Home » Kulturë » NË KODRËN E KUQE (Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazlisë)

NË KODRËN E KUQE (Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazlisë)

Në Kodrën e Kuqe në kodrën e Madhe

Vijnë autoblinda me policë dhe tanke.

Shtrëngohet rrethimi – trimat po qëndrojnë,

Thirrjen për dorëzim ilegalët se pranojnë.

 

Kosovë, moj trime Prishtina jonë krenare.

Hapi sot portat Kosova jonë hallemadhe!

Janë bijtë e tu Kosovë moj martire,

Hasmi, barbar t’i ka marrë në nishan

Të lutem Kosova Nënë

çarën djemve ua bënë.

 

Në Kodrën e Kuqe në Kodrën e Madhe

Breshëri plumbash nga policia serbomadhe

Por edhe nga automatiku ilegal rafale !

 

Ilegalët, nuk ipen deri në fund qëndrojnë

Hallin e popullit të robëruar ata e kuptojnë!

Nata po afron, trimat po qëndrojnë

Fishekët i kanë nga fundi-ata prapë luftojnë!

 

Ju rriti Nëna o trima, Rinia jonë Kosovare

Me qumështin e saj e kishit pirë edhe hallin.

                                      e robërisë shqiptare!

 

E honxho lonxhot, e tradhtisë së atëhershme

                                                          Kombëtare

Janë të njëjtit edhe sot disa nëpër

                             partitë kosovare!

 

Luajtën ata, me dekada të tëra

                   olo morto kombëtare.

          Bërtisnin, atë mbrëmje se ua prishnin

          Bashkëjetesën dhe rahatinë vëllazërore

          Fisheku mbarohej s’kishin me ç’ka të

                                                          qëndrojnë!

          Trimat plandosen – idealin në rini edhe më

                                                             tepër e shtojnë

          Në terrin e Kosovës rini moj krenare

                                                U ngritën dy

          Yje, dy pishtarë në rrugën tuaj drejt lirisë.

 

                                                         

                                                         

P.S

Me Afrimin u njohëm në burgun Zabella të Pozharevcit dhe atë në pavijonin nr. 7. Ku ishim duke e vuajtur dënimin një numër i konsiderueshëm i të burgosurve politik shqiptarë. Afrimi dhe Fadil Vata ishin më të rij, në mesin e grupit të të burgosurve polik, siç thotë një fjalë popullore nuk i kishin ra akoma  brisk fytyrës.

Afrimi dhe Fadili lexon shumë, deri sa Afrimi e kishte marr si iniciativë ta mësonte gjuhën frënge, kurse Fadil Vata shumë larg kishte përparuar me gjuhën gjermane.

Afrimi dhe Fadili ishin shumë stoik, gjithmonë qëndronin të papërkulur  ndaj sfidave të kohë pas kohe që na dilnin në rrugën ton revolucionare.

Dytë, këta militantët të lëvizjes sonë kombëtare i bënte të paluhatshëm besimi te fitorja të cilën e shinim dhe e ndjenim në çdo pore të jetës sonë prej të burgosurve liridashës.               

 

 

Reshat Avdiu

 

                                                          Preshevë-Bushtran 1990

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch