Home » Lajme, Opinione » Në Kosovë jetojnë 3000 qytetarë pa identitet, askujt nuk i pengon ky fakt

Në Kosovë jetojnë 3000 qytetarë pa identitet, askujt nuk i pengon ky fakt

U dëbuam dhunshëm gjatë konfliktit të armatosur më 23 Qershor 1999-të, mbi 11.000 kryefamiljarë nga fshatërat e malësisë së Bujanocit. Nuk u mirëpritëm nga qeveria e përkohshme as me një kilogram miell si refugjat që ishim. Qeveria e Kosovës i kishte problemet e sapodalura nga lufta.

Sërbia na e mohoi shtetësinë, naj pasivizoi dokumentet e identifikimit, edhe sot ndodh një gjë e tillë. Mirëpo në Kosovë, tasht e 18 vite nuk na jipet madje as lejeqëndrim. Dhe jo pse ne nuk duam apo nuk i plotësojnë kushtet, por ne si qytetarë nga qeveria e Kosovës jemi lënë popull apatrid, pa identitet. Ishin vetëm palestinezët sikur ne, por edhe atyre ju bëri zgjidhje UEN-i.

Arsya e vetme është se nga 10 kriteret që kërkohen për tu pajisur në Kosovë me shtetësi,
9 prej tyre i plotësojmë e vetëm një nuk mundemi, e ajo është ‘’pasaporta legale’’ nga Sërbia. Sërbia nuk na e jep këtë, madje kemi fakte-vërtetime nga gjykata e policia sërbisë, me të cilat dëshmojmë se shteti Sërb, nuk na jep dokumente dhe nuk kemi letërnjoftim ose pasaportë. Nuk ua jep shtetësinë  refugjatëve të dëbuar, e as atyre që sot nuk jetojnë në sërbi.

 

Se çka vepron Sërbia nuk është për qudi. Madje nuk habitemi aspak me këtë, jemi mësuar me diktaturën politike të saj. Mirëpo, të trajtohemi njejtë si në Sërbi ashtu edhe në Kosovë, kjo nuk na duket normale.Jo pse ligjin nuk mund ta rregullojnë në Kosovë, ngase për interesa shumë të ulta po e ndryshojn kur po donë, por na vie keq se ky vend është mosmirënjohës ndaj nesh dhe na trajton njejtë si shteti Sërb.

Serbët në Kosovë kanë më shumë të drejta se sa në Sërbi. Ne nuk kemi të drejta as në Kosovë e as në Sërbi. Kinezët dhe Afrikanët kanë të drejta më shumë se ne. Atyre brenda një viti ju sigurohen krejt dokumentet pasaporta dhe letërnjoftimi, ne kemi qindëra dëshmi për ekzistimin tone 18 vjeçarë këtu, e shteti nuk na jep asnjë dokument. Në Gjermani e Sh.B.A. fitoht shtetësia më leht se në Kosovë.
Ne si Luginas, kemi mbetur të huaj në Kosovë e të huaj në Sërbi.
Deri kur kështu?! Nuk jemi duke kërkuar investim ekonomik e jetë më të mirë. Jemi duke kërkuar tasht e 18 vite vetëm; IDENTITET!
Policia kur na ndalon në rrugë, nuk kemi me çka ta dëshmojmë identitetin tonë, askund nuk ekziston informatë për ne. Dikush nga ne edhe nëse kryen krim nuk mund të zbulohet se kush është. Ne kemi investuar në këtë vend qe 18 vite. Shteti na rrjep pare për taksa e tatime por, ne nuk mund të shkollohemi, mjekohemi, e të zhvillohemi pa një letërnjoftim ose pasaportë. Prindërit tanë kanë punuar 20-30 vite dhe sot nuk mund të marrin pension. Shumë veteran të UÇK-së nuk kanë mundur të regjistrohen pa letërnjoftim, atyre ju kërkohet nga ‘’zyra për të huajt’’ dëshmi se nuk janë të përndjekur në Sërbi, imagjino?! Njerëzit vdesin e ne nuk mund ti varrosim pa dëshmuar së paku 2 persona për identitetin e tij. Nuk kemi si të regjistrohemi në entin për punësim. Studentët nuk mund të diplomojnë. Ata që martohen nuk mund të lidhin kurorë. Gjyshërit e gjyshet tona nuk mund të marrin pension.  Nuk mund ta bëjmë një jetë normale si çdo qytetarë tjetër në Kosovë.

Krejt kjo si rezultat i politikës refuzuese që e bënë qeveria aktuale dhe qeveritë e më hershme në këtë vend. Duke premtuar gjatë fushatave elektorale e asnjëherë duke mos e zgjidhur këtë problem. Nuk mund të presim më, qytetarët tanë çdo ditë janë duke shprehur pakënaqësinë dhe gatishmërinë për protestë, por jo çfarëdo proteste, protestë që nuk do të ndalet me 1 orë, javë apo muaj. Nëse shteti nuk reagon ta zgjidhë njëherë e mirë këtë problem, do të bëhet pengesë për liberalizimin e vizave dhe integrimin në Europë.

Ne kemi kontribuar si në kohë lufte, ashtu edhe sot për lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e këtij vendi, nuk jemi të huaj dhe nuk meritojmë të trajtohemi si të tillë.

Zëdhënës: Fikri Mehmeti

Gjilan, 22.04.2017

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch