Home » Opinione » Në Kosovë zgjedhjet serbe – në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë ato të Kosovës

Në Kosovë zgjedhjet serbe – në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë ato të Kosovës

Shkruan  :  Refik  HASANI

z.Ivica Daqiç  , zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të mbrendshme i Republikës së Serbisë  njëherit   lider i PS-së së Serbisë, deklaroi dje  , se  citojm : Vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar që Serbia të mos e shpallë mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, po për të, siç ka thënë se ky opsion ishte i papranueshëm ’’  .Si duket Beogradi do të vazhdoj edhe me avazin e vjetër dhe  do ti organizoj dhe nuk do ti  ndëgjoj rekomandimet e Bashkësisë Ndërkombëtare ..   .

 

***

Nuk do të ishte mirë të mbahen këto zgjedhje serbe as ato lokale e as tjera . Si ka të drejtë Beogradi të organizoj zgjedhje në Kosovë kur jo më shumë se një muaj Ministrin e diasporës të Republikës së Kosovës  z.Ibrahim Makolli u kthye pra në vendkalimin në Konçul . Kjo ishte një vizit pasi ne intelektualët që jemi nga Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës në Kosovë  kërkuam publikisht pse Presidenti i serbisë z. Boris Tadiq vjen e shkon në kisha e festa kur të don , kurse :

–  Kryeministri  i Republikës së Shqipërisë  z.Sali Berisha dhe Presidenti  z.Bamir Topi ,

– Kryeministri Republikës së Kosovë  z.Hashim Thaqi dhe Presidentja e znj.Atifete Jahjaga .

Të vijn në  këtë krahinë shqiptare të mbetur padrejtësiht nën administrimin e Serbisë . Po ashtu edhe Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit të Kosovë  z.Agim Shahini u kthye në vendakalimin në Muqibabë , por pasi u intervenue në Bruksel u lejua të marrë pjesë në një promovim të produkteve Kombëtare në Preshevë   .

***

Prandaj edhe sivjet më 6 maj nëse Beorgradi mbanë në Kosovë zgjedhje  pse kemi pengesa që  kur të mbahen zgjedhjet në Kosovë si ato Presidenciale , parlamentare dhe lokale të shtrihen edhe në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë .Serbia nuk mundë të kërkon për serbët lokal të Kosovë që me dy këmbët na mohon neve shqiptarëve të tri Komunave .

***

Beogradi punon me shumë standarde kurse në njërën anë i motivon , i përkrah financiarisht dhe institucionalisht serbët lokal të Kosovës kurse shqiptarët  nga Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës jo që vetëm na  mohon të gjitha drejtat individuale dhe kolektive por në vazhdimësi na mba nën ankth  nënë një psikoz të frikës dhe pasigurisë  dhe kështu  ku në heshtje po zbrazet ky Rajon nga shqiptarët .Nëpër kisha dhe manastire serbe të Kosovës vijnë rregullisht njërëz dhe prijës të kishës Ortodokse nga Beogradi , zyrtarë të lartë të gjitha partive politike dhe të institucioneve të Serbisë Kryenegociatori i bisedimeve me Kosovë z. Borisav Stefanoviq dhe poet e akademikë të Beogradit . Kurse në anë tjetër në tri komunat nuk lejohen të vizitohen nga Kosova kjo duhet të ndryshohet  .

 

Autori është  publicist i pavarur është duke ndjekur studimet post-diplomike –master në drejtimin Ekonomikës të Universitetit  publikë  të  Prishtinës   , E-majl adresa  : refik.hasani@yahoo.com

 

 

 

20.03.2012

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch