Home » Lajme, Vendore » Në komunën e Bujanocit zgjatet orari i punës deri në ora 23:30 për kafiteritë dhe restorantet gjatë muajit të Ramazanit

Në komunën e Bujanocit zgjatet orari i punës deri në ora 23:30 për kafiteritë dhe restorantet gjatë muajit të Ramazanit

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë ditës së djeshme iu ka drejtuar me një kërkesë Shtabit Republikan të Krizave dhe Ministrisë së Vetqeverisjes Lokale dhe Administratë Publike për zgjatjen e orarit të punës për objektet e gastronomisë deri në ora 23:30 gjatë muajit të Ramazanit. Përshkak se gjatë muajit të Ramazanit, kafiteritë dhe restorantet (verandat) kryesisht nuk punojnë gjatë kohës së agjërimit, zgjatja e orarit të punës deri në orën 23:30 ka qenë nevojë e domosdoshme edhe e pronarëve të gastronomisë, por edhe e qytetarëve. Ndërsa, sot na u është kthyer përgjigja pozitive, kështu që objektet e gastronomisë në teritorin e komunës së Bujanocit do të mund të punojnë deri në ora 23:30 vetëm gjatë muajit të Ramazanit, derisa masat tjera mbeten të njejta.Kësaj kërkese i ka paraprirë kërkesa e pronarëve të gastronomisë drejtuar kryetarit të komunës së Bujanocit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch