politik të Europës  në kuadër të bisedimeve teknike në mesë të Prishtinës dhe Beogradit . Koordinatori  do udhëheqë me zyrën në Prishtinë dhe Gjilanit  me një mandat të caktuar , kurse këtu përveqë stafit të personave që  e njohin punën dhe problematikën.

Hapja e stërvanuar e ksaj zyre do të ndihmonte dhe sensibilizonte Opinionin  dhe të gjitha  instancat relevante lidhur me diskriminimin e këtyrë tri Komuna në të gjitha segmentet dhe poret e jetës në kuptimin e plotë të fjalës  . Jo vetëm ne si propozues që në kohën gjeri sa zhvilloheshin luftimet në mesë forcave të ushtrisë vrastare Serbe dhe forcave çlirimtare të UÇPMB-së  dhe gjatë pregaditjes së marrëvshjes së Konçulit  , por edhe tri Komunat presin me të drejtë që kjo çështje mos të  vazhdoj të zhagitet, shtyhet, neglizhohet pa asnjë arsye  .

Zyrja ndërlidhëse nuk do të duhej të hapet si që thotë populli i ynë  ,, Sa për sy e faqe ‘’ , sa për të thën e për të mbledhur dikush poena politik ,por hapja e saj është si domosdoshmëri e kohës .

Përkundrazi , dikush duhet të jap llogari pse kjo zyrë ndërlidhëse nuk po hapet dhe po shtyhet për  më shumë se një dekadë  .

 Refik Hasani foto lugina

 

 

 

 

 

 

 

Skema ndërlidhëse për Medvegjë,Bujanoc e Preshevë

 

20 Shkurt   2014

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch